Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Sot ka biznes gurësh të çmuar, Xhentil Kupe u arrestua për vjedhjen e Kishës së Voskopojës në vitin 2010
24 July 2021, 14:30Nga DOSJA
TIRANË– Xhentil Kupe një nga katër e personat e arestuar për mashtrimin katër milionë eurosh rezulton të jetë me precedentë të mëparshëm penalë. Ndërkohë që sot, 54-vjeçari Kupe, banues në Tiranë ka disa biznese në emrin e tij, një prej tyre dhe për blerjen e shitjen e gurëve të çmuar, në vitin 2010 ka qenë i arrestuar dhe i akuzuar për vjedhjen e Kishës së Shën Mërisë në Voskopojë, ku ishin marrë disa mbajtëse llampadarësh dhe një pjesë e ikonostatit.
Sot Kupe bashkë me tre persona të tjerë, Marie Estelle Goufan, Donald Anu dhe Fatbardh Danja është lënë në burg. Të katërt, së bashku me persona të tjerë jashtë territorit të Shqipërisë, akuzohen se kanë kontrolluar komunikimet e postës elektronike midis klientëve dhe bizneseve. Pasi kanë ndërhyrë në sistemin kompjuterik ata kanë qëndruar të “fjetur” derisa kanë parë kërkesa specifike në lidhje me fonde ose pagesa të ndryshme.
Në këtë moment, kanë kontaktuar klientin, duke marrë rolin e pritësve të fondeve, duke i informuar ata se detajet bankare të kompanisë kanë ndryshuar dhe duke kërkuar që ata të transferojnë fondet në llogarinë e re dhe për pasojë u kanë marrë paratë. Në total akuzohen se kanë zhvatur 4 milionë euro.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
LEZHË– Në këto ditë të nxehta korriku, shumë pushues nga vendi dhe Kosova, por jo vetëm, i drejtohen detit të Shëngjinit, duke lënë larg zhurmën e qytetëve...
TIRANË– Xhentil Kupe një nga katër personat e prangosur për mashtrimin 4 mln eurosh rezulton të ketë të regjistruar një biznes gurësh të çmuar, përp...
VLORË– Dy persona janë proceduar penalisht nga Policia e Vlorës pasi akuzohen se kanë prishur qetësinë publike me muzikë të lartë. Sipas njoftimit të...
DURRËS– Dy të rinj kanë përfunduar në pranga nga policia e Durrësit, të cilët akuzohen për përndjekje dhe për dhunë. Policia bën me dije se është arr...