LIVE UPDATES
Politike

"Asambleja, një turp! Nga sot nuk do hesht më"/ Pas përjashtimit nga PS, Ndreca: Rama vuri veten mbi partinë! Pse i thërret socialistët kur i fyen?

Ai thekson se nuk ka kryer asnjë shkelje statutore dhe se deklaratat e tij publike kanë qenë pjesë e detyrës profesionale si avokat i Erion Veliajt, duke përcjellë qëndrimet e ekipit mbrojtës. Ndreca kundërshton gjithashtu akuzat e Ramës lidhur me rolin e tij në Bashkinë e Tiranës dhe pretendimet për shtrembërimin e rrëfimit të Veliajt mbi takimin me ministrin Toni Gogu.

23 November 2026, 11:23 Nga DOSJA

"Asambleja, një turp! Nga sot nuk do hesht më"/ Pas

TIRANË-  Avokati Plarent Ndreca ka reaguar pas përjashtimit nga Partia Socialiste, duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama se ka vendosur veten mbi partinë dhe ka shkelur statutin e saj. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ndreca e ka cilësuar mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare dhe Asamblesë së Tiranës si një turp për Partinë Socialiste, ndërsa kundërshton mënyrën se si Rama ka tentuar të imponojë përjashtimin e tij pa një vendimmarrje nga strukturat përkatëse.

Ai thekson se nuk ka kryer asnjë shkelje statutore dhe se deklaratat e tij publike kanë qenë pjesë e detyrës profesionale si avokat i Erion Veliajt, duke përcjellë qëndrimet e ekipit mbrojtës. Ndreca kundërshton gjithashtu akuzat e Ramës lidhur me rolin e tij në Bashkinë e Tiranës dhe pretendimet për shtrembërimin e rrëfimit të Veliajt mbi takimin me ministrin Toni Gogu.

Në reagimin e tij, ai sqaron se nuk ka pasur kompetenca për emërime apo shkarkime në Bashkinë e Tiranës dhe se rrëfimin e Veliajt për takimin me Gogun e ka përcjellë siç ia ka dhënë vetë klienti i tij. Në fund të reagimit, Ndreca thekson se nuk do të tërhiqet nga mbrojtja ligjore e Erion Veliajt dhe se, përtej detyrës si avokat, tashmë do të flasë edhe si socialist, duke mos pranuar, që bindjet politike dhe ushtrimi i profesionit të diktohen nga vullneti i kryetarit të partisë.

Postimi i plotë i Ndrecës:


Të nderuar miq,

Të dashur socialistë,

Kush i ka ndjekur me kujdes daljet e mia publike, duhet ta ketë kuptuar se jam përpjekur ta mbaj të ndarë punën time si avokat i Erion Veliajt nga qëndrimet e mia si socialist. Si avokat, kam përcjellë me besnikëri qëndrimet e ekipit mbrojtës për çështjen Veliaj. Si socialist, si ish-deputet i Partisë Socialiste, si kandidat në listën e saj dhe si drejtues politik i Njësisë 14 në Tiranë, kam zgjedhur të përmbahem.

Por përmbajtja e ka një kufi dhe ai u kalua kur Kryeministri përdori dy herë foltoren e kryetarit të partisë për të më ndëshkuar politikisht për qëndrimet që kam mbajtur në ushtrimin e profesionit tim.

 
Prandaj sot po ju flas edhe si socialist.

Së pari, për partinë dhe statutin e saj.

Mbledhjet e fundit të Asamblesë Kombëtare dhe të Asamblesë së Tiranës ishin një turp për Partinë Socialiste të Shqipërisë. Partia u kthye 35 vjet pas, fiks në kohën e fishkëllimave kundër Dritëroit.

Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer. Me qetësinë dhe durimin që i takojnë një kryetari, mund t’i kishte dëgjuar arsyet pse nuk ishin me të gjatë protestave. Por iu hakërrye, i quajti “m…ër” dhe e vuri veten mbi partinë. Po nëse e mban veten më të madh se partia, pse i mbledh asambletë? Pse i thërret socialistët, kur i quan “m…ër” dhe nuk ua dëgjon dot “p…dhët”? Pse nuk del vetëm në zgjedhje? Pse nuk i merr vetë votat?

Foli për mua në Asamblenë Kombëtare. Mori përsipër të ushtronte kompetenca që nuk i takojnë dhe shkeli statutin që, si kryetar i partisë, duhej ta respektonte i pari. Asambleja nuk mori asnjë vendim për përjashtimin tim nga “kjo shtëpi”, siç e quan ai. Të shtunën, për herë të dytë, Edi Rama u përpoq ta impononte vetë një vendim të tillë, duke anashkaluar strukturat që janë aty për të mbajtur çdo socialist në hullinë e statutit.

Po çfarë shkeljeje statutore kam bërë unë? Askush nuk artikuloi qoftë edhe një të vetme.

Kam bërë punën time si avokat, duke përcjellë publikisht qëndrimet e ekipit mbrojtës ndërkombëtar të Erion Veliajt, përfshirë pretendimet ndaj veprimeve të Edi Ramës si Kryeministër, të paraqitura në Gjykatën e Strasburgut. Janë pretendime juridike, mbi të cilat vendos gjykata, jo Kryeministri apo Asambleja e Partisë Socialiste.

Por që kur përkatësia në Partinë Socialiste kushtëzohet nga detyrimi për t’i dhënë gjithmonë të drejtë kryetarit? Që kur mospajtimi me të përbën shkelje statutore dhe ushtrimi i profesionit të avokatit bëhet shkak për ndëshkim politik? Edi Rama ka të drejtë t’i kundërshtojë pretendimet e mbrojtjes me argumente, por jo ta zëvendësojë përballjen me to në goditje politike për avokatin që i përcjell.

Unë nuk kam lejuar që përkatësia ime politike të më diktojë kë të mbroj si avokat dhe nuk pranoj që profesioni im të më diktojë përkatësinë politike. Kjo nuk është vetëm çështja ime, por e çdo socialisti që beson se Partia Socialiste është një bashkim njerëzish të lirë, ku Statuti qëndron mbi vullnetin e kryetarit, jo e kundërta.

Së dyti, për rolin tim në raport me Bashkinë e Tiranës.

Meqë Kryeministri solli në foltoren e partisë thashethemet që qarkullojnë në korridoret e tij politike dhe siç duket, kohët e fundit, ka shumë njerëz që i fryjnë në vesh informacione të gabuara, nuk po them se “gënjen si derri”, por një gjë është e sigurt: asgjë nga ato që tha nuk është e vërtetë.

Si drejtues politik i Njësisë 14, i kam përcjellë me shkresa Bashkisë dhe qeverisë problemet që më kanë ngritur qytetarët e zonës. E kam bërë sepse e kam për detyrë t’u jap zë njerëzve që më drejtohen. Për vijimin e kësaj detyre vendosin strukturat e partisë, sipas statutit të saj. Kur të më njoftohet vendimi sipas statutit, ose kur Partia Socialiste të regjistrohet në kadastër si pronë private e Edi Ramës, do ta respektoj.

Sa për emërimet dhe shkarkimet në Bashkinë e Tiranës, unë nuk kam emëruar e nuk kam shkarkuar askënd dhe as mund ta bëj, edhe po të dua. Vendimet i ka marrë Erion Veliaj dhe përgjegjësinë për to e mban ai. Por nëse Edi Rama do të sigurohet për vullnetin e “shokut” të tij (siç e quan në asamblenë e mbyllur), mund të shkojë e ta pyesë vetë. Jo natën e me kapele, por hapur, në mes të ditës.

Së treti, për “gënjeshtrën” time mbi takimin e Toni Gogut me Erion Veliajn.

Në Asamblenë Kombëtare, Edi Rama tha se kam gënjyer dhe se kam shtrembëruar atë që është thënë në takimin e Toni Gogut me Erion Veliajn.

Po çfarë kam shtrembëruar? Erion Veliaj ma ka dhënë rrëfimin e tij me shkrim. Unë e kam përcjellë publikisht, duke thënë se ishte rrëfimi i tij. Nuk kam thënë kurrë se isha aty apo se e dëgjova vetë bisedën. Meqë ra fjala, e besoj plotësisht atë që më ka treguar.

Nëse Edi Rama thotë se e kam shtrembëruar rrëfimin e klientit tim, le të tregojë cilën fjalë kam shtuar, cilën kam hequr ose cilës ia kam ndryshuar kuptimin. Nëse kundërshton vetë rrëfimin e Erion Veliajt, le të tregojë mbi ç’prova mbështetet. A ishte vetë në takim? A kishte dijeni paraprakisht? A i kishte dhënë porosi ministrit? Ai që flet me kaq siguri duhet të jetë në gjendje të na thotë nga i vjen kjo siguri.

Erion Veliaj ka kërkuar hetim për pretendimet e tij se ministri e ka shantazhuar dhe e ka kërcënuar në emër të Kryeministrit. Kryeministri mund të ndërmerrte një hetim qeveritar ose, si drejtues i shumicës, të mbështeste një hetim parlamentar. Por për kërkesën e hetimit heshti.

Dhe tani, për mua.

Unë jam socialist sepse besoj te demokracia, te shteti i së drejtës, te solidariteti dhe te progresi. Besoj te një familje politike me histori, që jeton përmes njerëzve të saj. Socialistët që e ngritën Edi Ramën aty ku është, unë i kam miq, shokë dhe bashkëpunëtorë. Ata nuk janë as bujkrobër, as skllevër dhe as ushtarë.

Sigurisht, jam edhe avokat dhe deri dje, në sytë e Edi Ramës, isha i paparë. Sot, që rrethanat ndryshuan, jo për shkakun tim, nuk jam dhe aq. Me sa duket, edhe avokati i Erionit duhet të jetë në rreshtin partiak. Madje edhe doktorin e Erionit duhet ta caktojë partia dhe t’i tregojë se si t’ia operojë këmbën.

Ia kam thënë dhe po e përsëris. As më lëkund, as më dikton dhe as më impresionon dot. Për aq kohë sa Erion Veliaj dëshiron që unë të jem avokati i tij, do t’i qëndroj pranë dhe do t’i mbroj interesat me gjithë përkushtimin tim.

Kështu ma kërkon betimi im profesional, solidariteti si socialist dhe thirrja njerëzore që më vjen nga të gjallët e të vdekurit e atyre anëve ku i kam rrënjët.

Por që nga sot do të jem edhe një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën beson.

Sondazh

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...