LIVE UPDATES
Sport

Armand Duka merr pjesë në inagurimin e stadiumit: "Futbolli jo vetëm për qytete të mëdha"...

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, shprehu kënaqësinë për këtë investim të rëndësishëm me një vlerë të konsiderueshme në këtë stadium, që është rikonstruktuar nga e para dhe tashmë gëzon standarde të shkëlqyera për ndeshjet e kampionatit, duke përmirësuar nivelin e infrastrukturës sportive.

19 February 2023, 18:17 Nga DOSJA
Armand Duka merr pjesë në inagurimin e stadiumit: "Futbolli jo

TIRANE - Është inauguruar sot përmes një ceremonie stadiumi i Luzit 2008 me impiantin e transformuar totalisht përmes një investimi të rëndësishëm të Federatës Shqiptare të Futbollit në bashkëfinancim me klubin e Kategorisë së Parë.

Në ceremoninë e zhvilluar sot përpara nisjes së ndeshjes Luzi 2008-Korabi, e vlefshme për javën e 16-të të Kategorisë së Parë, morën pjesën Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali, drejtuesit e dy klubeve si edhe personalitete të futbollit kavajas.

 “Jam vërtetë shumë i kënaqur që jam sot në Luz, nuk është hera ime e parë këtu dhe vërtetë jam i gëzuar që sot Federata Shqiptare e Futbollit iu bashkua financimit dhe investimit për ta bërë këtë impiant akoma më të bukur. Ky nuk është vetëm një stadium i Luzit, por i gjithë Kategorisë së Parë, dua të falënderoj Albert Lushën për kontributin, falënderoj të gjithë stafin e Federatës që ka punuar me shumë përkushtim këtu për të kryer punimet cilësore të kësaj fushe ku ne jemi sot, dhomat e zhveshjeve, stolat e gjithçka tjetër. Futbolli nuk i takon vetëm qyteteve të mëdha, futbolli i takon çdo fëmije shqiptar dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm që të shkojmë dhe të kujdesemi për çdo fëmijë në çdo cep të Shqipërisë. Faleminderit dhe ta gëzoni stadiumin, sa më shumë suksese e sa më shumë futboll në Luz”, – tha Presidenti Duka në fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë së inaugurimit.

Investimi konsiston në rikonstruksionin e plotë të bazamentit të fushës duke i shtuar edhe sistemin e ri të vaditjes për ta kompletuar me fusha e re me bar natyral, që është e standardeve më të mira. Përveç fushës që është ndërtuar në parametra mjaft të mira, njësoj si edhe në stadiumet më të mira në Shqipëri tashmë, FSHF ka financuar për stolat e rinj të tribunës, si edhe është kujdesur për sistemime të tjera në të gjithë stadiumin, ndërkohë që përveç blerjes së bazës materiale për të gjithë investimin është kujdesur përmes ekspertëve të saj për të gjitha fazat e punimeve.

Presidenti i klubit Luzi 2008, Albert Lusha ka falënderuar posaçërisht Presidentin Duka për mbështetjen e madhe në realizimin e këtij investimi mjaft domethënës për këtë skuadër. “Erdhi më në fund koha që në të kthehemi në shtëpinë tonë, kam një falënderim të veçantë për Presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Pa ndihmën e tij ky investim kaq madhor nuk do të ishte i mundur”, – tha Lusha.

Gjithashtu, në këtë impiant është ndërhyrë edhe në dhomat e zhveshjeve, që janë rikonstruktuar totalisht, teksa në këtë fazë është investuar edhe klubi i Luzit 2008 përmes bashkëfinancimit. kryetari i Bashkisë Kavajë, Redjan Krali, dha lajmin se shumë shpejt mund të nisin punimet edhe për rikonstruksionin e stadiumit të Kavajës, teksa vlerësoi mbështetjen që FSHF po i jep futbollit në çdo vend. “Më gëzon çdo investim që bëhet në fushën e futbollit, në një kohë që ne së bashku me Presidentin e FSHF-së dhe qeverinë po diksutojmë intensivisht për të rikonstruktuar edhe stadiumin e Kavajës dhe shpresojmë që aty të nisin shumë shpejt punimet”, – tha Krali.

Ky investim vjen në kuadër të politikave të FSHF-së për të bashkëpunuar me klubet në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës sportive, qoftë duke ndërtuar fusha të reja apo duke rikonstruktuar stadiumet anembanë vendit që kanë nevojë për ndërhyrje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin