29 August 2022, 14:03
Nga DOSJA

SUEDI- Sezoni futbollistik nuk nisi shumë mirë nga pikëpamja e rendit publik. Pas përplasjeve të dhunshme gjatë ndeshjes mes Twentes dhe Fiorentinës në Conference League, skenari u përsërit edhe në Suedi. Derbi i Stokholmit, i vlefshëm për javën e 20-të të kampionatit u kthye në një guerile të vërtetë në tribuna. Skenat edhe një herë bënë xhiron e botës dhe është një mrekulli që gjithçka përfundoi vetëm me disa të plagosur.
Ndërsa AIK dhe Hammarby, klub i të cilit i përket Ibrahimovic luftuan në fushë në një ndeshje plot gola dhe emocione, një ferr i vërtetë shpërtheu mes tifozëve. Pas rezultatit 2-2, dy tifozët u futën në një rrugë përplasjeje, me stjuardët dhe policinë që fillimisht nuk mundën të gjenin kundërmasa. Ultrasit në fakt u gjendën shumë afër dhe i dhanë vendin përplasjeve të dhunshme.
Tifozët e maskuar dhe me kapuç u përballën dhunshëm në zonën poshtë tribunës. Disa janë përpjekur të përdorin edhe ndenjëset për fëmijë, ndërsa të tjerë kanë përdorur bomba tymi dhe mjete piroteknike, të lëshuara në mënyrë të rrezikshme në lartësinë e kokës.
Vetëm pas disa minutash agjentët kanë mundur ta rikthejnë situatën në normalitet. Mesa duket, në fakt tashmë janë identifikuar disa protagonistë, edhe nëse kamerat e brendshme të stadiumit po përdoren për kapjen e autorëve. Asnjëra skuadër pas përfundimit të ndeshjes nuk u autorizua të “përshëndesë” tifozët e tyre.
Një nga protagonistët në fushë, ish-Manchester City John Guidetti në mikrofonat e Discovery, tha se ishte i tronditur nga ajo që ndodhi në tribuna: "Ka shumë familje me fëmijë këtu, përfshirë fëmijët e mi, dhe kjo nuk është diçka që unë dua. Ështëshumë e trishtueshme, ky është një mjedis i mrekullueshëm dhe fansat tanë janë gjithmonë fantastikë. Fatkeqësisht, sot ndodhi dhe shpresojmë që të mos ndodhë më."
E.Ç (Dosja.al)
suedi hammarby aik tifozet
Sport
29 August 2022, 13:48
ITALI- Një atmosferë e tensionuar mbrëmjen e së dielës në Artemio Franchi në fundin e Fiorentina-Napoli. Para se të la...
Sport
29 August 2022, 13:24
TIRANË- Një episod dramatik erdhi nga Kategoria Superiore në ditën e djeshme mes Egnatias dhe Tiranës. Futbollisti Klevi Qefalija mor...
Sport
29 August 2022, 13:09
TORINO-Pasi përfaqësoi Juventusin në shortin e Champions League, Pavel Nedved u rikthye në Torino për të ndjekur skuadrën b...
Sport
29 August 2022, 11:44
SPANJE - Njerëzit me kapuç hynë në shtëpinë e futbollistit të Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang k&eu...
Sport
29 August 2022, 11:18
ANGLI - Si zakonisht, gjithçka që bën çifti i formuar nga Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, shihet me lup&eum...
Sport
29 August 2022, 11:00
SPANJE - E përditshmja spanjole ‘MARCA’ sapo ka konfirmuar atë që ishte një sekret i hapur: nënshkrimi i Edinson Cav...
Sport
29 August 2022, 10:48
ITALI - Operacioni është një nga ato që kryhet kur të gjitha detajet bashkohen në një pikë. Pjesët e enigmës...
Sport
29 August 2022, 07:51
SPANJE - Carlo Ancelotti ka analizuar ndeshjen kundër Espanyolit, një fitore e qartë për madrilenët në rezultatin final (1-...
Sport
29 August 2022, 07:27
SPANJE - Joan Laporta, presidenti i FC Barcelona, u shfaq me një sy të zi në tribunën e ‘Spotify Camp Nou’ për t&e...
Sport
29 August 2022, 07:07
SPANJE - Real Madridi u shpëtua nga Karim Benzema në fushën e Espanyolit (3-1) të dielën në mbrëmje, gjatë javës ...