Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
‘Skenar filmi’, avokati nga SHBA pagoi dikë për ta vrarë në mënyrë që i biri të përfitonte 10 milion dollar
15 September 2021, 11:24Nga DOSJA
SHBA– Një avokat nga Karolina e Jugut, Alex Murdaugh organizoi që një burrë tjetër ta vriste atë në fillim të këtij muaji në mënyrë që djali i tij të mund të mblidhte një policë sigurimi të jetës prej 10 milion dollarësh, thanë autoritetet të martën.
Sipas Nbc News, Murdaugh, 53 vjeç, i mbijetoi të shtënave të 4 shtatorit, të cilat ndodhën muaj pas vrasjes misterioze të gruas dhe djalit të madh të tij. Policia thotë se Murdaugh i tha 911 se ai u qëllua në kokë ndërsa ndryshonte një gomë të plasur dhe se të shtënat shkaktuan vetëm një plagë “sipërfaqësore”.
Të martën, Curtis Edward Smith, 61 vjeç, u arrestua për ndihmë në vetëvrasje dhe mashtrim në lidhje me incidentin në rrugë, sipas Divizionit të Zbatimit të Ligjit të Shtetit të Karolinës së Jugut (SLED). Dokumentet e publikuara nga agjencia thonë se Murdaugh pranoi se ai i kërkoi Smithit ta vriste atë në mënyrë që djali i tij të mund të merrte të merrte policën e tij të sigurimit të jetës.
Murdaugh, i cili është pjesë e një familjeve të shquar të Karolinës së Jugut, nuk është akuzuar për asnjë krim. Të shtënat në rrugë ndodhën pothuajse tre muaj pasi gruaja dhe djali i rritur i tij u gjetën të vrarë në pronën e gjuetisë së familjes në fshatin Islandton më 7 qershor. Disa ditë pas të shtënave të 4 shtatorit, Murdaugh tha në një deklaratë se ai dha dorëheqjen nga puna e tij në një firmë ligjore për të hyrë në rehabilitim.
Babai i Murdaugh, gjyshi dhe stërgjyshi mbanin pozicionin e prokurorit kryesor në qarkun e 14-të të Karolinës së Jugut, i cili mbulon një rajon bregdetar të shtetit të njohur si Lowcountry, që arrin gjithsej më shumë se 80 vjet.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
MEKSIKË- Një grua në Meksikë ka denoncuar fqinjën e saj në polici për shkak së ajo vari të brendshmet e saj në një tel në kopështin para shtëpisë.The Sun s...
SIRI– Shamima Begum u largua nga Anglia së bashku me dy miq për tu bashkuar me ISIS në vitin 2015 dhe tani po lufton për të marrë sërish shtetësinë britan...
KOREJA E VERIUT- Tensione në gadishullin e Koresë. Të dy shtetet Koreane, ajo e Jugut dhe e Veriut, kanë testuar raketa balistike duke çuar tensionet mes...
KANADA– Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau është përplasur në distancë me një qytetar, i cili nuk i kurseu sulmet verbale ndaj tij. Kryeministri kana...
SHBA– Votuesit në shtetin perëndimor amerikan të Kalifornisë refuzuan një përpjekje për të shkarkuar Guvernatorin demokrat, Gavin Newsom nga detyra.Gati 7...
BRITANI- Me vaksinime përforcuese për rreth 30 milionë njerëz, qeveria britanike dëshiron të vërë nën kontroll situatën e koronas në vend. Të gjithë njerëzit mb...
GJERMANI- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Gjermani ka thënë se ideja e “Open Balkan” është e rrezikshme dhe se e vono...
BOSNJE HERCEGOVINË- Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin konsiderohet si një lloj zëdhënësi me ndikim i presidentit serb, Aleksandër Vuç...
RUSI– Një video e publikuar nga Kisha Ortodokse e Rusisë rreth restaurimit dhe ceremonisë së mbajtur me të ka nxjerrë në pah një detaj që ka tërhequr gazetarët ...