20 May 2023, 22:52
Nga DOSJA
GJERMANI - Cristiano Ronaldo duket në ditët e fundit të një karriere të lavdishme, nisur kjo edhe nga transferimi në Arabinë Saudite tek klubi i Al Nassr. Megjithatë, një kompani gjermane po bën çmos për ta risjellë portugezin sërish në qendër të vëmendjes në një nga kampionatet elitare si Bundesliga dhe për të zgjatur karrierën e tij në Europë.
Sipas të përditshmes gjermane “Abendzeitung”, biznesmeni Marcus Schon është i gatshëm të sponsorizojë transferimin e Ronaldos te Bayern Munich, një klub që edhe në të kaluarën është përmendur si një opsion për 38-vjeçarin. Schon ka ndërmarrë hapa konkrete duke i dërguar një email drejtorit të Bayern, Oliver Kahn në të cilën shpreh gatishmërinë që kompania e tij të mbulojë transferimin e CR7 si dhe një pjesë të pagës së tij.
Megjithatë, për ta bërë këtë, Schon ka një kusht teksa kërkon nga bavarezët që ta njohin publikisht kompaninë e tij si ndërmjetëse në këtë transferim si dhe t’i garantohet po kompanisë së tij një përqindje nga të ardhurat e fanellës së Bayernit me emrin e Ronaldos.
Deri më tani nuk ka asnjë përgjigje zyrtare nga ana e bavarezëve dhe duket e vështirë që një lëvizje e tillë të ndodhë pasi në kampin gjerman kanë krejtësisht një tjetër filozofi sa i takon çështjes së pagave dhe moshës mesatare të futbollistëve në organikë.
B.T (Dosja.al)
Sport
20 May 2023, 22:46
ITALI - Milani mundi Sampdorian 5-1 në ndeshjen e 36-të të Serisë A. Në San Siro, kuqezinjtë e ...
Sport
20 May 2023, 22:08
ANGLI - Liverpooli e ka bërë zyrtare se Firmino do të largohet si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni, së bashku me ...
Sport
20 May 2023, 21:51
HOLANDE - Mesfushori i Ajax Amsterdamit, Edson Alvarez, me shumë gjasa do të largohet nga skuadra gjatë verës. Një s&eum...
Sport
20 May 2023, 21:40
GJERMANI - Bayern Munich humbi dhe, në ndeshjen e parafundit të Bundesligës, u përmbys nga Leipzig 3-1. Bavarezët...
Sport
20 May 2023, 20:53
ANGLI - Manchester City është kampion i Anglisë. Skuadra e Guardiolës triumfoi aritmetikisht në Premier League, fal&eu...
Sport
20 May 2023, 20:31
MAQEDONIA E VERIUT - Nuk arriti skuadra shqiptare të fitonte edhe Kupën e Maqedonisë së Veriut. Pas festës së madhe për tit...
Sport
20 May 2023, 19:37
GJERMANI - Agjenti i ish-trajnerit të Bayern Munichut, Julian Nagelsmann, ka treguar se përse kanë dështuar negociatat mes klienti...
Sport
20 May 2023, 18:36
ANGLI - Ai nuk mundi të rezistonte dhe e filloi festën më herët! Një trajner ka fituar zemrat e të gjithë dashamir&eum...
Sport
20 May 2023, 18:20
ANGLI - Fiton Manchester United, barazon Liverpooli në Premier League. “Djajtë e Kuq” triumfuan 0-1 kundër Bournemouth, sukses q&eu...
Sport
20 May 2023, 18:10
ANGLI - Armando Broja duket ta ket rigjetur buzëqeshjen e tij pas një viti për t’u harruar për shkak të dëmtimit të ren...