13 September 2023, 21:17
Nga DOSJA
TIRANE - Arbitrat shqiptarë vazhdojnë të ngjisin shkallët e karrierës në arenën ndërkombëtare dhe së fundmi një lajm i mirë vjen nga UEFA. Për herë të parë në histori, një katërshe arbitrash shqiptarë do të gjykojnë një ndeshje të fazës së grupeve në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, Champions League.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se arbitrat Enea Jorgji, kryesor, asistentët Denis Rexha e Ridiger Çokaj, si edhe Florian Lata si arbitër i katërt, do të drejtojnë ndeshjen e Grupit G, Young Boys-Leipzig, që do të luhet më 19 shtator në Zvicër.
Ky është një tjetër lajm i shkëlqyer dhe një sukses për arbitrimin shqiptar dhe Federatën Shqiptare të Futbollit, që marrin një vlerësim të tillë nga UEFA. Kjo vërteton edhe një herë rritjen e arbitrimit shqiptar dhe përfaqësimin në nivele të larta të skenës së futbollit europian e botëror.
Enea Jorgji është promovuar nga Komiteti i Arbitrave në UEFA në kategorinë e parë, ndërsa me paraqitjet e tij në Europë, synon që shumë shpejt të arrijë në kategorinë më të lartë të arbitrimit “Elite”, që në fakt është edhe objektivi për të gjithë ata që fillojnë profesionin e arbitrit.
Në të kaluarën arbitrat shqiptare kanë drejtuar ndeshje ndërkombëtare të niveleve eliminatore apo edhe miqësore ndërkombëtar të rëndësishme, por jo ndeshje të fazës së grupeve të UEFA Champions League.
B.T (Dosja.al)
Sport
13 September 2023, 20:16
TIRANE - Barazimi në Pragë me Çekinë dhe fitorja në Tiranë me Poloninë e kanë renditur Shqipërinë në ...
Sport
13 September 2023, 19:51
FRANCE - Një tifoz i ri i kombëtares franceze u “çmend” kur pa Kylian Mbappe të ndalonte para tij dhe t'i jepte nj&e...
Sport
13 September 2023, 18:44
ITALI - Edhe bashkëshortja e Leonardo Bonuccit, Martina Maccari ka dashur t'i japë lamtumirën Juventusit. Ajo e bër...
Sport
13 September 2023, 18:32
POLONI – Tashmë është zyrtare, Fernando Santos nuk është më trajner i Polonisë. Shfajësimi i tij nga Federata...
Sport
13 September 2023, 18:16
RROGOZHINE - Festival golash në sfidën hapëse të javës së tretë të Kategorisë Superiore mes Egnatias dhe Erzenit t&...
Sport
13 September 2023, 16:36
TIRANE - Shqipëria U-21 arriti të fitonte me përmbysje kundër Rumanisë U-21. Teksa miqtë po kryesonin në shifrat 0-2, kuqez...
Sport
13 September 2023, 14:25
ITALI - Juventus do të shqyrtojë opsionet për të ndërprerë kontratën me mesfushorin francez Paul Pogba, nëse testi i tij...
Sport
13 September 2023, 13:42
SPANJE - Futbollisti i madh veteran Ronaldo Fenomeni u pagëzua i krishterë. Kampioni i botës në vitin 2002 me kombëtaren e Brazili...
Sport
13 September 2023, 13:19
POLONI - At Michał Woźnicki është një figurë jashtëzakonisht e diskutueshme. Në vitin 2021, ai u përjashtua nga urdhri S...
Sport
13 September 2023, 13:10
POLONI - 1.2 milion euro fitoi Fernando Santos për më pak se tetë muaj punë me kombëtaren polake. Të vësh duart në kok&e...