LIVE UPDATES
Sport

Duka: “Kalimi në play-off, historik. Anglia e vështirë, por në futboll ndodh gjithçka”...

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar u shpreh se objektivi i skuadrës në këto kualifikuese u arrit, pavarësisht vështirësive, duke qenë se në grup bëjnë pjesë ekipe si Anglia, Serbia, Letonia dhe Andorra.

15 November 2025, 10:26 Nga DOSJA

Duka: “Kalimi në play-off, historik. Anglia e vështirë, por

TIRANE - Kombëtarja shqiptare siguroi për herë të parë pjesëmarrjen në fazën play-off të një kampionati botëror. Fitorja 0-1 në transfertën e Andorrës vlejti shumë më tepër sesa tri pikë. Ajo vulosi një vend të sigurt në play-off-et e Botërorit të ardhshëm. Në një intervistë për Telegrafi, presidenti Armand Duka tregoi emocionet e këtij momenti historik në Andorra dhe nënvizoi rëndësinë e kësaj fitoreje.

Kreu i qeverisë së futbollit u shpreh se objektivi i skuadrës në këto kualifikuese u arrit, pavarësisht vështirësive, duke qenë se në grup bëjnë pjesë ekipe si Anglia, Serbia, Letonia dhe Andorra.

Ndër të tjera, presidenti Duka vlerësoi ndeshjen ndaj Serbisë, si një prej më të bukurave të këtyre kualifikueseve dhe foli për sfidën e nesërme kundër Anglisë në “Air Albania”, si edhe për play-off-in dhe kundërshtarët e mundshëm.

- Z. Duka, Shqipëria për herë të parë në histori është kualifikuar në play-off të Kupës së Botës. Çfarë do të thotë personalisht për ju kjo arritje dhe si e përjetuat momentin e siglës së kualifikimit?
- Ishte një fitore e rëndësishme dhe e dinim shumë mirë që ishte e vështirë. Pavarësisht besimit që kishim te fitorja, djemtë kishin presion. Të them të drejtën, edhe unë si skuadra isha në presion, deri në momentin që Asllani shënoi golin dhe më pas besoj se u qetësuam jo vetëm ne aty, por të gjithë shqiptarët kudo ndodhen. Një emocion i veçantë, i pashpjegueshëm me fjalë. Çdo kualifikim, qoftë ai në finalet e Europianit më parë por edhe ky tashmë në play-off ka gjithmonë emocionet e veta dhe ndryshon njëra nga tjetra. Emocione të bukura. Por kualifikimi në play-off të Kampionatit Botëror është historik për ne dhe besoj se të gjithë duhet të ndihemi me fat që jetojmë në këtë epokë.

- Kur u hodh shorti dhe Shqipëria rezultoi në një grup me Anglinë dhe Serbinë, a keni pritur që do ta mbyllim këtë kualifikim si vendin e dytë?
- Në fakt, objektivi ynë ka qenë vendi i dytë. E dinim se me Anglinë do e kishim shumë të vështirë. Jo të pamundur, pasi në futboll ndodh gjithçka, por e dinim që do ishte e vështirë. Me Serbinë kishim ndeshje vërtetë sensitive, por përballjet direkte i kishim me ta. ashtu sikurse duhet vlerësuar edhe Letonia e Andorra. Mos të harrojmë barazimin në Letoni sepse e kam thënë dhe vazhdoj ta them që nuk ka më ekipe të lehta. E kam besuar, sepse kam parë çdo përgatitje të skuadrës dhe kam qenë në çdo grumbullim. Kam parë dëshirën, grintën e skuadrës për të bërë përpara dhe për të besuar në ëndrrën që ta kanë. Ne themi që Botërori është ëndrra e çdo shqiptari, por në fakt më shumë se sa e jona, është ëndrra e këtyre futbollistëve që jetojnë me futbollin.

- Në tërë këto kualifikuese cilën ndeshje e veçon si më të mirën që Shqipëria e ka zhvilluar?
- Pa dyshim që do të vlerësoja dy ndeshjet me Serbinë. Atë në “Air Albania” më 7 qershor dhe atë të kthimit më 11 tetor ku ne edhe fituam. Nuk do të doja t’i ndaja pasi realisht kam parë një ekip që ishte e etur për fitore, pavarësisht barazimit në Tiranë. Por në përgjithësi, përveç barazimit në Letoni që realisht na la shije të keqe të gjithëve, të gjitha ndeshjet e ekipit kombëtar në këtë fushatë kanë qenë për t’u shijuar.

- Ka mbetur edhe një përballje ndaj Anglisë, me një fitore - Shqipëria ngjitët në vazon e dytë. A beson se kuqezinjtë mund t’i tregojnë botës një tjetër befasi, pasi Anglia ende jo vetëm që nuk ka lëshuar pikë, por nuk di as të pranojë gol?
- Të them të drejtën, nga kjo skuadër mund të pritet gjithçka. Jo vetëm nga skuadra, por është le të themi si një ligj i futbollit që çdo rezultat mund të ndodhë pasi futbolli është i pa parashikueshëm. Kështu që unë dua të besoj që pse jo, ndaj Anglisë mund të provojmë të jemi ne fituesit. Edhe pse ta pranojmë që po luajmë ndaj finalistëve të Europianit të fundit dhe një nga top 5 ekipeve më të mira në botë.

- Cilët do të ishin kundërshtarët që ju do t’i dëshironit në gjysmëfinale të play-off-it? Një revansh i mundshëm me Italinë në finale të play-offit?
- Nuk do të veçoja një emër, të gjithë kundërshtarët janë të vështirë. Edhe Andorra që të gjithë e mendojnë një ekip të lehtë, në fakt nuk është ashtu. Nuk ka më ekipe të lehta. Unë vetëm dua të besoj te kjo skuadër do të vazhdojë të na suprizojë siç bën gjithmonë. Italia? Jemi përballur edhe më herët. Madje i kemi shënuar edhe golin më të shpejtë në Europian me Nedim Bajramin, që gjithashtu është gol rekord në historinë e një Europiani. Nuk i dihet, mund edhe ta kemi përballë. Ne do të luajmë shanset tona përballë çdo ekipi.

- Për fund, a besoni se këtë herë Shqipëria mund ta realizojë ëndrrën dhe ta sigurojë Botërorin për herë të parë në histori?
- Pas kualifikimit në fazën play-off të Botërorit, unë besoj se kjo skuadër mund të bëjë çdo gjë. Por për momentin duhet t’i gëzohemi këtij rezultati dhe play-offit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë