8 May 2024, 11:10
Nga DOSJA
MALAJZI - Ish-ndrkombëtari i Malajzisë, Safiq Rahim, u kërcënua me një çekiç të martën nga dy burra, që i thyen xhamin e pasmë të makinës së tij, sulmi i tretë kundër futbollistëve brenda pak ditësh në këtë vend të Azisë Juglindore.
Policia ende nuk i di arsyet e këtyre sulmeve, njëra prej të cilave i ka shkaktuar djegie të rënda anësorit Faisal Halim, i sulmuar me acid në një qendër tregtare.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Malajzisë, Hamidin Mohamad Amin, u bëri thirrje të martën futbollistëve më të njohur të vendit, që të marrin masa paraprake për të garantuar sigurinë e tyre, duke përfshirë punësimin e truprojave.
Safiq Rahim nuk u lëndua nga incidenti i pasdites të së martës, të cilin ai e postoi në llogarinë e tij në Instagram. Kjo ndodhi pas një seance stërvitore për klubin e tij, Johor Darul Ta'zim, në shtetin Johor (në jug). “Nuk e prisja që të më sulmonin pranë qendrës stërvitore (...), duhet të jemi të vëmendshëm”,- ka komentuar ai.

Sakaq, anësori ndërkombëtar malajzian Faisal Halim, u sulmua me acid fundjavën e kaluar në një qendër tregtare në Petaling Jaya, një lagje në perëndim të kryeqytetit Kuala Lumpur, mbetet nën kujdes intensiv me djegie të shkallës së katërt në qafë, shpatulla dhe duar.
Tre ditë para sulmit, një tjetër lojtar i kombëtares malajziane, Akhyar Rashid, u rrah me një shufër hekuri dhe u sulmua para shtëpisë së tij në shtetin lindor të Terrenganu nga dy persona. Sipas shefit të policisë lokale, i cili sqaroi se ky incident nuk kishte të bënte me sulmin me acid që synonte Faisal Halimin, kriminelët kishin ikur, pasi kishin vjedhur para nga Akhyar Rashid.
B.T (Dosja.al)
Sport
8 May 2024, 10:56
ANGLI - Agjencisë së përfaqësimit të Pep Guardiolës i është dashur t'i përgjigjet thashethemeve t&e...
Sport
8 May 2024, 10:39
SPANJE - Ai nuk e ka ngritur ende trofeun që e akrediton si të tillë (do ta bëjë këtë të dielën në or&eum...
Sport
8 May 2024, 10:25
ANGLI - Figura e trajnerit Erik ten Hag është më e diskutuar se kurrë në ‘Old Trafford’ pas humbjes 4...
Sport
8 May 2024, 10:00
SPANJE - Pas një barazimi madhështor në ndeshjen e parë (2-2), kualifikimi është ende atje mes Real Madridit dhe Bayern Munichut...
Sport
8 May 2024, 09:30
SPANJE - Thomas Tuchel, trajneri i Bayern Munichut, u shpreh i sigurt në prag të sfidës ndaj Real Madridit këtë të mërkur&e...
Sport
8 May 2024, 09:00
FRANCE - Nasser al-Khelaïfi, president i PSG-së, i mundur 0-1 nga Dortmundi dhe i eliminuar në gjysmëfinale të Champions Le...
Sport
8 May 2024, 08:30
FRANCE - Edin Terzic, trajneri i Dortmundit, fituesi 1-0 ndaj PSG-së dhe u kualifikua në finalen e Champions League, pas ndeshjes ësh...
Sport
8 May 2024, 08:00
FRANCE - “Ndjenja është trishtim. Nuk mund të jetë ndryshe. Nuk ishim inferiorë në këto dy ndeshje. Goditëm gjas...
Sport
8 May 2024, 07:30
FRANCE - Paris Saint-Germain u eliminua nga Champions League, ajo ishte shumë e pafat përballë Borussia Dortmundit, duke pasur paras...
Sport
7 May 2024, 22:49
FRANCE - Borussia e Dortmundit është skuadra e pare finalist e Champions League, pasi fitoi edhe ndeshjen e dytë në “Parc de Prince&rd...