17 May 2022, 20:49
Nga DOSJA
Fabrizio Bucci
TIRANË- "Mendoj se është shumë e vështirë, UEFA ka dorëzuar një pjesë të biletave te Roma, një pjesë te Feyenoord dhe pjesa tjetër shitet online me një sistem shumë kompleks. Këtu nuk ka bileta, fatkeqësisht stadiumi është i vogël, mendoj se është pothuajse e pamundur të gjejë këtu".
Kështu deklaroi Fabrizio Bucci, ambasadori italian në Tiranë, i cili foli për Retesport pasdite për të treguar sesi qyteti shqiptar po përgatitet për finalen e Conference League që do të shohë Romën si protagoniste më 25 maj. Për organizimin e finales ai shtoi: "Stadiumi dhe në fakt edhe qyteti janë ndarë në dy zona për të pritur tifozët e Romës në jug, ndërsa në veri tifozët e Feyenoord.
Në jug të stadiumit është një park i bukur publik dhe tifozët e Romës do të mblidhen atje, me një zonë tifozësh dhe ekrane gjigante për të ndjekur ndeshjen, veçanërisht për ata që do të vijnë këtu pa biletë.Tifozët holandezë do të vendosen pranë sheshit kryesor të Tiranës, tifozët do të mbërrijnë në stadium nga dy anët e kundërta të qytetit, me korridore të organizuara dhe të shoqëruara nga policia, për të shmangur kontaktin mes dy tifozëve.
Do të ketë një zonë të tretë në sheshin Skënderbe ku do të shfaqen ekranet e mëdha dhe do të jetë një zonë neutrale. Këshilla që mund t'u jap tifozëve të Romës është të shkojnë në zonën e dedikuar për ngjyrat verdhekuq".
E.Ç (Dosja.al)
980055
Sport
17 May 2022, 20:33
ANGLI- Southampton interesohet për Thomas Strakosha-n. Ky është lajmi që është publikuar nga 'Corriere dello Sport'. Portieri sh...
Sport
17 May 2022, 17:51
FRANCE - Alpine F1 zbuloi në Grand Prix-in e mëparshëm të Miamit, se në Barcelonë do të prezantonte disa risi në ma...
Sport
17 May 2022, 17:03
SHBA - Nëse bëhet fjalë për të fituar para, ka shumë pak si Floyd Mayweather në botë. Dhe jo vetëm f...
Sport
17 May 2022, 17:04
ITALI- Juventus ka mbyllur një cikël dhe po përgatitet të hapë një tjetër. Pas sezonit zhgënjyes që u mbyll me ze...
Sport
17 May 2022, 16:53
ITALI-Pas 8 ditësh, Roma e José Mourinhos do të fluturojë drejt Tiranës për të luajtur finalen e Conference League kund&e...
Sport
17 May 2022, 16:46
Giovanni Carnevali
ITALI-Titulli kampion kalon në stadiumin Mapei: të dielën gjithçka do të vendoset atje, edhe një fitore ...
Sport
17 May 2022, 16:42
GJERMANI - Boksieri gjerman me origjinë turke Musa Yamak, humbi jetën të shtunën e kaluar, pasi u rrëzua në ring ng...
Sport
17 May 2022, 16:20
SPANJE - 150.000 tifozë, 100.000 skocezë dhe 50.000 gjermanë, priten në Seville për finalen e Europa League të mërkur&eu...
Sport
17 May 2022, 15:58
ANGLI - Kjo seancë “teknike” zgjati gjysmë ore dhe u zhvillua mëngjesin e së martës, pa ish-mbrojtësin e Manchester Ci...
Sport
17 May 2022, 15:38
FRANCE - Gjatë ditës erdhi lajmi nga Amerika e Jugut, se Lionel Messi do të bëhet aksioner i Inter Miami, një klub në ML...