11 September 2023, 12:48
Nga DOSJA
TIRANE - Shqipëria merr një fitore historike përballë Polonisë në ‘Air Albania’ duke i mposhtur rivalët me rezultatin e pastër 2-0. Pas ndeshjes, presidenti i FSHF, Armand Duka tregoi emocionet e kësaj skuadre.
“Fitore shumë e mirë, dua t’i falenderoj të gjithë , trajnerin, stafin, lotjarët, tifozët por edhe policinë e shtetit. Këta lojtarë meritojnë gjithçka. Nuk ka sesi të mos lotosh nga gëzimi. Kjo kombëtare po na dhuron shpesh emocione të tilla. E kemi ngritur stekën shumë, nëse marrim ndonjë barazim do t’i shajmë (qesh).”
Më tej numri 1 i futbollit shqiptarë shtoi: “Cdo tur varet nga të gjithë, nëse jemi pozitiv këtë energji marrin edhe djemtë. Kur e mendoj tani, kam patur frikë kot pasi nuk na rrezikuan fare. Vlerësimi sot është më shumë se 10, jemi më të mirët e grupit, humbëm një ndeshje në Poloni që nuk duhej ta humbnim. Duhet të kemi parasysh që kemi edhe 3 finale. Ne tani mendojmë Çekinë, sot festojmë të gjithë. Çekia është më e mirë se Polonia dhe nuk ka vend për eufori. Të gjithë kanë të drejtë të festojnë.”
“Tre herë e kam parë intervistën e Dakut kur qau dhe tre herë kam qarë po vetë unë. Te goli i sotëm ishte fantastik, sulmues rrace. Goli Aliajt apo i Asanit? Të dy ishin fantastikë, nuk mund t’i harroj.”
“A jemi në rrugën e duhur? Niveli ka progresuar goxha. Kam besim te kjo Kobmëtare. Nuk themi që jemi më mirë se Polonia e Çekia por ballafaqohemi me to. Lojtarët janë të nivelit të lartë, marrin minuta. Shumë prej tyre luajnë në Serie A. Kanë të ardhme të sigurtë.”
B.T (Dosja.al)
Sport
11 September 2023, 12:34
TIRANE - Bereszynski ishte një tjetër futbollist i Polonisë që është shfaqur jo pak i mërzitur pas ndeshjes kundër Shqip...
Sport
11 September 2023, 12:24
TIRANE - Një ngjare mjaft emocionuese ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pas përfundimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Polonisë. ...
Sport
11 September 2023, 11:40
FILIPINE - E pamposhtur në kompeticion me tetë fitore nga tetë ndeshje, Gjermania fitoi kurorën e saj të parë në Ku...
Sport
11 September 2023, 11:17
SHBA - Serbi Novak Djokovic tashmë mban rekordin për numrin e Grand Slam-eve të tenisit të fituar nga çdo lojtar mashkull në...
Sport
11 September 2023, 09:30
ITALI - Emri Juventus është i ndërthurur me familjen Agnelli dhe anasjelltas, por ka shumë mundësi që kjo marrëdh&e...
Sport
11 September 2023, 09:00
GJERMANI - Hansi Flick nuk është më trajner i Gjermanisë. Ai u shkarkua si pasojë e rezultateve të tmerrshme, pas h...
Sport
11 September 2023, 08:30
Luis Rubiales
SPANJE - Luis Rubiales, në një intervistë të dhënë për gazetarin britanik Piers Morgan, njoftoi dorëh...
Sport
11 September 2023, 08:00
TIRANE - Kombëtarja polake zhvilloi një tjetër ndeshje të tmerrshme gjatë mandatit të Fernando Santos. Pas humbjeve ndaj &Cce...
Sport
11 September 2023, 07:30
TIRANE - Pas fitores 2-0 të Shqipërisë ndaj Moldavisë, për SuperSport foli edhe Jasir Asani, autor i golit të parë. Sulmuesi ...
Sport
10 September 2023, 23:55
TIRANE - Trajneri Sylvinho ndan fitoren me tifozerinë kuqezi, të cilët e falënderon për mbështetjen fantastike dhe ambientin e kri...