22 February 2024, 11:11
Nga DOSJA
SPANJE - Prokuroria Publike e Barcelonës e shpalli Dani Alves fajtor për përdhunimin e femre 23-vjeçare në një klub nate në Spanjë në dhjetor 2022 dhe e dënoi atë me 4.5 vjet burg.
Konkretisht Dani Alves është dënuar nga prokuroria spanjole me 4.5 vite burg, 150 mijë euro gjobë, ndërsa për 9.5 vite nuk do të mund të ketë asnjë kontakt me viktimën. Në të njëjtën kohë, pas përfundimit të dënimit me burg, Alves do të monitorohet nga autoritetet spanjole për pesë vitet e ardhshme.
Gjyqtarët e lagjes 21 të Barcelonës i besojnë rrëfimit të viktimës për ngjarjet dhe e konsiderojnë të provuar se ish-lojtari i Barcelonës “kreu marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj”, siç thanë ata. Viktima e përdhunimit e ka marrë lajmin e dënimit, i cili nuk është përfundimtar dhe mund të apelohet, nga zyra e avokatit të saj.
Prokuroria kërkoi fillimisht nëntë vite burg për ish-futbollistin brazilian. Megjithatë, gjykata konsideroi një rrethanë lehtësuese që e ndihmoi Alves të reduktonte dënimin me burg. Ky ka qenë “kthimi”, pasi ka paguar dëmshpërblimin prej 150 mijë eurosh të kërkuar nga prokuroria.
Krahas 4.5 viteve, prej të cilave ai ka kryer tashmë një vit e një muaj në paraburgi, ai është dënuar me pesë vite dënim me kusht, i cili do të rrjedhë pas vuajtjes së dënimit me burg. Atij i ndalohet gjithashtu të afrohet në një kilometër nga shtëpia, apo vendi i punës së viktimës dhe urdhërohet të paguajë 150 mijë euro për dëmin moral dhe lëndimet që i ka shkaktuar gruas së re.
B.T (Dosja.al)
Sport
22 February 2024, 11:00
ANGLI - Luke Shaw do të jetë "jashtë fushës së blertë për një periudhë të gjatë" për shk...
Sport
22 February 2024, 10:51
TIRANE - Peshëngritja nuk feston dot në qetësi tre medaljet e fituara në Evropian. Kjo pasi peshëngritësi Erkand Qerimaj shp&eum...
Sport
22 February 2024, 10:30
ANGLI - Kushdo që e pëlqen futbollin dhe lundron në internet pothuajse çdo fundjavë, mund të gjejë video të pabesues...
Sport
22 February 2024, 10:00
ANGLI - Përleshjet në një ekip futbolli janë thuajse një dukuri e zakonshme... Megjithatë, që një luftë e till&eu...
Sport
22 February 2024, 09:30
GJERMANI - “Valsi” i trajnerëve po bëhet gjithnjë e më i gjallë dhe, pas njoftimit të Bayern Munich në lid...
Sport
22 February 2024, 09:00
PALESTINE - Gjyqtari ndërkombëtar palestinez Mohamed Khatab dhe familja e tij u vranë pas një bombardimi izraelit, që synoi shtë...
Sport
22 February 2024, 08:30
SHBA - Inter Miami i nisi detyrat në sezonin e ri të MLS me këmbën e djathtë. Lionel Messi ishte sigurisht fytyra e ndeshje...
Sport
22 February 2024, 08:00
SPANJE - Barça barazoi kundër Napolit. Mund të kishin fituar, por përfundoi 1-1, gjë që e lë të hapur ndes...
Sport
22 February 2024, 07:30
ARABIA SAUDITE - Gjyqtari vërshëllen për herë të fundit, duke konfirmuar fitoren e Al Nassr-it (2-0) ndaj Al Fayha-s dhe rrjedhimisht...
Sport
21 February 2024, 22:57
ITALI – Nuk ka fitues në “Diego Armando Maradona”, në përballjen e Napolit me Barcelonën e cila u mbyll në barazim 1-...