Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
“Fëmija i artë” i Lyon, nën shënjestrën e milionerëve europian të PSG dhe Man.City
Bradley Barkola, djaloshi i artë i Lyon-it ka pëlqimin masimal të Luis Enrique që e dëshiron në Paris Saint-Germain, ndërsa është në shënjestrën edhe të Pep Guardiolës edhe te City.
2 July 2023, 13:56Nga DOSJA
FRANCE - Sipas një raporti të RMC Sport, Paris Saint-Germain dhe Manchester City po shqyrtojnë mundësinë e blerjes së Bradley Barcola. Mesfushori 20-vjeçar ra në sy të disa klubeve në mbarë botën me paraqitjet e tij në gjysmën e dytë të sezonit për Lyon. Në total sezonin e kaluar ai pati 35 ndeshje me 7 gola dhe 10 asistime.
Ai është produkt i akademisë së Lionit dhe po ndiqet nga klubi parizian, ndërsa publikimi thekson se Luis Enrique ka dhënë “dritën jeshile” për blerjen e tij. Pluset e lojtarit janë se ai mund të luajë në të gjitha pozicionet sulmuese.
Në fakt, i riu shënoi golin e fitores në fitoren 1-0 të Lionit ndaj Parisit në prill. Pavarësisht interesimit nga disa klube, shitja nuk është prioritet për Lyon, i cili dëshiron ta shohë lojtarin të vazhdojë në klub, me kontratën e tij që skadon në vitin 2026.