30 October 2025, 14:47
Nga DOSJA

SHBA - Ende nën kontratë me Inter Miami, ku ai e zgjati së fundmi deri në vitin 2028, Lionel Messi mund të kishte luajtur për disa muaj në Ligën Profesionale Saudite. Kjo ishte sigurisht dëshira e yllit argjentinas, sipas një drejtuesi saudit.
"Ekipi i Messit më kontaktoi gjatë Kupës së Botës për Klube verën e kaluar. Ai donte të luante në Arabinë Saudite gjatë pauzës katërmujore të ligës amerikane në mënyrë që të përgatitej për Kupën e Botës 2026 ", deklaroi Abdallah Hammad, drejtor i përgjithshëm i Akademisë Mahd për Zhvillimin e Talenteve, në një podcast nga media saudite Thmanya.
“E njëjta gjë ndodhi me (David) Beckham kur ai luante për Los Angeles Galaxy dhe shkoi të luante në Milano”, shtoi ai. Por Arabia Saudite e hodhi poshtë ofertën e një kontrate afatshkurtër nga tetë herë fituesi i “Topit të Artë”, 38 vjeç.
“Ia dorëzova propozimin ministrit, por ai refuzoi që Leo Messi të vinte vetëm për katër muaj dhe çështja u mbyll. Ai tha se liga saudite nuk do të ishte një kamp stërvitjeje”, shpjegoi Abdallah Hammad.
Që nga nënshkrimi i Cristiano Ronaldos me Al-Nassr në fillim të vitit 2023, liga saudite ka tërhequr shumë yje nga klubet e mëdha evropiane, përfshirë Karim Benzeman dhe Neymarin, ndërsa mbretëria është shpallur organizatore e Kupës së Botës 2034.
Ndërkohë, Messi dikur ishte përfolur se do të bashkohej me Al-Hilal përpara se të transferohej në Inter Miami në vitin 2023.
B.T (Dosja.al)
Sport
30 October 2025, 14:33
SHBA - 6 prill 2010. Nata e Ligës së Kampionëve në Camp Nou. Arsenali kryesonte 1-0 kundër Barcelonës, por brenda dy minutash, Lio...
Sport
30 October 2025, 14:30
FRANCE - "Është e mundur që ai të riintegrohet në grup, po."
Gjërat po bëhen më të qarta për Paul Pogba...
Sport
30 October 2025, 14:16
ITALI - Ardhja e Luciano Spallettit si trajneri i ri i Juventusit gjatë sezonit aktual hap një kapitull specifik në karrierën e ...
Sport
30 October 2025, 14:00
FRANCE - Lajmi në lidhje me Bilal Nadir është mjaft qetësues. Mesfushori i OM pësoi një rënie të fikti në fund t&...
Sport
30 October 2025, 13:30
ITALI - Numërimi mbrapsht për rikthimin e Romelu Lukaku në fushë ka filluar. Të jemi të qartë, ka ende shumë...
Sport
30 October 2025, 13:00
TURQI - E ardhmja e Mauro Icardi-t është ende në ajër. Kontrata e sulmuesit të Galatasaray-t skadon në qershor 2026, por negocia...
Sport
30 October 2025, 12:30
ANGLI - Max Dowman i Arsenalit i bëri përshtypje trajnerit Mikel Arteta, duke u bërë titullari më i ri i ”Topçinjve&rdqu...
Sport
30 October 2025, 12:00
ZVICER - UEFA ua ndaloi tifozëve të Crvena Zvezdës të Beogradit pjesëmarrjen të mërkurën në ndeshjen e radhë...
Sport
30 October 2025, 11:30
SPANJE - Real Madridi është gati të përballet kokë më kokë me UEFA-n, pas vendimit të Gjykatës së Madridit n...
Sport
30 October 2025, 11:00
TIRANE - Volejbollistja braziliane Nayara ndihet e diskriminuar siç e përmendi edhe në intervistën dhënë eksklzuvisht për...