Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Një ngjarje tronditëse ka përfshirë futbollin nigerian… Mbrojtësi Chinedu Ozor u shpall i vdekur në fushë, pas një kolapsi gjatë një ndeshjeje miqësore, por më vonë shfaqi shenja jete në morg.

NIGERI - Mbrojtësi Chinedu Ozor, i sapotransferuar te Katsina United, u rrëzua në minutat e para të një ndeshjeje përgatitore ndaj Niger Tornadoes. Pas incidentit, ai u dërgua me urgjencë në spital, ku mjekët e deklaruan të vdekur.
Familjarët, tifozët dhe stafi i klubit u përballën me lajmin tragjik, ndërsa trupi i futbollistit u dërgua më pas në morg. Këtu situata mori një kthesë të jashtëzakonshme.
Sipas raportimeve, në morg u vu re se Ozor kishte lëvizur dorën, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të stafit mjekësor.
Pas konstatimit të shenjave të jetës, futbollisti u transportua me urgjencë drejt Katsina General Hospital, ku u shtrua në repartin e terapisë intensive.
Ozor aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe po merr oksigjen, ndërsa ekipet mjekësore po përpiqen ta stabilizojnë gjendjen e tij.
Vetë Katsina United fillimisht kishte njoftuar në rrjetet sociale se futbollisti kishte ndërruar jetë pas emergjencës mjekësore në fushë.
“Ne vajtojmë humbjen tragjike të lojtarit tonë të sapoardhur, Chinedu Ozor, pas një emergjence mjekësore gjatë ndeshjes së sotme miqësore”, thuhej në njoftimin fillestar të klubit.
Më pas, klubi publikoi një tjetër informacion, duke bërë me dije se Ozor kishte shfaqur shenja jete dhe ishte kthyer nga morgu në spital.
Lajmi fillestar për vdekjen e Ozor kishte shkaktuar reagime të shumta në futbollin nigerian. Klube ku ai kishte luajtur më parë, përfshirë Heartland dhe Kano Pillars, shprehën ngushëllimet e tyre.
Edhe Nigeria Premier Football League dhe drejtues të klubeve të tjera reaguan publikisht ndaj asaj që në atë moment besohej se ishte një humbje tragjike. Por situata ndryshoi pas zbulimit të shenjave të lëvizjes në morg.
Ozor ishte transferuar te Katsina United vetëm në fillim të këtij muaji, ndërsa po përgatitej për sezonin e ri. Tashmë, e gjithë vëmendja është përqendruar te gjendja e tij shëndetësore dhe përpjekjet e mjekëve për ta stabilizuar.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Barcelona po përgatit një ofertë të përmirësuar prej rreth 70 milionë eurosh për mesfushorin e Manchester Cit...
SPANJE - Dëmtimi i rëndë në gju që pësoi Roony Bardghji, ndërsa po përgatitej për transferimin e tij në Prem...
Leo Messi e ndau këtë foto në Instagram me babanë e tij, Jorge, i cili ndërroi jetë në moshën 68 vjeç ARGJEN...
GJERMANI - Manuel Neuer mezi pret rikthimin e tij në Gelsenkirchen kur FC Bayern Munich do të vizitojë skuadrën e ngjitur në kategori...
Eduardo Camavinga SPANJE - Pas një fluksi të nënshkrimeve të reja këtë verë, Real Madridi po planifikon ta zvogëloj...
ITALI - Milani po përgatitet për një takim të rëndësishëm me Mike Maignan. Një takim ballë për ballë mi...
SPANJE - Ndërkombëtari i Bregut të Fildishtë, Yann Diomande, 19 vjeç, është transferimi më i shquar i Real Madr...
AUSTRI - Paris Saint-Germain dhe Aston Villa do të përballen sonte në finalen e Superkupës së Europës, në një duel pre...
HOLANDE - Xavi Hernández (46 vjeç) mund të rifillojë karrierën e tij si trajner dhe të marrë drejtimin e ekipit&nb...
FRANCE - Siç u njoftua disa ditë më parë, Marseja ka konfirmuar zyrtarisht largimin e portierit të saj Geronimo Rulli te Manch...