LIVE UPDATES
Sport

Drejtuesit e Fenerbahçes mbështesin José Mourinhon pas polemikave me Galatën…

Në vazhdën e polemikave të shkaktuara nga komentet e José Mourinhos pas ndeshjes kundër Galatasaray, drejtorët e Fenerbahçes i erdhën në ndihmë trajnerit të tyre në një deklaratë të publikuar të martën. Ata denoncuan një fjali "të marrë qëllimisht jashtë kontekstit dhe të shtrembëruar në mënyrë mashtruese".

25 February 2025, 22:27 Nga DOSJA
Drejtuesit e Fenerbahçes mbështesin José Mourinhon pas

TURQI - Ndërkohë që dihet se derbi mes Galatasarayt dhe Fenerbahçes është një nga më të nxehtit në botën e futbollit, ai i së hënës, më 24 shkurt, ishte padyshim pak më i nxehtë se zakonisht.

“Faji” qëndron në një të kaluar të rëndë mes dy skuadrave, përkatësisht të para dhe të dyta në Super Lig, rreth arbitrimit. Në këtë kontekst, ishte arbitri slloven që u zgjodh për të qetësuar debatin: Slavko Vinçiç me përvojë, me tetë ndeshje në Champions League këtë sezon.

Një emërim që José Mourinho nuk mungoi ta përgëzojë në konferencën për shtyp pas ndeshjes, edhe nëse skuadra e tij nuk mund të bënte më mirë se një barazim dhe mbetet gjashtë pikë prapa rivalëve të mbrëmjes: 

“Pas ndeshjes, e falënderova Slavko Vincicin që ka arbitruar këtë ndeshje të madhe. Nëse do të kishte qenë një arbitr turk, do të ishte një fatkeqësi e plotë. (...) Pankina e Galatasaray po kërcente si majmunët pas çdo vendimi të mirë”,- tha ai.

Kjo fjali e fundit shkaktoi zemërimin e drejtuesve të “Cimbom”, të cilët në një deklaratë për shtyp të shoqëruar me sloganin “Thuaj jo racizmit” njoftuan synimin e tyre për të bërë një ankesë në prokurori, UEFA dhe FIFA për komentet e cilësuara si “raciste”.

Nga ana e tij, trajneri i Galatës, Okan Buruk, ka preferuar të ngacmojë homologun e tij: “Pas ndeshjes i thashë se kishte bërë më keq se gjyqtarët turq. Mourinhos iu desh shumë kohë për të qarë! E qara... Ai është i famshëm për të qarat e tij. Madje ka shkuar të qajë në dhomën e arbitrave! Lëreni të vazhdojë të qajë!”

Këtë të martë, në një deklaratë të publikuar në rrjetet e saj sociale, Fener mbrojti trajnerin e saj portugez, duke e gjykuar deklaratën "të marrë qëllimisht jashtë kontekstit dhe të shtrembëruar në mënyrë mashtruese", ndërsa njoftoi ushtrimin e "të drejtave të tyre ligjore".

Deklarata e plotë për shtyp

“Ne e konsiderojmë të nevojshme ta lëshojmë këtë deklaratë në lidhje me një çështje që dominoi në rendin e ditës pas ndeshjes mes ekipit tonë të futbollit dhe Galatasaray. Një vërejtje pas ndeshjes e bërë nga trajneri ynë, Jose Mourinho, u hoq qëllimisht nga konteksti dhe u shtrembërua në mënyrë mashtruese.

Siç mund ta shohë çdo njeri i arsyeshëm, shprehja e përdorur nga Jose Mourinho kishte për qëllim vetëm të përshkruante reagimin e tepruar të stafit teknik të ekipit kundërshtar ndaj vendimeve të arbitrit gjatë ndeshjes.

Këto komente në asnjë mënyrë nuk mund të barazohen me racizëm. Çdo përpjekje për ta portretizuar këtë deklaratë si një vërejtje raciste është krejtësisht dashakeqe. Njoftojmë publikun se do të ushtrojmë të drejtat tona ligjore ndaj kësaj akuze të pabazë, e cila synon të largojë konkurrencën jashtë fushës, të ndryshojë axhendën dhe të manipulojë perceptimin publik”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...