18 March 2026, 08:00
Nga DOSJA

TIRANE - Ish-lojtari i Lushnjës dhe Egnatias, James Ayinde, është ndarë nga jeta në moshën 24-vjeçare, pasi nuk ka arritur të fitojë betejën me një sëmundje të pashërueshme.
Sulmuesi nigerian vuante nga kanceri në veshka dhe nuk ka rritur të fitojë ndeshjen më të rëndësishme të jetës së tij. Klubi lushnjar ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale për këtë ngjarje tragjike. “Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-lojtarit tonë, James Ayinde.
James veshi me krenari fanelën e KF Lushnja, duke dhënë kontributin e tij në fushën e lojës dhe duke lënë kujtime të paharruara te tifozët dhe gjithë komuniteti sportiv lushnjar. Ai do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, pasionin dhe shpirtin luftarak që tregoi në çdo ndeshje. Sot, klubi ynë humbi jo vetëm një ish-futbollist, por një njeri të mirë që ishte pjesë e familjes sonë.
KF Lushnja i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën. U prehsh në paqe, James Ayinde!”, shkruhet në njoftimin e klubit myzeqar.
Për këtë ngjarje të trishtë njerëzore ka reaguar edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka në faqen e tij zyrtare në facebook.
“Një djalë i ri, me ëndrra dhe pasion për futbollin, që luftoi me forcë deri në fund në betejën më të vështirë të jetës së tij. Kontributi i tij me fanelën e Egnatias dhe më pas me KF Lushnja do të mbetet gjithmonë pjesë e kujtesës së futbollit shqiptar.
Në këto momente të vështira, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ayinde, të afërmve, miqve dhe gjithë komunitetit të futbollit që e njohu dhe e vlerësoi.
U prehtë në paqe.”

B.T (Dosja.al)
Sport
18 March 2026, 07:30
MAROK - Në Kupën e Kombeve të Afrikës, siç e dimë, çdo gjë mund të ndodhë, por këtë her&e...
Sport
17 March 2026, 23:44
ANGLI - Tifozët e Chelseat ëndërronin një rikthim kundër kampionëve në fuqi të Evropës, PSG-së. Ata madje ki...
Sport
17 March 2026, 23:23
ANGLI - Pas një barazimi 1-1 në Gjermani të mërkurën e kaluar, Arsenali shfrytëzoi mundësinë për të arr...
Sport
17 March 2026, 23:06
ANGLI - Seria e Manchester Cityt, tashmë e dëmtuar nga humbja 3-0 në ndeshjen e parë, u ndërpre menjëherë. Real M...
Sport
17 March 2026, 21:38
Maximiliano Araujo nuk e fshehu emocionin e tij kur festoi golin e tij kualifikues në ndeshjen Sporting-Bodö/Glimt
PORTUGALI - Rui Borges kishte ...
Sport
17 March 2026, 17:46
Nga Endi Tufa
TIRANE - Kanë mbetur saktësisht 10 ditë nga momenti kur Kombëtarja shqiptare do të zbresë në tapetin e gjelb&e...
Sport
17 March 2026, 17:31
TIRANE - Kategoria Superiore ka hyrë në fazën e fundit të saj dhe Faza e ‘Final 4’ po afron gjithnjë e më shumë. ...
Sport
17 March 2026, 17:12
Gianni Infantino në një aktivitet të FIFA-s
ZVICER - FIFA ka njoftuar një marrëveshje me YouTube, për ta b&eum...
Sport
17 March 2026, 16:53
Lojtaret iraniane në aeroport…
AUSTRALI - Kriza në futbollin e femrave iraniane ka marrë një kthesë tjetër. ...
Sport
17 March 2026, 16:35
FRANCE - Imane Khelif bëhet profesioniste. Boksierja algjeriane, e cila fitoi medaljen e artë olimpike në Paris në kate...