Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
"Klubi i Futbollit Liverpool është ndërtuar gjithmonë duke menduar përtej një sezoni të vetëm dhe duke marrë vendime duke pasur parasysh interesat afatgjata të klubit. Kjo qasje vazhdon të tërheqë interesin e investitorëve dhe liderëve të biznesit të respektuar në të gjithë botën."

ANGLI - Ashtu siç ishte paralajmëruar disa javë më parë, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos dhe sipërmarrës të tjerë të njohur mes të cilëve dhe ish-themeluesi i Facebook, Eduardo Saverin e familja Mittal, kanë blerë së bashku një kuotë në minorancë aksionesh të Liverpool nga kompania Fenway Sports Group që mbetet aksionerja kryesore te The Reds.
Klubi anglez doli me një komunikatë zyrtare duke konfirmuar mbylljen e këtij transaksioni. ”Fenway Sports Group (FSG), një kompani globale e sportit, medias, argëtimit dhe pasurive të paluajtshme, bëri të ditur arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për shitjen e një kuote në minorancë aksionesh të Liverpool FC te ‘1892 Holdin’.
Ky konsorcium drejtohet dhe menaxhohet nga Amit Bhatia, me investime nga Amit Bhatia e Mittal Family Trusts, K5 Sports me Jeff Bezos si investitor kryesor në fondin K5 Sports dhe EE Capital-theksohet në komunikatën e FSG-investimi strategjik mbështet ambiciet për rritjen afatgjatë të Liverpool duke bashkuar ekspertë që vijnë nga sektorë globalë, të teknologjisë dhe investimit.
Ky konsorcium do të punojë së bashku me FSG për të studiuar mundësitë që iu japin vlerë objektivave të klubit brenda dhe jashtë fushe. FSG do të vazhdojë të mbajë shumicën e aksioneve dhe kontrollin operativ të FSG’
Pas arritjes së kësaj marrëveshjeje të gjitha palët kanë shfaqur kënaqësinë e tyre për këtë bashkëpunim të ri.
‘Liverpool gjithnjë është ndërtuar për të menduar përtej një sezoni të vetëm dhe duke marrë vendime që mbajnë parasysh interesat afatgjata të klubit - tha presidenti i FSG, Mike Gordon, - kjo qasje vazhdon të ngjallë interes se investitorë të respektuar dhe drejtues kompanish nga e gjithë bota.
Ndërsa vlerësonim këtë mundësi, u bë e qartë se Amit dhe konsorciumi kishin të njëjtën filozofi si ne në një afat të gjatë dhe mirënjohjen tonë për atë që e bën special Liverpoolin. Eksperienca dhe perspektiva e tyre do të plotësojnë bazën solide të ndërtuar tashmë dhe mezi presim që të punojmë së bashku.”
Ndërsa Amit Bhatia si lideri i konsorciumit ‘1892 Holdings’ foli në emër të tij duke shprehur respektin dhe admirimin për FSG
“Jemi shumë krenarë që investojmë te Liverpool Football Club dhe që e bëjmë së bashku me FSG - tha Amit Bhatia - kemi respektin dhe admirimin maksimal për FSG si pronarë dhe për atë që ata kanë realizuar në Anfield.
Është një privilegj për ne që të jemi partnerë të një klubi të këtij nivelo. Po e bëjmë këtë investim sepse besojmë shumë te Liverpool dhe udhëheqja e tij dhe mezi presim të mbështesim suksesin e vazhdueshëm të klubit në vitet që do të vijnë”.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Saga e Randal Kolo Mouni dhe Juventusit ka ardhur me një fund të pritur, me sulmuesin francez që më në fund zbarkoi...
ANGLI - Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, komentoi mbi transferimet e mundshme të Topçinjve, duke theksuar se nuk ka shumë lojtar...
PORTUGALI - Këmbëngulja e André Villas-Boas në kërkimin e një tarife huazimi prej 10 milionë eurosh nga Roma dhe një...
ITALI - Serie A po përballet me një çështje të re në lidhje me të drejtat televizive. Në qendër t&eum...
ZVICER - UEFA, CONCACAF dhe Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC) po mbështesin një propozim për të ndryshuar rrënjësisht presi...
ANGLI - Kontrata e Mikel Artetas si trajner i Arsenalit skadon vitin e ardhshëm, por ai ka konfirmuar se ka ndërmend të qëndrojë n&eu...
FRANCE - Paris Saint-Germain ka refuzuar dy oferta nga Liverpooli për Bradley Barcolan, pavarësisht se është e hapur për largimin e a...
TIRANE - Komisioni i Ligave dhe Garave pranë Federatës së Futbollit është mbledhur dhe ka përcaktuar datat dhe oraret e pesë...
ITALI - Davide Frattesi është lojtari më i ri i Lazios. Ish-mesfushori i Interit ka nënshkruar një kontratë me Biancocelest...
PORTUGALI - Çiklizmi është në zi. Humbi jetën në mënyrë tragjike në moshën 19 vjeçare Finlay Tarlin...