22 October 2024, 14:00
Nga DOSJA

TURQI - Fenerbahçe i ofroi José Mourinhos mundësinë për të jetuar në shtëpinë më të mirë në Stamboll, por trajneri nuk pranoi, pasi preferon të jetojë në një hotel.
“Daily Mail” raporton se trajneri portugez jeton në Hotelin Four Seasons, një hotel luksoz me pesë yje, i krijuar nga një rezidencë e shekullit të 19-të në pjesën evropiane të qytetit.
Dhoma më e lirë kushton rreth 1.200 euro për natë, por shpenzimi sigurisht nuk duhet të jetë një dhimbje koke për Mourinhon, i cili fiton 10 milionë euro në sezon te ‘Feneri’.
“Daily Mail” e gjeti trajnerin portugez në hotel, pak ditë pas dasmës së vajzës së tij Matilde, të veshur me tuta Adidas, marka e tij e zgjedhur prej disa dekadash.
Në mëngjes, Mourinho zakonisht noton në një nga pishinat e hotelit, përpara se shoferi ta çojë në qendrën stërvitore të Fenerbahçes.
Ndonjëherë ai del jashtë hotelit dhe ha në një restorant aty pranë, por punonjësit thonë për 'Daily Mail' se tekniku zakonisht ha në hotel dhe se pothuajse çdo natë ai porosit supë pule, një pica margherita, akullore dhe ujë me gaz.
Kjo nuk është hera e parë që Mourinho jeton në një hotel. Kur ai drejtonte Manchester United, trajneri portugez qëndroi në hotelin luksoz The Lowry gjatë 935 ditëve që ishte në Old Trafford.
B.T (Dosja.al)
Sport
22 October 2024, 13:30
SPANJE - Jamal Musiala do të jetë gati të përballet me Barcelonën këtë të mërkurë në&nbs...
Sport
22 October 2024, 13:00
SPANJE - Athletic -Slavia do të jetë një provë lakmusi në San Mamés. Skuadra çeke do të mbështetet n&eum...
Sport
22 October 2024, 12:30
ITALI - Giulia Manfrini, një sërfiste e njohur italiane 36-vjeçare, vdiq nga një sulm peshku me gjilpërë në uj&...
Sport
22 October 2024, 12:00
SPANJE - Në rubrikat e Marcas, këtë të martë, Toni Kroos i rikthehet në detaje vendimit të fortë, të marrë n...
Sport
22 October 2024, 11:30
ANGLI - Manchester United u rikthye në rrugën e duhur këtë fundjavë kundër Brentford (2-1). “Djajtë e Kuq” ishi...
Sport
22 October 2024, 11:00
SPANJE - Mbrëmjen e kësaj të shtune në stadiumin Santiago Bernabeu pritet tronditja e madhe me ‘El Clasicon’ e famshme mes Rea...
Sport
22 October 2024, 10:30
SPANJE - 14 maj 2024. Një datë që mund të jetë e parëndësishme për çdo tifoz futbolli, por jo për ata t&eu...
Sport
22 October 2024, 10:00
GJERMANI - Vitin e kaluar, Bayer Leverkusen nuk humbi asnjë ndeshje të ligës dhe logjikisht fitoi Bundesligën. Sezoni do të ishte per...
Sport
22 October 2024, 09:30
ITALI - Dita e “vlerësimeve”: jo aq për paraqitjen fituese ndaj Romës, kjo është në fakt zakon normal n&eu...
Sport
22 October 2024, 09:00
ANGLI - Mikel Arteta është ende i zemëruar për humbjen e pësuar ndaj Bournemouth në daljen e fundit të Premi...