https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
Dirk Nowitzki zbulon aventurën e tij me ish-bashkëshorten aventuriere dhe me shumë borxhe që e çuan në burg!
Por jeta e tij nuk u rregullua ashtu siç duhej. Në kulmin e karrierës iu desh të kalonte një ferr në jetën private. E fejuara e tij në atë kohë u arrestua për mashtrim.
18 March 2023, 14:02Nga DOSJA
SHBA - Dirk Nowitzki nuk është vetëm një nga basketbollistët më të mirë të të gjitha kohërave. Gjermani i famshëm është një nga sportistët më të përulur dhe më të denjë.
Por jeta e tij nuk u rregullua ashtu siç duhej. Në kulmin e karrierës iu desh të kalonte një ferr në jetën private. E fejuara e tij në atë kohë u arrestua për mashtrim.
Crystal Taylor u arrestua nga autoritetet amerikane më 6 maj 2009, në shtëpinë e Dirk. Policia iu paraqit asaj me dy urdhërarreste, i pari për shkelje të lirimit me kusht dhe i dyti për vjedhje tarifash shërbimi.
Gjithçka nisi me vendimin e Holger Geschwindner, trajnerit gjerman që u punësua si mentor i të riut Nowitzki, për të kontrolluar Taylor dhe marrëveshjen paramartesore që ajo duhej të nënshkruante me Dirk. Ai nuk e ka pëlqyer vajzën që në fillim dhe ka dyshuar se ajo fshihte diçka nga e kaluara e saj.
Hetimi hapi një "kuti të Pandorës". Dirk dhe Krystal u fejuan në korrik 2009 dhe Nowitzki i bleu asaj një unazë me vlerë 250,000 dollarë.
Megjithatë, një hetim më vonë zbuloi se Taylor kishte një përfshirje të mëparshme me krimin. Pesë vjet më parë, ajo i detyrohej një dentisti deri në 20,000 dollarë për shërbime.
Ajo gjithashtu kishte një borxh prej 330,000 dollarë nga martesa e saj e mëparshme.
Dhe e gjithë kjo vjen pas vitit 1999, kur ajo u dënua me kusht për falsifikim dokumentesh.
Për ta kthyer jetën e Dirk në ferr, Krystal bëri një përpjekje duke pretenduar se ishte shtatzënë në kohën kur u arrestua në shtëpinë e Nowitzki. Megjithatë, të dhënat e burgut mohuan pretendimet e saj.
Vetë Nowitzki ishte aq i thyer sa për një kohë të gjatë nuk donte të dilte në publik, jashtë lojërave.
Për fatin e tij, pas errësirës i erdhi drita. Dirk u takua me Jessica Olson, me të cilën u martua në vitin 2012. Një vit më parë, ai fitoi një unazë kampionati në NBA me Dallasin.