22 January 2024, 17:41
Nga DOSJA

ANGLI - Për Newport County, që luan në Ligën 2 (divizioni i 4-të i futbollit profesionist në Angli) ndeshja e ardhshme të dielën kundër Manchester United, është ndeshja më e madhe në historinë e tyre.
Skuadra uellsiane arriti sezonin 1980-81 në çerekfinalet e Kupës së Fituesve të Kupave (ata kishin fituar Kupën e Uellsit), ku u eliminuan nga Carl Zeiss Jena i Gjermanisë Lindore. Kjo është edhe “bëma” më e madhe sportive e saj…
Klubi, i cili falimentoi në vitin 1989 dhe u gjend në divizionet e ulta vendase, ku u shpëtua nga një fond i krijuar nga tifozët e tij dhe në sezonin 2012-2013, u rikthye në divizionet profesionale dhe në Ligën 2 ku garon edhe sot e kësaj dite.
Newport ka pasur disa fitore të pabesueshme në FA Cup ndër vite (duke eliminuar West Ham-in dhe Leicesterin dhe duke e çuar Tottenhamin në një rikthim në vitin 2018), ku në vitin 2019 ata arritën në raundin e 5-të vetëm për t'u eliminuar nga Manchester City.
Pesë vjet më vonë, Newport do të presë Manchester United (të dielën 28/1) me stadiumin “Rodney Parade” shumë të vogël për të mbajtur mijëra tifozë që duan ta shikojnë ndeshjen, pavarësisht nga shtimi i një tribune të tërhequr, e cila e rriti kapacitetin e stadiumit në 9.000 persona.

Dhe malli i njerëzve për të qenë në stadium, çoi në situata të pabesueshme në shitjen e biletave, të cilat administrata duhej t’i mbyllte (pasi ata që nuk kishin përparësi kërcënonin perënditë dhe demonët për të marrë një biletë magjike).
“Fatkeqësisht, ky vendim është marrë pas fyerjeve dhe kërcënimeve të tmerrshme të marra nga punonjësit e biletave, kur po u shërbenin klientëve prioritarë.
Klubi nuk do ta falë këtë sjellje ndaj asnjë anëtari të stafit të tij dhe do të ushtrojë një politikë zero tolerance në të ardhmen, e cila mund të rezultojë në ndalim nga stadiumi, ose veprim ligjor",- thuhet në një deklaratë me shkrim të klubit. Tani shitja e biletave do të bëhet në mënyrë elektronike.
Duhet theksuar, se sipas përllogaritjeve të përafërta, Newport pritet të vendosë në arkën e tij afërsisht 450 mijë euro nga kjo ndeshje konkrete.
B.T (Dosja.al)
Sport
22 January 2024, 17:19
BRAZIL - Endrick, një sulmues 17-vjeçar, që do të forcojë sulmin e Real Madridit sezonin e ardhshëm, foli për Ca...
Sport
22 January 2024, 17:06
PORTUGALI - Quaresma luajti ndeshjen e tij të fundit zyrtare më 15 maj 2022 me Guimarães.
Në moshën 40-vjeçare dhe la...
Sport
22 January 2024, 16:54
SPANJE - João Félix shënoi një gol të mrekullueshëm kundër Betisit dhe në fund të lojës la një mesa...
Sport
22 January 2024, 16:43
KROACI - Ivan Perisic po përjetonte largimin e tij nga Tottenham. Dëmtimet në Londër, dhe ardhja e Ange Postecoglou verën e kalu...
Sport
22 January 2024, 16:22
FRANCE - E ardhmja e Kylian Mbappe mbetet e pazgjidhur. Sulmuesi francez është i lirë të negociojë me skuadrën që d&eu...
Sport
22 January 2024, 15:57
SPANJE - Atletja Alba Cebrián, nga klubi i Celtíberas, ka vdekur pas disa ditësh shtruar në spital, pasi pësoi arrest k...
Sport
22 January 2024, 15:42
SPANJE - Pak javë më parë, Xavi dërgoi mesazhin e qartë se statuset duhet të harrohen brenda Barçës, e cila po ...
Sport
22 January 2024, 15:28
ANGLI - Pas ndeshjes kundër Kepit të Gjelbërt të hënën (21:00), për të cilën ai është jashtë, Moha...
Sport
22 January 2024, 12:48
GUINE - Festë e trishtë në Guine. Sipas BBC, gjashtë tifozë të kombëtares së Guinesë vdiqën gjat&e...
Sport
22 January 2024, 11:00
SPANJE - Manchester United do të përballet me një objektiv të frikshëm nëse do të tentojë të blejë anësor...