23 July 2023, 08:00
Nga DOSJA
SHBA - Ndeshja miqësore mes Juventusit dhe Barcelonës, e planifikuar për në orën 4.30 (me orën italiane) të dielën në stadiumin “Levi's” në Santa Clara të Kalifornisë dhe e vlefshme për turneun e kampionëve të futbollit, është anuluar.
Bardhezinjtë nuk do të dalin në fushë për ndeshjen e pare, nga tre të planifikuara në Shtetet e Bashkuara për shkak të një virusi gastrointestinal që ka prekur disa lojtarë katalanas. Juve ka njoftuar se, në vend të ndeshjes së planifikuar fillimisht, skuadra do të stërvitet në stadiumin “Levi's”.
Ishte Barça që e zyrtarizoi fillimisht anulimin: "FC Barcelona informon se ndeshja kundër Juventus FC, e planifikuar në “Levi's Stadium”, në kuadër të Soccer Champions Tour, është anuluar. Një pjesë e konsiderueshme e skuadrës “blaugrana” ka gastroenterit viral".
Sipas katalanas ‘Sport’, virusi do të kishte prekur rreth 10 lojtarë të Barcelonës. Kishte gjithashtu një përpjekje për të ricaktuar ndeshjen, por përfundimisht u anulua. Juventusi do të dalë në fushë të enjten më 28 korrik kundër Milanit (4.30 të mëngjesit me orën italiane në “Dignity Health Sports Park” në Carson) përpara se të mbyllet të enjten më 3 gusht kundër Real Madridit (1.30 me orën italiane në stadiumin “Camping World” në Orlando).
Duke folur me Marca, presidenti i Barcelonës shpjegoi situatën: "Ishte një virus që preku vetëm ekipin, unë jam mire, - ai tha, - ata kishin dhimbje në stomak, disa madje edhe të vjella, dhe nuk ishte e mundur të luanim. Ne u përpoqëm ta shtynim ndeshjen për të hënën, por nuk ishte e mundur, sepse stadiumi ishte i zënë për atë datë. Nuk kishte më shumë mundësi të kufizuara".
B.T (Dosja.al)
Sport
22 July 2023, 22:50
ARGJENTINE - Gazetari Jorge Lanata në emisionin e tij “Radio Mitre ”theksoi se disa burime pranë bashkëshortes së Mauro Ica...
Sport
22 July 2023, 22:42
SHBA - Transferimi i Lionel Messit te Inter Miami ishte një projekt që kërkonte vite fermentim dhe përgatitje. Një projekt pë...
Sport
22 July 2023, 21:58
ANGLI - Trajneri i Manchester Cityt, Josep Guardiola, shpreson që “Qytetarët” të shënojnë një tjetër paraqitje t&...
Sport
22 July 2023, 20:15
ANGLI - Ndeshja miqësore mes dy skuadrave të ligave të ulëta në Angli, Gateshead dhe Dunston, u ndërpre për shkak të nj&...
Sport
22 July 2023, 19:52
TIRANE - Ky lajm është konfirmuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), i cili bën me dije përmes rrjeteve sociale, se atle...
Sport
22 July 2023, 19:34
SHBA - Paige Spiranac është një lojtare golfi dhe ndikuese që ndiqet nga miliona në rrjetet sociale. Fotot, në të cila...
Sport
22 July 2023, 19:04
ANGLI - Shtatë vitet e fundit e kanë parë Andre Onanan të depërtojë vazhdimisht tavanin e tij të lojës, me portierin 2...
Sport
22 July 2023, 18:26
SPANJE - David Silva ka bërë histori në arenat evropiane me Valencian dhe me Manchester Cityn, ndërsa vitet e fundit ka treguar klas...
Sport
22 July 2023, 18:11
ITALI - Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez po shijojnë shumë momente në Itali, si pjesë e pushimit veror të CR7 para ...
Sport
22 July 2023, 17:50
HUNGARI - Lewis Hamilton festoi “pole position”-in e 104-t në karrierën e tij të gjatë. Britaniku, pas një beteje t&...