Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Hetimi ka zbuluar dhjetëra raste në të cilat persona me përvojë në institucionet amerikane janë kontaktuar nga kompani konsulence dhe institute kërkimore, të cilat ofronin pagesa për analiza mbi çështje të sigurisë, mbrojtjes dhe politikës së jashtme.
SHBA- Një rrjet kompanish të dyshuara si fasada për operacione të mbledhjes së informacionit në interes të Kinës ka përdorur oferta të rreme pune dhe platformën LinkedIn për t'iu afruar ish-zyrtarëve të Pentagonit, ushtarakëve, gazetarëve dhe ekspertëve amerikanë. Hetimi ka zbuluar dhjetëra raste në të cilat persona me përvojë në institucionet amerikane janë kontaktuar nga kompani konsulence dhe institute kërkimore, të cilat ofronin pagesa për analiza mbi çështje të sigurisë, mbrojtjes dhe politikës së jashtme.
Një prej rasteve është ai i Wes Bryant, një veteran i Forcave Ajrore amerikane, i cili kishte punuar në Pentagon. Në fillim të vitit 2025, ai u kontaktua nga një institut kërkimor me bazë të pretenduar në Malajzi, i njohur si MRDA. Fillimisht, Bryant refuzoi ofertën, por më vonë, pasi kishte lënë punën në Pentagon, pranoi të përgatiste një analizë mbi qëndrimin e administratës Trump ndaj marrëveshjes së mbrojtjes mes SHBA-së, Britanisë dhe Australisë. Për këtë punë u pagua 1,200 dollarë.
Megjithatë, pas dorëzimit të materialit, klienti kërkoi më shumë detaje dhe sugjeroi se analiza mund të përmirësohej duke përfshirë informacione që nuk gjendeshin në raportet publike. Kjo ngriti dyshimet e Bryant, i cili nisi të verifikonte institutin përmes ish-kolegëve të tij. Përgjigjja ishte shqetësuese: institucioni nuk rezultonte të ekzistonte dhe gruaja që e kishte kontaktuar, e prezantuar me emrin Lily, kishte komunikuar edhe me punonjës të tjerë të Pentagonit.
Mbi 100 faqe interneti të dyshimta
Në qershor, FBI sekuestroi 13 faqe interneti që, sipas autoriteteve amerikane, përdoreshin nga kompani fiktive për të mbledhur informacione. Ndërkohë, analistë të sigurisë kanë identifikuar më shumë se 100 faqe të tjera me karakteristika të ngjashme. Disa prej tyre ndanin infrastrukturë teknike dhe elemente të tjera me faqet e sekuestruara nga FBI.
Një prej kompanive të dyshimta, Aspirify Consulting, pretendonte se kishte selinë në Singapor. Faqja e saj e internetit kishte ndarë për më shumë se një vit të njëjtën adresë IP me një faqe që më vonë u sekuestrua nga autoritetet amerikane. Kompania kishte publikuar gjithashtu një ofertë pune për analist të çështjeve ndërkombëtare, ku përvoja në institucionet qeveritare, ushtri apo shërbime inteligjence konsiderohej një avantazh i rëndësishëm.
Ish-punonjësit e Pentagonit, objektiv i rekrutimit
Rasti po merr rëndësi të veçantë për shkak të numrit të madh të punonjësve që janë larguar nga administrata federale amerikane gjatë vitit të parë të rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Mes tyre ka pasur edhe persona që deri vonë kishin akses në informacione të klasifikuara dhe që, pas largimit nga detyra, janë përballur me nevojën për të gjetur një punë të re.
Pikërisht kjo situatë mund të jetë shfrytëzuar nga rrjetet e dyshuara, të cilat ofronin projekte konsulence dhe pagesa për ekspertizën e ish-zyrtarëve. Bryant, i cili kishte shërbyer në Irak dhe Afganistan, kishte punuar në një zyrë të Pentagonit përgjegjëse për reduktimin e viktimave civile gjatë operacioneve ushtarake. Ai deklaroi se u largua nga detyra pasi kishte kritikuar publikisht shkurtimet në shërbimin ku punonte.
Ish-drejtues të kundërzbulimit amerikan kanë paralajmëruar se ish-punonjësit e institucioneve shtetërore mund të bëhen objektiva të lehtë për kompani të tilla, veçanërisht kur nuk kanë mundësi të verifikojnë në mënyrë të pavarur identitetin dhe qëllimet e një punëdhënësi të mundshëm.
Si mund të mblidhen sekretet pa kërkuar drejtpërdrejt dokumente të klasifikuara
Një nga shqetësimet kryesore të hetuesve është se operacionet e tilla nuk kanë nevojë domosdoshmërisht të kërkojnë dokumente sekrete. Një ish-zyrtar mund të paguhet për të shkruar një analizë të zakonshme, duke përdorur vetëm informacione publike.
Por, nëse i njëjti klient angazhon dhjetëra ekspertë që kanë punuar në sektorë të ndryshëm të një programi ushtarak amerikan, informacionet e mbledhura mund të kombinohen për të krijuar një panoramë shumë më të plotë të kapaciteteve dhe strategjive amerikane. Kështu, secili prej ekspertëve mund të mos zbulojë asnjë sekret më vete, por bashkimi i analizave të tyre mund të prodhojë informacione me vlerë të konsiderueshme për një shërbim të huaj inteligjence.
Për momentin, FBI po heton se çfarë informacionesh janë mbledhur përmes këtyre rrjeteve dhe nëse ato kanë shkaktuar dëme për sigurinë kombëtare amerikane. Ndërsa Kina ka hedhur poshtë akuzat e SHBA-së, lidhja përfundimtare mes disa prej kompanive të identifikuara dhe qeverisë kineze mbetet ende e paprovuar./Dosja.al
SHBA- Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Cincinnati të Ohajos, SHBA, ku një djalë në moshën 4-vje&cc...
EUROPË- Pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë po ndihen gjithnjë e më shumë edhe në Gjirin e Finlandës.&...
RUSI- Pas sulmit të forcave ukrainase ndaj dy anijeve ruse në portin e Bengazit në Libi, Rusia ka paralajmëruar Ukrainën për paso...
TANZANI- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë zonën turistike të Nungëi në Zanzibar të Tanzanisë, duke shkaktuar...
GJERMANI- E ardhmja e trupave amerikane në Kosovë mbetet e paqartë, ndërsa Shtetet e Bashkuara po rishikojnë praninë e tyre ...
GJERMANI- Anketa e Institutit për Kërkimin e Tregut të Punës dhe Profesionit (IAB) në Gjermani po zhvillon mundësinë p&...
LIBI- Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan pritet të vizitojë Libinë muajin e ardhshëm, për herë të parë në m&eum...
BRUKSEL- Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor priten të takohen në Bruksel me datë 25 nënt...
GJERMANI- Autoritetet në Danimarkë dhe Gjermani janë alarmuar këtë të hënë pas disa kërcënimeve për...
ANGLI- Pesë nga nëntë ish-kryeministrat e gjallë të Britanisë së Madhe kanë paralajmëruar kryeministrin Andy Burnh...