15 February 2023, 22:53
Nga DOSJA

ANGLI - Në mes të mbrëmjes së Champions League, të mërkurën mbrëma, Premier League caktoi ndeshjen e madhe në krye të tabelës, mes Arsenalit dhe Manchester Cityt, një ndeshje e vonuar për javën e 12-të. Dhe spektakli nuk mungoi.
Golat e pjesës së dytë nga Jack Grealish dhe Erling Haaland, së bashku me një goditje në pjesën e parë nga Kevin De Bruyne, i dhanë Manchester City një fitore jetike 3-1 ndaj rivalëve të tyre për titull, Arsenalit të Londrës, në ‘Emirates Stadium’, duke i dërguar ‘Citizens’ në krye të ligës për herë të parë këtë sezon, ndonëse ‘Topçinjtë’ kanë një ndeshje më pak.
Bukayo Saka ka barazuar nga pika e penalltisë për Arsenalin, pas golit të De Bruyne, teksa 45 minutat e para u mbyllën në barazim 1-1. Në fillim të pjesës së dytë, Haaland fitoi një penallti për goditjen e Gabrielit, por VAR fshiu gjithçka për pozicionin jashtë loje të norvegjezit.
Më pas erdhën golat e Grealish dhe Haaland, që bënë diferencën dhe i dhanë fitoren 3-1 Manchester Cityt, që kap kreun e renditjes me 51 pikë, ndërkohë që Arsenali ka edhe një ndeshje më pak. Nata në Londër është e ëmbël për Guardiolën, por mallkimi i Arsenalit vazhdon, duke humbur për të njëmbëdhjetën herë radhazi përballë Cityt.
Shijojini golat e ndeshjes:
Minuta e 24-t, De Bruyne shënon 0-1 për ManCityn
Minuta e 44-t, Saka barazon për Arsenalin në 1-1, nga pika e penalltisë
Minuta e 72-të, Grealish shënon dhe 1-2 për ManCityn
Minuta e 82-të, Haanland shënon dhe fikson fitoren 3-1 për ManCityn
B.T (Dosja.al)
Sport
15 February 2023, 21:32
BRAZIL - Në pritje të emrit të zëshëm, dyzet ditë nga ndeshja e radhës zyrtare, Brazili ka zgjedhur një trajner të...
Sport
15 February 2023, 20:21
ITALI - Suedezi nuk është përfshirë në listën e Milanit në Champions League për fazën eliminatore, k&eu...
Sport
15 February 2023, 19:57
ITALI - Shumë është përfolur gjatë gjithë kësaj kohe për largimin e Kumbullës nga Roma. E vetmja gjë që e...
Sport
15 February 2023, 19:51
SHBA - Basketbollisti i famshëm amerikan Michael Jordan i dhuroi 10 milionë dollarë organizatës humanitare “Make-A-Wish” n&...
Sport
15 February 2023, 19:47
SUEDI - Në rrugët e Stokholmit ditën e djeshme është parë një përleshje e ashpër mes dy grupeve huliganësh dhe...
Sport
15 February 2023, 19:40
ITALI - Gioachino Giardina, futbollist i ligës së ulët italiane, tërhoqi vëmendjen me një gol fenomenal nga qendra e fush&eum...
Sport
15 February 2023, 19:33
FRANCE - Skandalet në Federatën Franceze të Futbollit që lidhen me presidentin Noel Le Graet nuk po kaë fund dhe janë pikëris...
Sport
15 February 2023, 19:21
PARIS - Ato ndodhin edhe në ndeshjet e Champions League. Të martën mbrëma, Paris Saint-Germain mirëpriti Bayern M...
Sport
15 February 2023, 18:33
GJERMANI - I famshëm për të qenë një klub me një pozicion të fortë politik, St Pauli, skuadër në Bundeslig&e...
Sport
15 February 2023, 18:14
SPANJE - Toni Kroos ka siguruar se do t’i japi lamtumirën futbollit te Real Madrid. Mesfushori gjerman 33-vjeçar ende nuk e di, nëse...