22 April 2026, 22:57
Nga DOSJA

ELBASAN - Një betejë e vërtetë 120-minutëshe në “Elbasan Arena” ka përcaktuar finalistin e parë të Kupës së Shqipërisë: Egnatia ka mposhtur AF Elbasanin, pas gjuajtjes së penalltive në një sfidë plot ankth dhe emocione.
Ndërsa ndeshja e parë në Rrogozhinë ishte mbyllur në barazim 1-1, edhe takimi i kthimit prodhoi të njëjtat shifra brenda kohës së rregullt.
Fillimisht shënoi Gruda në minutën e 12-të për Egnatian, ndërsa Elbasani barazoi 1-1 në minutën e 58-të me anë të Mustës. Kështu skuadrat janë të detyruara t’i drejtoheshin shtesës prej 2x15 minutash.
Pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, lodhja bëri të veten dhe rezultati mbeti i pandryshuar, duke çuar fatin e kualifikimit te “lotaria” e pikës së bardhë. Nga 11-metrat, për Elbasanin gabuan Kasa dhe Lleshi, ndërsa për rrogozhinasit u treguan të saktë me Albanese, Jaime dhe Xhemajli.
Edhe pse Kryeziu goditi shtyllën duke rritur tensionin në shkallët e stadiumit, ishte Abdurrahman Fangaj ai që shënoi penalltinë vendimtare (4-2) që vulosi kalimin e Egnatias në aktin final të këtij kompeticioni.
Ky kualifikim i jep mundësinë rrogozhinasve të tentojnë trofeun e tyre të tretë në histori, pasi e kanë fituar Kupën e Shqipërisë më parë në vitet 2023 dhe 2024.
Finalja e madhe e këtij edicioni do të luhet më 13 maj 2026, ku Egnatia do të përballet me fituesin e çiftit Vllazninë e Shkodrës-Dinamo City-n, ndeshje e cila zhvillohet ditën e enjte.
B.T (Dosja.al)
Sport
22 April 2026, 20:00
ANGLI - Krehja dhe stilimi i flokëve të Marc Cucurellas kërkon pak kohë. Parukieri i tij shfrytëzoi rastin për të mbledhur ...
Sport
22 April 2026, 19:30
ARABIA SAUDITE - Skena ishte e pazakontë. Të martën në mbrëmje, gjatë gjysmëfinales së Ligës së Kampionë...
Sport
22 April 2026, 19:00
ANGLI - Pas njoftimit zyrtar të largimit të Andoni Iraolës në fund të sezonit, Bournemouth nuk humbi kohë për të em&eu...
Sport
22 April 2026, 18:30
ARGJENTINE - Një nga vajzat e legjendës Diego Maradona ka sulmuar neurokirurgun Leopoldo Luque, i cili konsiderohej si mjeku kryesor i babait të...
Sport
22 April 2026, 18:00
ITALI - Ditët e fundit në Itali, në media po flitet për hetimet e Prokurorisë së Milanos ndaj agjencisë së organizimit...
Sport
22 April 2026, 17:30
SPANJE - Florentino është shumë i thjeshtë për t’u njollosur nga retorika e historive të dashurisë që &ldqu...
Sport
22 April 2026, 17:00
ITALI - Tani është e qartë se e ardhmja e Contes te Napoli është larg të qenit e sigurt. Përtej sugjerimit se ai ...
Sport
22 April 2026, 16:30
Alex Balde
SPANJE - Alejandro Balde është bërë një nga lojtarët më të kërkuar në skuadrën e FC Barc...
Sport
22 April 2026, 16:00
Neymar dhe Danilo
BRAZIL - Debatet rreth përzgjedhjes së kombëtares për Kupën e Botës FIFA 2026 po intensifikohen në Bra...
Sport
22 April 2026, 15:30
GJERMANI - Bayern Munich ka siguruar titullin e 35-të në Bundesligë fundjavën e kaluar dhe ish-kapiteni Lothar Matthaus ka lavdëruar ...