19 August 2023, 14:30
Nga DOSJA
ANGLI - Nënkampioni anglez i këtij viti, Arsenali, ka kontaktuar me agjentin e yllit spanjol, Ansu Fatit, në lidhje me mundësinë e transferimit të futbollistit të talentuar në “Emirates”, raporton Island.
“Topçinjtë” tashmë kanë bërë një zhurmë të madhe transferimi, pas nënshkrimit të Declan Rice këtë verë. Skuadra nga “Emirates” tërhoqi edhe Kai Havertz, Jurien Timber.
Megjithatë, trajneri i “Topçinjve”, Mikel Arteta, thuhet se dëshiron të shtojë një tjetër lojtar sulmues në radhët e tij përpara mbylljes së dritares. Në të njëjtën kohë, Arteta dëshiron të tërheqë në Londrën veriore një futbollist të klasit të lartë me potencial të madh për të ardhmen.
Arsenali ka folur me agjentin Jorge Mendes, i cili po kërkon një ekip të ri për Ansu Fatin, pasi e ardhmja e tij te Barcelona është shumë e pasigurt.
Në “Camp Nou”, Xavi nuk mbështetet shumë tek Fati. Megjithatë, trajneri deklaroi se nuk dëshiron ta shesë sulmuesin: “E kam thënë tashmë që Ansu është trashëgimia e klubit. Ai është një futbollist i rëndësishëm dhe do të vazhdojë të jetë i tillë. Ai është e tashmja dhe e ardhmja e Barçës”.
E ardhmja e lojtarit të kombëtares spanjole sigurisht që do të bëhet e qartë në ditët në vijim, i cili thuhet se është larg formës së tij më të mirë dhe një sfidë e re mund t'i ringjallë karrierën.
B.T (Dosja.al)
Sport
19 August 2023, 14:00
ANGLI - Sonte, skuadra e Manchester United do të përballet me Tottenhamin në ndeshjen e javës së dytë të Premier League. ...
Sport
19 August 2023, 13:30
FRANCE - Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique është shprehur i kënaqur me situatën e krijuar e re të me sulmuesin Kylian Mbappe...
Sport
19 August 2023, 13:00
BRAZIL - Neymar ka marrë sërish një thirrje nga “Seleção”, megjithëse nuk ka luajtur në kombëtaren brazi...
Sport
19 August 2023, 12:30
ANGLI - Nicolo Zaniolo është nënshkrimi i katërt i një afati kalimtar ambicioz të Aston Villa-s. Pas Youri Tielemans,&n...
Sport
19 August 2023, 12:00
HOLANDE - 28 vite pas largimit nga bota e futbollit të luajtur, kur për herë të fundit mbante veshur fanelën e Milanit, ish-sulmuesi i ...
Sport
19 August 2023, 11:30
TURQI - Sot ai duhet të udhëtojë drejt Turqisë dhe t’iu nënshtrohet analizave mjekësore, më pas do të zyrtarizohet...
Sport
19 August 2023, 11:00
SPANJE - Marc-André Ter Stegen dhe Barcelona kanë arritur një marrëveshje për rinovimin kontratës me portierin pas biseda...
Sport
19 August 2023, 10:22
MAQEDONIA E VERIUT - Kështu ka vendosur UEFA, pavarësisht se kishte edhe shumë opsione tjera, si stadiumi i Strumicës, apo edhe ai i “...
Sport
19 August 2023, 10:02
ARABI SAUDITE - Paratë e Arabisë duken të pafundme. Përtej nënshkrimeve milionerësh që liga sau...
Sport
19 August 2023, 09:32
TURQI - Sokol Cikalleshi po kalon një formë mjaft të mirë përpara sfidave mjaft vendimtare të Kombëtares shqiptare. Sulmuesi ...