26 January 2023, 18:26
Nga DOSJA

TIRANE - Partizani harron si fitohet. “Të kuqtë” e drejtuar nga Giovanni Colella nuk marrin tre pikët që prej 21 dhjetorit në derbin ndaj Tiranës, teksa pasditen e sotme janë mposhtur në shtëpi 0-2 nga Teuta.
Në sfidën kur pritej kthesa dhe tentativa për të rimarrë kreun, kryeqytetasit zhgënjyen totalisht përballë një Teute, që nën drejtimin e Edi Martinit ka rilindur dhe jo vetëm i është larguar fundit, por po sheh edhe nga Europa.
Dy gola “ish”-ësh hodhën në tapet Partizanin, teksa në pjesën e parë ishte Albion Marku (40’) që lëshoi një goditje spektakolare me të majtën dhe ndali topin në trekëndëshin e portës së Alban Hoxhës.
Më pas, në të dytin ishte radha e fantazistit Sherif Kallaku (64’), i rikthyer te Teuta vetëm pak ditë më parë, që të shënonte edhe golin e dytë, këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë, me një ekzekutim të saktë.
Me këtë fitore, “Djemtë e Detit” ngjiten në kuotën e 21 pikëve, vetëm 5 më pak se Egnatia e vendit të katërt, teksa vlen të theksohet se nën drejtimin e Edi Martinit, Teuta ka marrë 13 pikë nga 18 pikë të mundshme.
Nga ana tjetër, Partizani vijon të lëshojë terren dhe me një pikë në tri ndeshjet e fundit, jo vetëm që ka lëshuar kreun, por i ka dhënë “asist” Tiranës që të shkëputet edhe më shumë, nëse merr maksimumin ndaj Erzenit mbrëmjen e sotme.

Kukësi arriti një fitore të rëndësishme 1-2 përballë Egnatias në stadiumin “Arena Egnatia”. Ekipi i Rrahman Hallaçit triumfoi me përmbysje dhe përkohësisht i largohet vendit të fundit në renditjen e Superiores.
Skuadra nga Rrogozhina humbi një shans të mirë për t’u ngjitur në vendin e tretë, ndërkohë që regjistroi ndeshjen e tretë pa fitore në fushën e vet.
Egnatia fitoi një penallti në minutën e 35-të, të cilën e ekzekutoi saktë braziliani Fernando. Kukësi reagoi në pjesën e dytë, shënoi dy gola dhe u rikthye në shtëpi me tri pikë të arta.
Barazimi erdhi në minutën e 70-të, moment kur gjuajtja e Edison Ndrecës u devijua në portën e tij nga Renato Malota. Verilindorët morën zemër dhe katër minuta nga fundi gjetën golin e fitores. Boshnjaku Mirza Delimedjac, i cili u fut në fushë në mesin e pjesës së dytë, realizoi një gol të bukur dhe i dhuroi triumfin e shumëpritur skuadrës së tij.
B.T (Dosja.al)
Sport
26 January 2023, 18:03
FRANCE - Dita e sotme ka qenë e pasur me emocione nga ana e PSG-së, pasi ka bërë të mundur që të përshëndetet me ...
Sport
26 January 2023, 17:57
SHBA - Vdekja e parakohshme sigurisht që e zmadhon edhe më shumë imazhin e atyre që tashmë janë legjenda. Siç ësh...
Sport
26 January 2023, 17:43
ANGLI - Emërimi i Arsene Wengerit nga Arsenali si trajner në vitin 1996 e transformoi klubin, pasi ata gëzuan sukses të madh nën tute...
Sport
26 January 2023, 17:43
SPANJE - Në mënyrë famëkeqe, duket se dashurisë së madhe të Dani Alves me Joana Sant po i vjen fundi. Gru...
Sport
26 January 2023, 17:25
AUSTRALI - Spektatorëve u ndalohet përdorimi i flamujve rusë ose bjellorusisë gjatë turneut. Ky ka qenë edhe vend...
Sport
26 January 2023, 16:50
FRANCE - Konflikti mes PSG-së dhe kryebashkiakes së Parisit nuk po ndalet. Këtë të enjte, e ftuar në Télématin,...
Sport
26 January 2023, 16:30
ITALI - Siç raportohet nga ANSA (nëpërmjet MilanLive), njësia speciale e Ministrisë së Financave dhe Guardia di Finanza po b&e...
Sport
26 January 2023, 16:22
TIRANE - Mbrëmja gala e Federatës Shqiptare të Futbollit “Më të mirët 2022” do të jetë momenti kulmor i nj&e...
Sport
26 January 2023, 16:03
AUSTRALI - Në kërkim të dashurisë së përhershme nga publiku, Novak Djokovic është gjithashtu në gjendje të u...
Sport
26 January 2023, 15:25
ARABIA SAUDITE - E ardhmja e Leo Messit nuk është aspak e sigurt. Kontrata me PSG-në skadon në qershor, por ekzi...