10 April 2024, 19:00
Nga DOSJA
ITALI - Stefan De Vrij do të marrë një kompensim disa millionësh nga Sports Entertainment Group, ish-agjencia e mbrojtësit holandez të Interit. Lajmi, i raportuar nga gazeta lokale 'Voetbal International', më pas u konfirmua nga mediat kryesore holandeze: ankesa e SEG në fakt u refuzua.
Agjencia ishte dënuar në vitin 2022 për t'i paguar mbrojtësit të ‘zikaltërve’ një dëmshpërblim prej 4.75 milionë eurosh, dënim të cilin ata e apeluan. Por sot, të martën më 9 prill, ankesa mori një opinion negativ nga gjykata e Amsterdamit dhe kompania e themeluar nga ish-drejtori i përgjithshëm i Ajax, Alex Kroes, tani do të duhet të paguajë në arkën e De Vrij një shumë që i kalon 5 milionë euro.
De Vrij, kompensimi disa millionësh: ja detajet…
Mbrojtësi i Interit, i ndihmuar nga avokati Ledure dhe me ‘zikaltrit’ që nga viti 2018, në fakt kishte akuzuar agjencinë e tij të vjetër, se e kishte disfavorizuar gjatë transferimit të tij nga Lazio te klubi milanez.
Sipas asaj që del, SEG ka përfaqësuar edhe interesat e Interit gjatë negociatave të kontratës: e gjithë kjo pa dijeninë e lojtarit. Për këtë arsye agjencia ka marrë një komision prej 9.5 milionë eurosh nga klubi ‘zikaltër’, shumë për të cilën De Vrij është marrë në dijeni shumë më vonë.
Prandaj, gjykata e Amsterdamit vendosi që agjencia Sports Entertainment Group ka shkelur detyrimin e saj për zbulim, duke mos raportuar interesin e saj financiar në transferimin te De Vrij. Gjykata e konsideron gjithashtu të provuar se mbrojtësi i datëlindjes 1992 ka marrë një pagë më të ulët dhe e vlerëson dëmin mbi 5.2 milionë euro: shumë që do t'i rimbursohet.
B.T (Dosja.al)
Sport
10 April 2024, 18:40
SPANJE - Sergio Agüero nuk kishte asnjë dyshim se do të kishte një shfaqje në “Santiago Bernabéu”. ...
Sport
10 April 2024, 18:35
ITALI - Pothuajse 20 vjet më vonë, Flavia Vento ka zbuluar të gjitha detajet e dy lidhjeve të supozuara me Francesc...
Sport
10 April 2024, 18:30
SPANJE - Joao Félix foli sërish për Bernardo Silva në intervistën me ‘Tot Costa’ të Catalunya R&agrav...
Sport
10 April 2024, 18:27
ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo pa të kuqe me Al-Nassr. Portugezi u përjashtua nga loja në fund të ndeshjes gjatë gjysmëfinal...
Sport
9 April 2024, 23:09
SPANJE - Janë luajtur çerekfinalet e para të mëdha të Champions League ku mes tyre kampionët e europës në fuqi të...
Sport
9 April 2024, 22:55
N.F
SPANJE - Luhen ndeshjet e para çerekfinale të Champions League ku finalja e parakohshme mes Realit të Madridit dhe Manchester Cityt ka dhuruar ...
Sport
9 April 2024, 22:06
SPANJE – Luhen ndeshjet e para çerekfinale të Champions League, ku Arsenali kryesues i Premier League pret Bayernin e Mynihut në momentin...
Sport
9 April 2024, 21:47
SPANJE – Luhen ndeshjet e para çerekfinale të Champions League ku finalja e parakohshme mes Realit të Madridit dhe Manchester Cityt ka dh...
Sport
8 April 2024, 22:51
ITALI - Interi nuk fal dhe merr një tjetër fitore, këtë herë në minutat shtesë ndaj Udineses në Friuli, duke rikthyer ...
Sport
8 April 2024, 22:47
GJERMANI - Në Dusseldorf të Gjermanisë, sot dhe nesër, mbahet mbledhja e UEFA-s, ku po shqyrtohet mundësia e rritjes së numrit t&e...