TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga qindra mbështetës ka protestuar kundër ardhjes së Presidentit të Serbisë, Aeksandër Vuçic në Tiranë. Në orën 16:00 siç edhe kishte paralajmëruar, Berisha mbërriti në ambientet e selisë qendrore të Partisë Demokratike aty ku po e prinisin të gjithë mbështetësit e tij. Bashkë m ta, Berisha marshoi drejt Kryeministrisë, përpara të cilës kishte ngritur dhe një podium ku do të mbante fjalën.
Ndërkohë që struktura të Policisë së Shtetit ishte vendosur para Kryeministrisë, Berisha paralajmëroi se protestat nuk do të ndalen këtu, duke i konsideruar uragan. Lideri historik i Partisë Demokratike nuk ka zgjedhur që të prononcohet kur është pyetur nëse do të ketë protesta kundër kryedemokratit Lulzim Basha, të cilin e shkarkoi në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit. Në fjalën e tij për mediat, Berisha u shpreh se mbështetësit e tij kishin shumicën e drejtimit të Partisë Demokratike, duke përjashtuar se shpallja e tij “non grata” kishte lidhje me aksionin e tij politik. Gjithashtu shtoi se historia njihte se raste kur zhvillime të tilla, nxisnin reagime në popull.
Të gjitha shtyllat ishin lyer me graso, por kjo nuk ka penguar që një grup të rinjsh të hipin mbi to e të grisin edjegin flamujt serbë që ishin varur mbi to për ardhjen e Vuçiç në Tiranë. Vetë kryeministri Edi Rama ka porositur me merak që të largohet edhe kërpudha, e cila ishte vendosur në oborrin e godinës. Djegien e flamujve serbë, kreu i qeverisë e krahasoi me zjarrin që iu vu flamujve kuqezi në Beograd. Nismën “Ballkani i Hapur”, Rama e konsideroi në interes të shqiptarëve dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
13 persona janë shoqëruar mbrëmjen e sotme në komisariate të ndryshme policie në Tiranë pas protestës së mbajtur kundër nismës “Open Balkan” gjatë të cilës u dogj dhe flamuri serb. Paraprakisht raportohet se tre prej 13 të shoqëruarve kanë lidhje me djegien e flamurit, ndërsa për të tjetër nuk jepen detaje. Mes të shoqëruarve bëhet me dije se është edhe një 84-vjeçar që ka dhe sëmundje, ndërsa për të tjerët nuk dihen detaje.
TIRANË- Shoqërimet e para mbi protestën që u mbajt ditën e sotme kanë nisur nga policia. Mësohet se fillimisht kanë qenë personat që kanë djegur flamujt se...
TIRANË– Seanca e fundit e Kuvendit të Shqipërisë për vitin 2021 përfundoi pas gati 8 orësh. Parlamenti rrëzoi 4 dekretet e presidentit të vendit Ilir...
LEZHË– Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak minuta më parë në Lezhë. Mësohet se konkretisht të shtënat me armë zjarri janë raportuar në zonën ...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje të tjera në lidhje me shpërthimin e tritolit në Sauk. Mësohet se bëhet fjalë për një kallëp që peshonte rreth 30 ...
TIRANË– Dy makina të parkuara kanë pësuar dëme si dhe u janë thyer xhamat e parmë pasi një sasi lënde plasëse ka shpërthyer pranë tyre. Sipas njoftim...
MALIQ- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytezën e Maliqit. Mësohet se një persona ka humbur kontrollin e motorit dhe ka rënë.Për pasojë ka marrë lënd...