Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
‘Batmani’ i Tanzanisë, ai është 225 i gjatë dhe godet si një vare: Askush nuk e përballon atë në tapet. Shikoni videon…
Julius Charles është 28 vjeç dhe po përpiqet të hyjë në botën e arteve marciale.
26 May 2023, 19:34Nga DOSJA
TANZANI - Ajo që e bën të veçantë atë është lartësia e tij. Djali nga Tanzania është 225 centimetra i gjatë dhe e thërrasin Julius Gjigandi, ndërkohë që mbiemri i tij është Charles.
Ai është një nga njerëzit më të gjatë në botë, i cili e ndihmon atë në luftime, sepse ai mund të mbajë kundërshtarët e tij në distancë.
Përveç që e do MMA-n, ai po provon veten edhe në aktrim. Julius u rrit në Mwanza. Ai është i dyti nga shtatë fëmijët e familjes. Sipas prindërve të tij, ai ka lindur me 10 kilogramë dhe në moshën 10-vjeçare ka qenë më i gjatë se të gjithë në familje.
Gjatësia ishte shpesh aleati, por edhe armiku i Lulius Gjigandit. Shumë shkolla e refuzuan atë. "Kudo që të isha, njerëzit më shikonin me habi. Shumë shkolla më refuzuan për shkak të gjatësisë sime. Menduan se do të shqetësoja orët e mësimit për shkak të gjatësisë sime",- thotë ai.