LIVE UPDATES
Sport

“Botërori i gjithi për t’u shijuar, atmosfera fantastike”, presidenti Duka rrëfen emocionet e startit të Kupës së Botës…

“Ne duhet të vazhdojmë të ëndërrojmë dhe ta kemi objektiv një pjesëmarrje në Botëror, megjithëse është një event i vështirë duke pasur parasysh se vetëm 13 skuadra nga Europa arrijnë në turin final, kështu që niveli i vështirësisë është shumë i lartë”

21 November 2022, 12:04 Nga DOSJA

“Botërori i gjithi për t’u shijuar, atmosfera

KATAR - Botërori i shumëpritur “Katar 2022” ka ngritur më në fund siparin dje me ceremoninë hapëse e më pas me ndeshjen e parë Katar-Ekuador, që përfundoi me fitoren 0-2 të miqve. Një event madhështor i ndjekur nga qindra milionë njerëz nga e gjithë bota, ndërsa ndeshjet pritet të ofrojnë spektakël dhe emocione unike. I ftuar në ceremoninë hapëse ishte edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili në një intervistë për RTSH ka rrëfyer edhe përjetimet e tij nga ky event madhështor. Presidenti Duka është shprehur se shikon Brazilin si pretendent për të fituar trofeun, ndërsa shpreh bindjes se do të jetë një turne i gjithë për t’u shijuar.

Gjithashtu, numri një i futbollit shqiptar beson se Shqipëria duhet të vazhdojë të punojë e të ëndërrojë me synimin për të siguruar pjesëmarrjen në një Botëror në të ardhmen, teksa flet edhe për mundësinë e organizimit të një tjetër eventi madhor në vendin tonë, pas pritjes me sukses të finales së UEFA Conference League majin e kaluar.

Atmosfera & vizita në Katar? “Atmosfera në fakt në Katar është shumë e bukur, edhe ceremonia hapëse e Botërorit ishte shumë e bukur gjithashtu. Edhe eventi i zhvilluar një ditë para nisjes ‘Fan Festival’ ishte diçka fantastike, me pjesëmarrjen e shumë tifozëve nga të gjitha vendet. Realizimi i ceremonisë së hapjes ishte perfekt, ndërsa ndeshja e parë u duk sikur nuk ishte në nivelin e duhur të Botërorit dhe shpresoj që ndeshjet e ardhshme të jenë akoma dhe më të bukura. Përveçse isha i ftuar në ceremoninë hapëse të Botërorit, ishim të ftuar edhe në samitin e FIFA-s, ku merrnin pjesë të gjithë përfaqësuesit e vendeve anëtare të FIFA-s, që u organizua pikërisht këtu në Katar. Do të shohim edhe një ndeshje dy ndeshje të tjera sot e nesër dhe më pas do të rikthehemi mbase në finalen e madhe”.

Skuadra e preferuar? “Unë tifoz jam vetëm me Shqipërinë, nuk është se jam tifoz me ndonjë ekip tjetër. Simpati nga ekipet pjesëmarrëse kam për Brazilin, që së bashku me Argjentinën dhe katër skuadrat e mëdha të Europës janë gjithmonë pretendentë për të fituar Botërorin. Padyshim, këtë edicion Brazili është akoma dhe më mirë, pasi ka yje, ka një skuadër të mirë, të fortë fizikisht dhe teknikisht, kështu që mbetet një nga favoritët kryesorë për trofeun. Ajo që duhet të thyejë, jo vetëm Brazili, por e gjithë Amerika Latine, është disiplina europiane, sepse futbolli i Europës është më i disiplinuar se sa futbolli amerikano-latin. Shpeshherë kjo disiplina taktike fiton”.

Kontestimet & pritshmëritë? “Unë mendoj që mbaroi koha e kontestimeve të Botërorit ka mbaruar. Është thënë pse duhet të bëhej në Katar, është vendi i vogël e shumë gjëra të tjera, nuk është në nivelin e duhur për të drejtat e njeriut, etj. Mendoj që tashmë është koha për ta shijuar Botërorin si një event që na vjen një herë në katër vjet dhe jam shumë i bindur që do të jetë krejt ndryshe nga ndeshja hapëse sa i përket nivelit sportiv, edhe ndeshjet që do të luhen sot do të jenë të nivelit shumë të mirë dhe na vazhdim do të kemi futboll të niveleve të larta, kompetitiv dhe mbi të gjitha në parametra të pëlqyeshëm për të gjithë fansat e futbollit apo ato që e ndjekin futbollin. Në fakt, finalet e Botërorit ndiqen nga të gjithë njerëzit”.

Klima e Katarit? “Klima është normale, madje në mbrëmje është goxha fresk, ndërsa gjatë ditës temperatura është më e lartë. Ndoshta ndeshjet e ditës do të kenë një lloj vështirësie për shkak të temperaturës më të lartë, por mendoj që është klimë e pranueshme për futboll, sidomos për ndeshjet e darkës është shumë e pranueshme. Kushtet e stadiumeve janë perfekte, në shkallë është temperaturë e përshtatshme”.

Shqipëria në Botëror? “Ne duhet të vazhdojmë të ëndërrojmë dhe ta kemi objektiv një pjesëmarrje në Botëror, megjithëse është një event i vështirë duke pasur parasysh se vetëm 13 skuadra nga Europa arrijnë në turin final, kështu që niveli i vështirësisë është shumë i lartë. Por gjithsesi kurrë mos thuaj kurrë dhe ne do të vazhdojmë të ëndërrojmë dhe të pretendojmë mbase me një rritje të pritshme të numrit të skuadrave pjesëmarrëse, mbase mund të bëhet me 42 skuadra dhe me rritjen e nivelit të Kombëtares mbase mund të jemi një nga skuadrat pretendente”.

Ambiciet pas finales së Conference League? “Vetëm pak vite më parë ne kishim dhimbje koke se ku do të  luanim ndeshjet tona ndërkombëtare, të klubeve apo të ekipit kombëtar në ndeshjet kualifikuese, dhe kaq shpejt arritëm të sillnim një finale të madhe europiane në Tiranë, që për fatin tonë apo si rezultat i punës e mirëorganizimit të gjithë faktorëve në Shqipëri, shkoi gjithçka shumë mirë dhe ishte një ngjare shumë e bukur. Patjetër që ne do të vazhdojmë të mendojmë për aktivitete të tjera të rëndësishme në Shqipëri. Ajo që po mendojmë për momentin është më shumë se një finale Superkupe, do të aplikojmë për të pritur finalet e një Kampionati Europian U-19 në Shqipëri, përderisa ne kemi tashmë të paktën 4 stadiume të licencuara në të cilat mund të luhen ndeshjet e këtyre niveleve”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin