23 January 2024, 10:00
Nga DOSJA

ARABIA SAUDITE - Karim Benzema, në mes të thashethemeve të shumta për largimin e tij të mundshëm, mbetet 'i dënuar' në Al Ittihad, me ekipin e tij që stërvitet milje larg, teksa skuadra e drejtuar nga Marcelo Gallardo vazhdon në 'ministazhin' e saj në Dubai para rifillimit të sezonit më 7 shkurt (El Ta'ee-Ittihad).
Ndërkohë, Benzema vijon të jetë në Arabinë Saudite, ku mbërriti të enjten e kaluar për t’u stërvitur, për momentin, i vetëm, por gjithmonë i margjinalizuar nga grupi kryesor, i cili siç thamë është në Emiratet Arabe deri në javën e ardhshme.
Kujtojmë që Gallardo vendosi të mos e lejojë lojtarin francez të stërvitej me pjesën më të madhe të grupit në Dubai, si masë disiplinore për shkak se nuk kishte mbërritur në kohë për rigrupimin e ekipit (12 janar) dhe për rrjedhojë, nuk kishte udhëtuar me ekipin në Dubai, ku është ende.
Sulmuesi, i cili është i lidhur me këmbëngulje me klubin francez Lyon, por pa asgjë zyrtare, ka argumentuar se ka mbërritur me vonesë për shkak të një cikloni, që e kapi në Ishujt Mauritius, ku ndodhej me pushime. Ndërkohë në klub argumentojnë se jo vetëm që i ka munguar ato ditë janari, por se ish-lojtari madrilen ka munguar tashmë në tre seanca stërvitore para fundit të vitit, pas disfatës së rëndë ndaj Al Nassr të Cristiano Ronaldos.
Prandaj, Benzema dhe pjesa tjetër e ekipit mbeten të ndarë dhe mbetet për t'u parë se çfarë do të ndodhë javën e ardhshme kur Marcelo Gallardo dhe skuadra të arrijnë në selinë e tyre të zakonshme në Jeddah (Arabia Saudite).
B.T (Dosja.al)
Sport
23 January 2024, 09:00
BREGU I FILDISHTE - I pranishëm në tribuna këtë mbrëmje gjatë takimit midis Kepit të Gjelbërt dhe Egjiptit (2-2), ku m...
Sport
23 January 2024, 08:00
SPANJE - Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, nga skena e "Mundo Deportivo Grand Gala" hyri direkt në polemikat e arbitrazhit të Re...
Sport
23 January 2024, 03:16
Alvaro Morata i dha fitoren Atléticos këtë të hënë
SPANJE - Pas katër humbjeve radhazi jashtë shtëpisë,...
Sport
23 January 2024, 02:29
Pascal Gross në duelin me Max Kilman këtë të hënë
ANGLI - Brighton mund të afrohet më shumë me “Top 5&rd...
Sport
22 January 2024, 23:59
MEKSIKE - Një tjetër episod dhune po trondit Meksikën, pasi në mbyllje të derbit të Santos Laguna me Monterrey-n për kampiona...
Sport
22 January 2024, 23:52
SHBA - Magjistari i futbollit dhe perëndesha e aktrimit. Futbollisti më i mirë në botë Lionel Messi (36) ësht&eu...
Sport
22 January 2024, 23:37
ANGLI - Chelsea po përgatitet për sfidën e kthimit në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës për të përmbysur rez...
Sport
22 January 2024, 23:34
SPANJE - Girona po shkruan historinë në La Liga. Skuadra katalanase nuk është më një surprizë, teksa kryeson kampionatin span...
Sport
22 January 2024, 23:31
ARABI SAUDITE - Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis ka folur pas humbjes 0-1 ndaj Interit në finalen e Superkupës së Italisë.
De Lau...
Sport
22 January 2024, 23:27
ARABI SAUDITE - Interi triumfon 1-0 ndaj Napolit dhe fiton Superkupën e Italisë për herë të tretë radhazi e për herë t&e...