Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
Barcelona i “fshin” emrin Dani Alves, në Brazil kërkohet të hiqet statuja e tij!
Dani Alves, krijoi një histori shumë të bukur me katalanasit duke qenë një nga futbollistët kryesorë të epokës së Barçës (luajti në 408 ndeshje me spanjollët), teksa kontribuoi në fitimin e shumë trofeve ku veçohen tre titujt në Champions League.
27 February 2024, 19:31Nga DOSJA
SPANJE - Dani Alves doli para gjykatës në Barcelonë para disa ditëve dhe u dënua me katër vite e gjysmë burg për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në një prej klubeve të natës në qytetin e Barcelonës. Ish-futbollisti brazilian, duket se pas këtij vendimi ka humbur respektin e shumë njerëzve teksa klubi i Barcelonës e ka larguar nga lista e futbollistëve që mbajnë statusin e legjendës.
Dani Alves, krijoi një histori shumë të bukur me katalanasit duke qenë një nga futbollistët kryesorë të epokës së Barçës (luajti në 408 ndeshje me spanjollët), teksa kontribuoi në fitimin e shumë trofeve ku veçohen tre titujt në Champions League.
Por, historia përfundon në mënyrë të shëmtuar teksa edhe në Brazil, në vendlindjen e tij Bahia, kërkohet nga banorët e zonës që të hiqet statuja e Dani Alves nga Juazeiro.