LIVE UPDATES
Aktualitet

Kuvendi i Berishës largon Bashën/ 4934 delegatë votojnë Statutin, 90% pro shkarkimit

11 December 2021, 06:45 Nga DOSJA
Kuvendi i Berishës largon Bashën/ 4934 delegatë votojnë

TIRANË– Shkarkohet kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha! Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha ka vendosur për largimin nga detyra të Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi si edhe të tre nënkryetarëve, Grida Duma; Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj, por edhe vetë Bashës nga postet që mbajnë. Megjithatë vetëm këtë të fundit është votuar me fletë, ku ishin vendosur dy alternativa: Po (dakord me shkarkimin e tij); Jo (kundër shkarkimit). Votimi i sotëm do të ratifikohet me referendum në datën 18 dhjetor. Nga 4491 delegatë të pranishëm, por vetëm 4934 prej tyre morën pjesë në procesin e votimit. Nga të gjithë ata që morën pjesë në votim, pro shkarkimit të Bashës kanë votuar 4446 delegatë, kundër kanë votuar 36 delegatë dhe 9 delegatë e kanë nxjerrë fletën të pavlefshme. Gjithashtu, po sot u vendos që Azem Hajdari të ishte “President Nderi i PD”, ashtu siç edhe ishte premtuar nga Berisha gjatë aksionit të “Foltoreve”.

Komisioni i punimeve të Kuvendit, i drejtuar nga deputeti Belind Këlliçi ka vendosur që institucioni i Partisë Demokratike të mblidhet sërish më 22 mars të vitit që vjen për të zgjedhur kryetarin e ri të demokratëve, e po ashtu edhe drejtuesit e funksioneve të tjera. Për këtë arsye është ngritur edhe Komisioni i Themelimit me 29 anëtarë, gati një kryesi e re që do ta marrë në dorë partinë deri më 22 mars 2020 kur do të thirret një Kuvend i ri. Anëtarët e Komisionit janë: Agron Shehaj, Albana Vokshi, Aldo Bumçi, Arben Ristani., Belind Këlliçi, Blendi Himçi, Bujar Nishani, Çlirim Gjata, Edith Harxhi, Edi Paloka, Edmond Spaho, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Evi Kokalari, Flamur Noka, Genc Deromemaj, Genc Pollo, Gent Strazimiri, Rigels Muçollari, Ivi Kaso, Keltis Kruja, Klevis Balliu, Ledina Mandija, Luan Baçi, Lorenc Luka, Mimoza Hajdarmataj, Oerd Bylykbashi, Sali Berisha dhe Tritan Shehu.

Po ashtu në Kuvendin e sotëm janë miratuar edhe ndryshimet në Statut, ku janë shtuar edhe primaret. Sot u miratua edhe i ashtuquajturi neni ‘Basha’ që përcakton se kryetari shkarkohet automatikisht nëse humb zgjedhjet e përgjithshme ose kalon në votëbesim nëse humbet ato lokale. Të gjitha propozimet janë votuar me duar nga thuajse 5 mijë delegatët e mbledhur në stadiumin “Air Albania”, të gjithë nën moton: Për një Parti Demokratike, më të hapur, më të fortë dhe më të bashkuar! 

Por punimet e Kuvendit nuk mbarojnë sot! Nesër pritet që nëse ka kuorum, të votohet një mocion mosbesimi për Bashën, pra për ta shkarkuar atë nga pozita e drejtuesit, e derisa PD të ketë një kryetar të ri, do të ngrihet një Komision që do të marrë drejtimin e Partisë. Por paralelisht me Kuvendin, kreu aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një festë brenda selisë blu, e gjitha me rastin e 31-vjetorit të themelimit të partisë. Pikërisht në oborrin e PD-së ka vendosur një memorial, ku janë gdhendur firmat e të gjithë themeluesëve të PD-së, mes tyre dhe Berisha. Ndërsa Basha mbajti edhe një fjalim të shkurtër, duke sulmuar ashpër liderin historik Sali Berisha, të cilin e krahasoi me diktatorin Enver Hoxha, duke kërkuar nga demokratët që të mos mbështesin kultin e individit. Megjithatë nuk është ndalur këtu! Numri një i opozitës ka thirrur edhe mbledhjen e Kryesisë së PD, por nuk dihet se çfarë vendimi do të merret. 

Por ç’ka ndodhur brenda Partisë Demokratike? Pse jemi në këtë pikë?

Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Deri në 10 nëntor pretendonin se kishin mbledhur 4200 firma delegatësh për të mbledhur Kuvendin e jashtëzakoshëm kundër Bashës në 11 dhjetor. Kryetari i PD iu përgjigj me një datë tjetër për mbledhjen e Kuvendit në 18 tetor.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

‘PD e rrethuar me blinda e banda’/ Berisha qesh me Bashën: Rezistencë, ai? Lëre tani

Bashën e shkarkoi! Berisha: Ndeshje e jashtëzakonshme, s’dua të flas për Bashën

Kuvendi/ Përfundon numërimi i votave për shkarkimin e Bashës, pro 4446 delegatë

Kuvendi/ Përfundon numërimi i votave për shkarkimin e Bashës, pro 4446 delegatë

Delegatja ‘shkrin’ stadiumin: Do marr karrigen kryebashkiakut të Gjirokastrës!

S’u lejua të futej në Kuvend? Sqarohet djali i Sokol Olldashit: Kisha makinën keq

FOTOT- Berisha ndërron dhe vulën e PD, thekson ngjyrën blu (SIMBOLI)

Kishte vite që nuk shkelte në stadium, Albert Xhani e bën në Kuvendin e Berishës!

Si rrallë herë, Shkëlzen Berisha me dy gishta lart nga Kuvendi që thirri i ati

Zero polici! Ç’ndodh në zyrën e Bashës paralelisht me Kuvendin e Berishës

‘E doni apo jo?’/ Del FLETA për shkarkimin e Bashës, 2 opsione për demokratët

Berisha e shkarkoi me Kuvend, Basha nuk rri duarkryq! Lëvizja në orën 18:00

VD-VJEN LAJMI! Mbyllet votimi për shkarkimin e Bashës në Kuvendin e Berishës

KUVENDI- Noka me fjalët e Garibaldit: Kudo që jemi ne aty është PD!

Të atin ia shpallën President nderi, Hajdari: PD është thirrja e zemrës së njeriut!

Foltorja nuk ndalet! Zbulohet takimi i parë i Berishës pas “shkarkimit” të Bashës

PAMJET: Furgonat e Policisë mblidhen me urgjencë pranë selisë së Partisë Demokratike

Delegatët e PD tejmbushin ‘Air Albanian’, Berisha puth demokratët nga foltorja

Me dy gishta larta! Berisha voton për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha

Berisha justifikon delegatët: Kishin arsye shëndetësore prandaj nuk erdhën

Shumë shpejt vjen në Tiranë/ Berisha PARALAJMËRON Vuçiç: Sheshet do i kesh plot

Berisha sulmon ambasadoren Yuri Kim,sfidon SHBA: Nxirrni një provë, ndryshe do të…

‘Rama i bllokoi tramvajin’/ Berisha: Basha s’lëvizi t’i vinte kufirin tek thana

Kuvendi/ Berisha i emocionuar: Më lejoni të përulem para studentëve e Azem Hajdarit

Kuvendi rikthen siglën e vulën origjinale të PD, miratohet nen për nen statuti i ri

E shkarkuan Bashën! Kuvendi cakton datën, më 22 mars 2022 zgjidhet kreu i ri i PD

Kuvendi i Berishës! Votohet shkarkimi i Lulzim Bashës si kryetar i PD-së

Këlliçi: Kuvendi vendosi, anulohet mbledhja e 18 dhjetorit

‘Air Albania’ mbushet me demokratë! 15 mijë demokratë në mbështetje të Berishës

VENDIMI! Belind Këlliçi: Azem Hajdari shpallet kryetar nderi i Partisë Demokratike

EPIKE! Jul Deda s’ia shqit sytë Berishës, i lexon të gjitha mesazhet në telefon

‘Humbje katastrofale!’/ Berisha dokumentar për PD-në në Kuvend, i vë “vulën” Bashës

Caktohet Komisioni i Kuvendit të PD! Paloka i prezanton me emër: Kundër nuk ka!

I pari që flet!Paloka:Jemi demokratët e rrebesheve,të tjerët të shkojnë te shampanja

Ngrihet komisioni i rithemelimit, këto janë ndryshimet që kërkohen në statutin e PD

“It’s the final countdown!”/ Berisha zgjedh këngën, për kë e ka mesazhin e koduar?

E ka krah! Berisha në Kuvend merr djalin e ‘mikut të vjetër’, Azem Hajdari s’mungon

 

Bashkë në një CEP! Nishani, Kuliçaj e Këlliçi…’VIP-at’ në Kuvendin e Berishës

PËRFUNDIMTARE! Nis Kuvendi i Berishës, në ‘Air Albania’ ndodhen 4922 delegatë

“It’s the final countdown!”/ Berisha zgjedh këngën, për kë e ka mesazhin e koduar?

Sali Berisha hyn në Kuvend, me 2 gishta lart përshëndet demokratët 

Do shkojë në seli? Berisha niset për Kuvend, i bën bisht pyetjes: Basha është një…

Berisha ende nuk ka shkuar! Mbyllen dyert e stadiumit, ka ende demokratë jashtë…

‘Basha dje ka parë Skënderbeun’/ Lefter Maliqi në Kuvend: Ishalla Berisha 100 vjeç!

Akoma s’ka dalë nga shtëpia! Kush po e pret Berishën poshtë tek kafja për Kuvendin

I paralajmëroi shkarkimin dje? Kreu i PD në Vlorë s’ia kursen Bardhit: Pushka top!

Shifra ndryshon çdo sekondë! Si numërohen delegatët që futen në Kuvendin e Berishës

Delegatët e Fierit të PD-së nisen drejt Tiranës me furgona

Delegatët ‘injorojnë’kushtet atmosferike,ndjekin këshillën e Berishës, vishen trashë

Eskorta te “Rruga e Salës”! ‘Benz’ pret Berishën për Kuvendin në stadium

Kuvendi i Berishës, delegatët e Korçës mbërrijnë privatisht në Tiranë

PAMJET/Gjithçka gati në ‘Air Albania’ për Kuvendin e Berishës, mbizotëron ngjyra blu

Delegatët e Elbasanit drejt Tiranës, Himçi: Besimplotë për drejtimin e ri në PD

Kuvendi i Berishës, nisen drejt Tiranës delegatët e Lezhës: Erdhi ora e ndryshimit

Kuvendi i Berishës/AXHENDA, delegatët flasin në podium, ç’pritet të votohet në fund?

Berisha rikujton demokratët: Sot në orën 10:00 të gjithë anëtarët mund të vijnë

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021 partia demokratike sali berisha kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021 partia demokratike sali berisha

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin