30 October 2022, 07:52
Nga DOSJA

SPANJE - Edinson Cavani ka dëmtuar kyçin e djathtë, pak pas fillimit të ndeshjes kundër Barcelonës dhe më në fund është dashur të zëvendësohet në minutën e 17-të të lojës. Lojtari është rrëzuar përtokë me fytyrë të shqetësuar dhe ka vënë dorën në kyçin e këmbës së djathtë, i cili i ka sjellë probleme që nga fillimi i sezonit. Ishte e qartë se ai kishte paralajmëruar tashmë pankinën, sepse si Hugo Duro ashtu edhe Marcos André kishin kohë që po ngroheshin.
Pas ndeshjes, Gattuso nuk dha shumë detaje, megjithëse nuk dukej mirë: “Cavani kishte shqetësime në kyçin e këmbës, nuk është mirë”. Ky është një shqetësim për Valencian dhe për kombëtaren uruguajane që pret golashënuesin për Botërorin e Katarit, që fillon pas tre javësh. I përfshirë, natyrisht, në paralistën e trajnerit Diego Alonso, futbollisti ndërkombëtar nuk shkoi më në thirrjen e fundit të kombëtares, për të finalizuar formacionin e tij te Valencia.
Cavani ka hyrë gradualisht në ritmin e garës dhe kishte luajtur gjashtë ndeshje radhazi, e shtata ishte kundër Barcelonës, të gjitha si titullar. Megjithatë, vetëm javën e kaluar, sulmuesi uruguajan luajti një ndeshje të plotë për herë të parë, kundër Mallorca. Madje, dy javë më pare, kyçi i djathtë i kishte dhënë një paralajmërim në ndeshjen kundër Elçes. Lojtari shënoi një dygolësh, por u zëvendësua në pjesën e parë si masë paraprake: “Kavilja më është fryrë pak, por nuk është asgjë, do të jem gati për disa ditë”. Dhe kështu ndodhi sepse ai filloi përsëri kundër Sevilla të martën e kaluar.
Cavani kishte shënuar katër gola në tre ndeshjet e fundit (Elche, dy ndaj Sevilla dhe Mallorca) dhe kishte humbur një penallti në Pamplona, kundër Osasuna.
B.T (Dosja.al)
Sport
30 October 2022, 06:50
BRAZIL - Për herë të tretë në historinë e saj, Flamengo u kurorëzua të shtunën kampion i Amerikës së Ju...
Sport
30 October 2022, 06:28
MEKSIKE - Gara kualifikuese në Grand Prix të Meksikës në Formula 1 mbajnë nënshkrimin e Max Verstappen, i cili fi...
Sport
30 October 2022, 06:20
FRANCE - PSG rifitoi një epërsi prej pesë pikësh ndaj nënkampiones së saj RC Lens, falë suksesit të tyre (4-3)&nb...
Sport
29 October 2022, 23:30
UKRAINË- Ndeshja e kampionatit midis Shakhtar Donetsk dhe Oleksandriya u pezullua për rreth një orë për shkak të një sulmi ...
Sport
29 October 2022, 23:21
SPANJË- Duhet një gol i minutës së fundit nga Robert Lewandowski që Barcelona të mposhtë Valencia-n e Rino Gattusos pas nj&...
Sport
29 October 2022, 22:59
ANGLI- Fitorja në Champions nuk e ndez Liverpoolin në kampionat. Humbja e dytë radhazi për Reds në Premier League, të cilët...
Sport
29 October 2022, 22:51
ITALI- Tifo-grupi 'Curva Nord' i Interit u zbraz gjatë pushimit të pjesës së parë në takimin kundër Sampdorias në shen...
Sport
29 October 2022, 22:44
ITALI- Inter mund Sampdorian 3-0 në ndeshjen e javës së 12-të të Serie A. Në 'Meazza', zikaltrit i dhanë një leksion r...
Sport
29 October 2022, 20:04
ITALI- Juventus mund 1-0 Lecce-n në "Via del Mare" në ndeshjen e javës së 12-të të Serie A dhe regjistron fitoren e tretë r...
Sport
29 October 2022, 19:48
DURRËS- Kriza e Teutës nuk ka fund. Ekipi durrsak vazhdon të vuajë në klasifikim, ndërsa në javën e 10-të ës...