LIVE UPDATES
Sport

“Europiani im”, rrëfehet Broja: “Italia nuk ishte e fortë, kishim mundësi ta fitonim”

“Kemi bërë golin shumë shpejt për 23 sekonda një gjë shumë e bukur se tani kemi një rekord në histori, atë që e ka Bajrami. E filluam si duhet atë ndeshje, bëmë gol shumë shpejt, por atëherë kur u bë goli, jo se kishim frikë, por më duket se e respektuam Italinë më shumë seç duhet.”

29 July 2024, 16:45 Nga DOSJA
“Europiani im”, rrëfehet Broja: “Italia nuk ishte e
Armando Broja

TIRANE - Në Europian, Armando Broja luajti 108 minuta, në formacion ndaj Italisë dhe nga stoli në pjesën e dytë përballë Spanjës, Europiani i tij i parë të cilin ai e shijoi bashkë me jehonën pas tij, ndryshe nga shumë shok skuadre, me pushimet që zgjodhi t’i kalojë në bregdetin Shqiptarë, në Vlorë.

Në një intervistë në “Exclusive” me gazetarin Endi Tufa, ai flet për periudhën e grumbullimit në Europian, duke u ndalur dhe te marrëdhënia me shokët e tjerë të Kombëtares shqiptare.

Një periudhë pushimi që erdhi pas asaj atmosfere të Europianit apo edhe përpara Europianit, kur ishit të grumbulluar me shokët e ekipit. Si e përjetove këtë grumbullim, pasi nuk përjetove pjesën e parë të kualifikueseve, por pate fatin të ishte në aty ku duhej në Europian.

“Ishte diçka komplet ndryshe sepse, për mua po flas, s’kisha qenë ndonjëherë aq shumë kohë në grumbullim. Ishim gati një muaj të grumbulluar dhe ishim çdo ditë me çunat, çdo ditë duke bërë diçka, jetuam bashkë me pak fjalë, ishim si një shtëpi si një familje.

Kur bëjmë grumbullimet në mars apo shtator, shihemi për 10 ditë apo 8 ditë maksimumi më pas të gjithë ikim në klubet tona. Këtu ishte një eksperiencë ndryshe për të gjithë lojtarët. Ishte diçka shumë e bukur për çunat e rinj si unë, një kënaqësi shumë e madhe, një gjë që ndoshta mund ta provosh vetëm një herë në jetë. Për këtë duhet të jesh shumë falënderues, jam kënaqur shumë që isha pjesë e Europianit dhe e kombëtares në një gjë kaq të mrekullueshme.

Ishte një eksperiencë e pabesueshme, për mua dhe për familjen që më kanë parë, por besoj dhe për njerëzit këtu në Shqipëri, pasi ishte hera e dytë që jemi kualifikuar në Europian dhe është diçka që nuk ndodh gjithmonë. Ndodh një herë në katër vjet dhe duhet ta vlerësojmë shumë.

Sa i përket futbollit, ishte kënaqësi të isha në fushë, të bëja stërvitje me të gjithë lojtarët dhe na bashkoi shumë si grup kjo gjë. Tani jemi lojtarë, si shok dhe si vëllezër. Edhe me trajnerët u kuptuam shumë më mirë bashkë se ishim të gjithë aty. Gjithçka shkoi shumë bukur edhe pse mund të shkonte më mirë, por prapë ishte një eksperiencë e veçantë”.

Pak më sipër the se nuk kishe qëndruar ndonjëherë kaq shumë me shokët e skuadrës, pe diçka ndryshe, njohe dikë më shumë, që ndoshta më parë kishe një mendim tjetër dhe tani që ndenje e ke ndryshe?

“Kur rri aq shumë me lojtarët i njeh shumë më mirë se si janë si djem, jo vetëm si lojtarë. Flet edhe për gjërat jashtë futbollit. Me Arbër Hoxhën kemi folur shumë pasi edhe ai ka patur një dëmtim njësoj si unë dhe folëm shumë edhe për atë pjesë. Ai është djalë shumë i mirë dhe lojtar shumë i mirë. Kështu krijuam lidhje me lojtarët, por edhe me ata që nuk i kisha takuar ndonjëherë.

Për herë të parë takova Medon Berishën, edhe ai shumë djalë i mirë, apo me portierin Simoni. Jemi shumë të bashkuar dhe prapë flas me ta në për telefona. Më përpara koha ishte më e shkurtër, vjen bën dy-tre ditë stërvitje, luan ndeshjen, stërvitesh ndeshje prapë dhe më pas ikën tek klubi, ndërsa këtu kemi bërë gati 3 javë stërvitje para dhe më pas kishim ndeshjet.

Në kohën e lirë që kemi pas, kemi luajtur me njëri tjetrin, ping-pong, bilardo, letra, kemi ndejtur bashkë kemi bë muhabet, kemi pi kafe. Dhe ishte një gjë e bukur që kemi shpenzuar shumë kohë bashkë”.

Ti ku je më mirë përveç futbollit, në bilardo apo në pingpong?

“Unë ping-pongun pëlqej shumë dhe basketboll, këto të dyja”.

Megjithatë mund të na tregosh pak eksperiencën tënde në ndeshjet, patëm tre ndeshje shumë të forta shumë të rëndësishme, ti more pjesë në dy prej tyre në ato minuta që luajte. Si ishin për ty këto ndeshjes sepse ti luan në Premier League, ku futbolli është gjithmonë festë dhe futbolli është në një nivel shumë të lartë, por kam përshtypjen që ishte ndryshe Europiani?

“Po ishte shumë ndryshe sepse, siç e thash është një gjë shumë më e madhe se sa të luash në Premier League, sepse ti luan për një kombëtare, luan për një vend që është Shqipëria, po luan për gjithçka. Është diçka që vetëm lojtarët mund ta ndjejnë në fushë. Tifozët e shohin nga jashtë por nuk e ndjejnë si e ndjen ti në fushë. Për mua ishte diçka e veçantë, tifozët ishin të mrekullueshëm, na kanë dhënë një mbështetje shumë të madhe, na kanë bashkuar si ekip.

Kur dolëm për ndeshjen e parë ndaj Italisë dhe kur pamë 50 mijë shqiptarë në stadium, ishte çmenduri, nuk i kishim parë ndonjëherë, aq shumë të kuq në stadium. Diçka shumë shumë e bukur, një atmosferë e veçantë. Në atë ndeshje ka patur shumë emocione ndoshta se ishte ndeshja e parë.

Kemi patur disa lojtarë që nuk kanë luajtur kurrë në Europian, ashtu si edhe unë. Unë kam luajtur në Premier League dhe gjëra si këto, por është një ndjesi krejt ndryshe. Kur hyra në fushë më erdhi të bëja vetë wow…u çudita, por ishte shumë bukur. E humbëm ndeshjen e parë. Por të them të drejtën kishim shumë mundësi të fitonim ndeshjen, se kur pamë edhe ndeshjen Kroacia kundër Italisë, ata po fitonin 1-0 deri në fund kur bëri Italia golin, ndërsa ne kishim më shumë raste dhe mundësi ta fitonim atë ndeshje.

Kemi bërë golin shumë shpejt për 23 sekonda një gjë shumë e bukur se tani kemi një rekord në histori, atë që e ka Bajrami. E filluam si duhet atë ndeshje, bëmë gol shumë shpejt, por atëherë kur u bë goli, jo se kishim frikë, por më duket se e respektuam Italinë më shumë seç duhet. Nuk u bëmë agresiv, nuk shkuam përpara, por zbritëm mbrapa dhe qëndruam vetëm difensiv dhe ata luajtën futbollin e tyre. Por për mua kishim pas shumë mundësi ta fitonim atë ndeshje dhe do e fillonim me 3 pikë.

Për mua nuk është se Italia ishte shumë e fortë, por ne ishim, jo si në dy ndeshjet e tjera me Kroacinë dhe Spanjën. Me Kroacinë ishim super dhe me Spanjën luajtëm mirë, ndërsa me Italinë filluam avash, pas golit them.

Atëherë ata luajtën si të donin dhe na bën dy gola. Nuk është se na kanë mbytur në atë ndeshje, nuk kanë bërë diçka wow…që ata të gjuanin 20 herë në portë dhe ne një herë. Por ata kishin mbajtje topi shumë dhe ne donim t’i kapnim ata në kundërsulm, ndërkohë që nuk patëm shumë raste t'i kapnim.

Edhe ata bënin shumë faulle se janë ekip i organizuar shumë mirë. Italianët janë shumë difensiv dhe janë të përqendruar në taktikë. Por ishte ndeshje e vështirë pasi kanë qenë kampion Europe përpara 4 vitesh, janë normal ekip i mire, por kishim shumë raste për ta fituar”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin