19 June 2024, 17:13
Nga M.B
Foto nga ndeshja
HAMBURG- Shqipëria ka barazuar 2:2 me Kroacinë falë një goli të vonshëm në kohën shtesë nga Klaus Gjasula të mërkurën në Hamburg, duke e fituar pikën e parë në Grupin B në Kampionatin Evropian të futbollit në Gjermani.
Ky barazim nënkupton se Shqipëria tani ka një pikë pas dy ndeshjeve dhe i duhet ta mposhtë njërën prej favoriteve kryesore të Euro 2024, Spanjën, në ndeshjen e tretë dhe të fundit në grup për të kaluar në rrethin e eliminimit direkt për herë të parë në historinë e vet në një evropian.
Në debutimin e saj në Kampionatin Evropian më 2016, Shqipëria nuk ia doli ta kalojë fazën grupore. Qazim Laçi e kaloi Shqipërinë në epërsi prej një goli herët në takim në stadiumin Volksparkstadion, kur shënoi me kokë nga afërsia në minutën e 11-të.
Derisa u duk sikur kuqezinjtë do ta ruanin epërsinë këtë herë, Andrej Kramariq e barazoi rezultatin në minutën e 74-të, pas trysnisë së vazhdueshme të kroatëve përpara. Dy minuta më vonë, Gjasula shënoi në portën e vet pas një topi të devijuar, duke ia mundësuar Kroacisë.
Por, Gjasula, i ardhur nga stoli, e përmirësoi gabimin shpejt duke shënuar për rezultatin përfundimtar 2:2 në minutën e 95-të. Shqipëria tani ka 1 pikë, aq sa Kroacia në Grupin B, të cilit i prijnë Italia dhe Spanja me nga 3 pikë secila, të cilat takohen sonte më vonë në ndeshjen e xhiros së dytë të këtij grupi./ REL
euro 2024
Sport
19 June 2024, 16:48
I.A
Ndeshja
GJERMANI- Shqipëria ka mundur që të barazojë në ndeshjen me Kroacinë. Ishte Gjasula, i cili në minutat shte...
Sport
19 June 2024, 16:35
I.A
GJERMANI- Kroacia ka përmbysur rezultatin me kombëtaren shqiptare. Ishte vetë Gjasula, i cili sa u fut në ndeshje shënoi autogol...
Sport
19 June 2024, 16:32
I.A
Goli
GJERMANI- Kroacia ka barazuar në ndeshjen e sotme me kombëtaren shqiptare. Në minutën e 72-të ishte Kramariç, i c...
Sport
19 June 2024, 16:11
S.B
pamje nga ngjarja
GJERMANI- Ashtu si në ndeshjen me Italinë, tifozët kuqezi nuk kanë zhgënjyer as kësaj here me prezenc&...
Sport
19 June 2024, 15:42
I.A
Ndeshja
GJERMANI- Pjesa e parë e ndeshjes mes kombëtares shqiptare dhe Kroacisë ka përfunduar. Shqipëria ndodhet në avan...
Sport
19 June 2024, 15:07
Qazim Laçi
GJERMANI- Kombëtarja Shqiptare ka shkuar në avantazh në Gjermani kundër ndeshjes me Kroacinë. Golin pë...
Sport
19 June 2024, 14:59
I.A
Ndeshja
GJERMANI- Ndeshja e dytë e kombëtares shqiptare në Euro2024 ka nisur ditën e sotme. Shqipëria luan sot kundër Kr...
Sport
19 June 2024, 14:45
GJERMANI - Të dy skuadrat vijnë pas humbjeve në ndeshjet e para me Kroacinë që është mundur 3-0 nga Spanja, ndërsa Shq...
Sport
19 June 2024, 12:56
SPANJE - Pas tre sezoneve të kaluara me AC Milan, Brahim Díaz u kthye nga huazimi këtë verë te Real Madridi. Mesfushori 24-vjeç...
Sport
19 June 2024, 11:30
GJERMANI - Pavarësisht fillimit të mirë të Portugalisë në ‘Euro 2024’, Cristiano Ronaldo u përpoq ta përdort...