14 September 2024, 21:03
Nga DOSJA

ITALI - Një dëmtim i pësuar në seancën e parë stërvitore, bëri që mbrojtësi kuqezi Berat Gjimshiti, njëherësh edhe kapiten i Kombëtares shqiptare, të lihej jashtë nga trajneri Sylvinho dhe të kthehej në Itali për të rikuperuar pas kësaj situate.
Mendohej se ai mund të humbte disa ndeshje me Atalantën, përfshirë edhe atë të Ligës së Kampioneve ndaj Arsenalit.
Por për fat, Gjimshiti duket se i ka kaluar problemet fizike dhe është përfshirë në listën e futbollistëve të grumbulluar nga Gasperini që për ndeshjen e nesërme ndaj Fiorentinës, duke qenë në dispozicion të trajnerit.
“Kolasinaç dhe Gjimshiti vijnë në formë jo më optimale për këtë ndeshje, por të gjithë ata që janë grumbulluar, janë të gatshëm për t’u aktivizuar”, tha Gasperini sot para gazetarëve, duke konfirmuar kësisoj se mund të kishte minuta në fushë edhe për kapitenin kuqezi, i cili është kthyer në një nga pikat kyçe të skuadrës së tij.

B.T (Dosja.al)
Sport
14 September 2024, 20:39
GJERMANI - Pas një fillimi të ngadaltë të sezonit, Stuttgart startoi një fillim të mire, duke fituar 3-1 në Mönchengla...
Sport
14 September 2024, 20:09
TURQI - Pas ndeshjes mjaft të mirë të zhvilluar kundër Ukrainës, sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Rei Manaj, është rikthy...
Sport
14 September 2024, 18:48
ANGLI - Kundër Brentford, gjithçka nuk ishte e lehtë për Manchester Cityn. Rezultati hapës shumë i hershëm i Yoane Wissa ...
Sport
14 September 2024, 18:05
BRAZIL - Në vitet që luajti me Atlético Madrid, Chelsea, Wolves, apo kombëtaren spanjole, përveç shumë golave...
Sport
14 September 2024, 17:47
ITALI - Një tjetër shaka e fundit për Como-n, e cila teksa kryesonte 2-0 dhe është barazuar në 2-2 nga Bologna, në ditë...
Sport
14 September 2024, 17:16
KROACI - Gennaro Gattuso tani është në qiellin e shtatë. Skuadra e tij nga Spliti, arriti të mposhtë 1-0 në transfertë...
Sport
14 September 2024, 16:59
ITALI - "Çështja e stadiumit është poshtëruese për një qytet si Milano, një simbol i modernitetit, inovaci...
Sport
14 September 2024, 16:08
ITALI - Në një konferencë për shtyp të premten, Thiago Motta, i pyetur për një rikthim të mundshëm të Adrien...
Sport
14 September 2024, 15:52
ANGLI - Dy ndeshje më vonë, Manchester United fitoi sërish këtë të shtunë në Premier League. Ndodhi n&e...
Sport
14 September 2024, 15:30
SKOCI - Këtë sezon, Nedim Bajrami vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Sassuolon në Serie B, për të nisur një...