23 September 2026, 15:54
Nga DOSJA

TURQI - Fillimi i sezonit 2026/27 në Superligën e Turqisë ka sjellë në vëmendje formën e shkëlqyer të futbollistëve shqiptarë, me Ernest Muçin dhe Ermal Krasniqin që po diktojnë ritmin në fazën ofensive të skuadrave të tyre.
Mesfushori i Kombëtares, Ernest Muçi, i cili aktivizohet me Trabzonsporin, ka tërhequr vëmendjen e mediave sportive pas publikimit të statistikave të fundit për krijimin e shanseve për gol.
Në 332 minuta të luajtura përgjatë 5 ndeshjeve, Muçi ka gjeneruar 4 shanse të pastra për shokët e skuadrës, duke u renditur i katërti në të gjithë kampionatin turk. Ajo që bie në sy është mesatarja e tij e lartë prej 1.08 raste të krijuara për çdo 90 minuta.
Në këtë klasifikim statistikor, Muçi ka lënë mbrapa edhe yllin botëror, Mohamed Salah. Edhe pse egjiptiani ka po 4 shanse të krijuara me fanellën e Trabzonsporit, ai ka pasur nevojë për 481 minuta për të arritur këtë numër, duke zbritur në një mesatare prej 0.78 rastesh për 90 minuta.

Renditja e përgjithshme kryesohet nga Aral Şimşir, i cili po ashtu luan për Trabzonsporin, me 6 shanse, i ndjekur nga Yunus Akgün i Galatasarayt, po me 6 shanse. Në podium, konkretisht në vendin e tretë, ngjitet një tjetër shqiptar: Ermal Krasniqi.
Lojtari i Amed SK ka qenë titullar i padiskutueshëm në 6 javë, duke krijuar 5 shanse për gol me një mesatare prej 0.85 për ndeshje. Këto statistika konfirmojnë pjekurinë dhe ndikimin thelbësor që lojtarët tanë po tregojnë në njërën nga ligat më konkurruese.
B.T (Dosja.al)
Sport
23 September 2026, 15:29
SPANJE - Jonathan David është rikthyer në qendër të vëmendjes. Sulmuesi i Atlético Madridit vendosi në derbin kund&e...
Sport
23 September 2026, 15:16
ITALI - Paulo Dybala nuk është përfshirë në skuadrën e Lionel Scalonit për miqësoret e ardhshme të Argjentinë...
Sport
23 September 2026, 14:49
ITALI - Kimi Antonelli te Ferrari: një ëndërr për të ardhmen, por që mund të ishte bërë realitet në të ...
Sport
23 September 2026, 14:36
AUSTRI - Red Bull i ka zgjatur kontratën Isack Hadjar deri në vitin 2027. Vitin e kaluar, në prag të Çmimit të Madh të Ka...
Sport
23 September 2026, 14:23
SHBA - Klubi i Major League Soccer, Columbus Crew, ka shkarkuar trajnerin e ekipit rezervë, Federico Higuain, vëllain e ish-sulmuesit të Napoli...
Sport
23 September 2026, 14:14
ITALI - I rikthyer në Itali pas një periudhe të pasuksesshme huazimi te Marseja, Benjamin Pavard (30 vjeç), kundër të gjitha p...
Sport
23 September 2026, 13:23
Pronarët e klubit
ANGLI - Pas nisjes më të keqe të sezonit në 12 vjet, me eliminim në raundin e tretë të Kupës...
Sport
23 September 2026, 12:30
ANGLI - "Nuk dua të më duhet të punoj përsëri pas karrierës sime. Kur nënshkrova për Manchester Cityn, e dija që ...
Sport
23 September 2026, 12:00
ANGLI - Manchester United përballet me një garë kritike dyjavore për të bindur talentin 15-vjeçar JJ Gabriel të qënd...
Sport
23 September 2026, 11:45
ITALI - Nga Real Madridi te Udinese. Negociatat e hapura dhe të mbyllura në orët e fundit nga klubi friulian, i cili ka arritur një marr&e...