29 January 2023, 10:01
Nga DOSJA

TIRANE - Kampionati i 84-t Kombëtar i Abissnet Superiores, me dy ndeshjet e sotme, starton fazën e tretë të tij. Në mesjavë ai mbylli javën e 18-të të tij me Tiranën që u konfirmua me titullin simbolik ‘Kampione e Dimrit’ me 34 pikë të grumbulluara në gjysmë të sezonit. Fitorja 0-2 në transfertë përballë Erzenit konsolidoi pozitat e bardhebluve në krye, të paktën për momentin. Duhet thënë se tani e shohin veten me 4 pikë më shumë se Partizani ndjekës.
Referuar shifrave, në krahasim me sezonin e shkuar, Tirana ka 6 pikë më pak. Në edicionin e fundit bardheblutë ngritën titullin e 26-të në histori dhe gjysmën e pare të kampionatit e mbyllën me 40 pikë. Deri në fund të kampionatit, kjo shifër shkoi në 73 pikë.
Por, cili ka qenë trendi i pikëve të grumbulluara në dy fazat e luajtura deri më tani nga të gjitha skuadrat pjesëmarrëse?

Në fazën e parë, Partizani grumbulloi 19 pikë, duke qenë njëkohësisht edhe skuadra me më shumë pikë të grumbulluara. Ndërsa, Tirana dhe Erzeni me nga 15 pikë, Vllaznia me 14 dhe renditja mbyllet me Teutën që koleksionoi vetëm 7 pikë.
Megjithatë, faza e dytë e Kategorisë Superiore ka prodhuar më shumë ndryshime në tabelë, sidomos mes Tiranës dhe Partizanit. Bardheblutë kanë pasur goxha rritje në javët e fundit dhe me 19 pikë të grumbulluara, janë ata skuadra me më shumë pikë në këtë hark ndeshjesh.
Ndërkohë, Partizani që kryesonte si skuadra më e mirë e fazës së parë, ka pësuar një rënie drastike. Të kuqtë kanë marrë vetëm 11 pikë në fazën e dytë. Ekipi që ndjek Tiranën me më shumë pikë në këtë fazë është Laçi me 15 pikë, të ndihmuar edhe nga ardhja e trajnerit të ri Gentjan Mezani.
Një përmirësim të madh ka bërë edhe Teuta. Nën drejtimin e Edi Martinit, durrsakët kanë grumbulluar plot 14 pikë dhe sot e gjejnë veten jashtë zonës së ftohtë. Problematike është situata për Kukësin. Në këtë fazë të sezonit, verilindorët kanë grumbulluar vetëm 8 pikë dhe ndodhen në vendin e fundit në renditje.
B.T (Dosja.al)
Sport
29 January 2023, 09:35
TIRANE - Kampionati i 84-t të Abissnet Superiore rikthehet sot për të luajtur javën e 19-të të saj, me dy sfida interesante. N&eum...
Sport
29 January 2023, 09:01
HOLANDE - E mahnitshme! AZ Alkmaar dhe Utrecht zhvilluan një ndeshje të çmendur këtë të shtunë, me kthesa dhe në ...
Sport
29 January 2023, 08:32
TIRANE - Myrto Uzuni po zhvillon një kampionat shumë të mirë me Granadën. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, kryeson renditjen e gol...
Sport
29 January 2023, 08:05
ANGLI - Një vend i ftohtë dhe me shi mund të mos jetë aq tërheqës. Por treshja braziliane e Manchester United ndi...
Sport
29 January 2023, 07:42
PORTUGALI - Një nga gjigantët e Portugalisë, Porto fitoi këtë të shtunë trofeun që i mungonte galerisë ...
Sport
29 January 2023, 07:00
BJELLORUSI - Edhe pse vjen nga një vend i “ngrirë” si Bjellorusia, Arina Sabalenka është një vajzë... e ng...
Sport
28 January 2023, 22:54
ITALI - I mundur nga Empoli (0-1) më 23 janar, Interi reagoi këtë të shtunë në terrenin e Cremonese (2-1), falë nj&eum...
Sport
28 January 2023, 22:26
SPANJE - Përgjigjja nuk ka vonuar për futbollistin argjentinas. ‘Spiunimet’ hakmarrëse nuk e justifikuar përdorimin e tyre. Fj...
Sport
28 January 2023, 21:11
Kolo Muani mposht bashkatdhetarin e tij Upamecano para se të barazonte
GJERMANI - Munich Bayern e kishte mundur Eintracht me rezultatin poshtërue...
Sport
28 January 2023, 20:42
XHAMAJKE - Ish-sprinteri xhamajkan Usain Bolt ka dashur të largohet nga thashethemet, se ai mund të kishte probleme financiare, pasi ishte viktim...