Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Partizani triumfon 2-3 në “Loro Boriçi” në një sfidë dramatike, ku fitorja u vendos vetëm në sekondat e fundit. Të kuqtë arrijnë fitoren e parë në Superiore, ndërsa Vllaznia zhgënjen…

SHKODER - Partizani ka marrë një fitore dramatike në “Loro Boriçi”, duke mposhtur Vllazninë me rezultatin 2-3 në një ndeshje që pati gjithçka dhe u vendos vetëm në minutat shtesë.
Të kuqtë kaluan dy herë në avantazh, u barazuan nga vendasit, humbën një penallti, por arritën të shënonin nga pika e bardhë në përsëritjen e saj.
Ndeshja nisi në mënyrë perfekte për Partizanin. Vetëm në minutën e 4-t, Fadairo mori topin në mesfushë dhe lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në trekëndëshin e portës së Avramit.
Vllaznia reagoi menjëherë dhe nisi të shtyjë përpara. Presioni i shkodranëve u shpërblye në minutën e 21-të, kur pas një goditjeje këndi, Vata u përplas me topin dhe e dërgoi atë në portën e tij.
Vendasit patën mundësi të përmbysnin rezultatin, por Qirko ishte në lartësinë e duhur. Në minutën e 40-të, portieri i Partizanit ndali një goditje të fortë të Balajt, duke mbajtur skuadrën e tij në lojë.
Kur pjesa e parë po shkonte drejt fundit, Partizani goditi sërish. Në minutën e katërt shtesë, Bintsouka nisi një kundërsulm të shpejtë dhe gjeti Aliun, i cili nuk gaboi përballë Avramit duke rikthyer avantazhin e të kuqve. 1-2 për Partizanin në pushim.
Në pjesën e dytë, Vllaznia u shfaq më agresive dhe kërkoi menjëherë barazimin. Ai erdhi në minutën e 57-të, pas një gabimi të portierit Qirko. Ky i fundit grushtoi gabimisht një top në zonë dhe sfera përfundoi te Musta, i cili e dërgoi me lehtësi në portën e boshatisur.
Me rezultatin 2-2, ndeshja u bë edhe më e hapur. Të dyja skuadrat patën mundësi për të shënuar, ndërsa Partizani iu afrua golit në minutën e 64-t me Aliun. Sulmuesi u shfaq përballë Avramit dhe tentoi shtyllën e largët, por portieri i Vllaznisë reagoi mirë.
Rasti më i madh i vendasve erdhi në minutën e 79-të. Tounkara gjuajti drejt portës, por Qirko i mohoi golin. Musta mori më pas topin dhe tentoi ta dërgonte në rrjetë, por Janjeva ndërhyri në momentin e fundit dhe shpëtoi Partizanin.
Dhe kur gjithçka dukej se do të mbyllej në barazim, drama nisi në minutën e parë të shtesës. Partizani fitoi një penallti dhe pa përpara një mundësi të artë për të marrë fitoren. Përgjegjësinë e mori përsipër Sidibe, por goditja e tij u ndal nga portieri Avram.
Megjithatë, aksioni nuk përfundoi aty. Musta, i cili largoi topin pas pritjes së portierit, kishte hyrë më herët në zonë. Arbitri Lata sinjalizoi përsëritjen e penalltisë, duke i dhënë Partizanit një tjetër mundësi nga pika e bardhë.
Këtë herë përgjegjësinë e mori përsipër Human. Futbollisti i Partizanit tregoi qetësi dhe me një goditje të zgjuar arriti të mposhtë portierin e Vllaznisë, duke shënuar golin e fitores.
Kështu, Partizani triumfon 2-3 në “Loro Boriçi” në një sfidë dramatike, ku fitorja u vendos vetëm në sekondat e fundit. Të kuqtë marrin një sukses të rëndësishëm pas një ndeshjeje ku e panë dy herë avantazhin t’u barazohej, ndërsa Vllaznia largohet me duart bosh pas një fundi tepër të hidhur.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Pas një pjese të parë pa gola, ritmi i ndeshjes u rrit ndjeshëm pas pushimit. Napoli kaloi në avantazh në minutën e...
KURBIN - Teuta ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Laçit, duke triumfuar 3-1 në sfidën e...
UEFA ka marrë masa disiplinore ndaj dy klubeve nga rajoni, Crvena Zvezdës dhe Boracit të Banja Llukës, pas incidenteve të regjistruara ...
FRANCE - A e mbani mend Folarin Balogun? Sulmuesi amerikan bëri bujë për kartonin e kuq të revokuar në Kupën e Botës 2...
ITALI - "Ky Inter krahasuar me ekipin fitues të tripletës? Pas gjashtëmbëdhjetë vitesh, nuk ka pasur një ekip si i yni: kishim g...
DURRES - Një mini-stadium i ri po i shtohet infrastrukturës sportive të qarkut të Durrësit. Në Katundin e Ri, punimet për n...
Marcelo Brozovic ITALI - A është mbyllur afati i transferimeve? Jo tamam! Me afatin e transferimeve të verës të mbyllur p&eum...
ITALI - Mesfushori Ardon Jashari, me origjinë shqiptare, nuk është pjesë e fushatës së blerjeve të 2026 te Milanit, e megji...
ITALI - Befasia me Mario Mitajn vazhdon në Itali. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare nuk u aktivizua as në javën e tretë të S...
SHBA - Në orët e fundit, kemi qenë dëshmitarë të një kapitulli të ri në betejën e vazhdueshme kundër Pr...