8 September 2026, 23:05
Nga DOSJA
SPANJE - Champions League e re nisi me gola, surpriza dhe rezultate të forta. Në mbrëmjen e parë të fazës së ligës, Real Madrid mori fitoren ndaj Interit, ndërsa Manchester City triumfoi në transfertën ndaj Portos me një Erling Haaland vendimtar.
Në “Santiago Bernabéu”, Reali mposhti 2-1 Interin në një ndeshje ku gabimet e zikaltërve rezultuan fatale. Kylian Mbappé zhbllokoi takimin në minutën e 14-të, pas një gabimi të Curtis Jones, ndërsa vetëm nëntë minuta më vonë Federico Valverde dyfishoi avantazhin madrilen, pas një tjetër pasigurie të portierit Martinez.
Interi reagoi në pjesën e dytë dhe në minutën e 77-të Carlos Augusto shkurtoi diferencën. Zikaltrit tentuan deri në fund të gjenin golin e barazimit, por Reali rezistoi dhe e nis kështu aventurën në Champions me tri pikë.
Në Portugali, Manchester City fitoi 2-0 ndaj Portos, me Erling Haaland që ishte protagonist absolut. Norvegjezi shënoi në minutën e 47-të dhe vulosi fitoren në kohën shtesë, në minutën 90+1.
Spektakël pati edhe në Dortmund, ku vendasit mposhtën Villarrealin 3-2 në një ndeshje me pesë gola vetëm në pjesën e dytë. Ndërkohë, Real Betis fitoi 3-2 në transfertën ndaj Lille.
Në sfidat e orës 18:45, AEK Athinë mposhti 1-0 LASK-un, ndërsa Aston Villa triumfoi 3-2 ndaj Club Brugge. Një natë e parë plot gola që i dha menjëherë Champions League ritmin dhe emocionin e madh të sezonit të ri.
B.T (Dosja.al)
Sport
8 September 2026, 22:23
MAROK - Marrëdhëniet midis Mohamed Ouahbi dhe Sofyan Amrabat nuk janë të mira. Kjo është një humbje, pasi mesfushori 30-vje...
Sport
8 September 2026, 21:06
ZVICER -
Ndeshjet e para të raundit hapës të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve u zhvilluan të mart&eu...
Sport
8 September 2026, 18:32
TIRANE - Zampolli ndodhet në Tiranë në kuadër të një vizite gjatë së cilës ka zhvilluar takime me përfaq&eum...
Sport
8 September 2026, 18:08
Ousmane Dembélé fitoi “Topin e Artë” në 2025
FRANCE - Lista e 30 lojtarëve të nominuar për “Topin ...
Sport
8 September 2026, 17:54
Neymar, jashtë fushave për disa javë të ardhshme
BRAZIL - Santos do të përballet me Atlético Mineiro n...
Sport
8 September 2026, 17:37
FRANCE - Luis Enrique Martínez, trajneri i Paris Saint-Germain dhe kampioni aktual dy herë i Evropës (2025 dhe 2026), u kërko...
Sport
8 September 2026, 17:15
ANGLI - Trajneri i Liverpoolit, Andoni Iraola, deklaroi se Diego Pablo Simeon ka shumë më tepër përvojë se a...
Sport
8 September 2026, 17:01
Rafa van der Vaart, një komentues i pafiltruar
SPANJE - Analistët holandezë të futbollit, shumë prej të cilëve ish-lojta...
Sport
8 September 2026, 16:41
ANGLI - UEFA njoftoi zyrtarisht të hënën gjyqtarin që do të drejtojë ndeshjen hapëse të Atlético Madridit&...
Sport
8 September 2026, 16:27
SPANJE - Eric Garcia (25 vjeç) ngriti shqetësime te FC Barcelona, pasi kërkoi të zëvendësohej kundër ...