15 October 2024, 20:33
Nga DOSJA
TIRANE - Shumë gjëra në jetë mund të ndryshohen, apo zëvendësohen, përveç simpatisë për një skuadër futbolli, kombëtare, klub apo lojtarë. Dhe nuk është e rrallë për një tifoz që t’i vendosë të birit të tij emrin e një ikone futbolli që ka simpatizuar.
Kështu ndodhi edhe 18 vite më parë me djaloshin e sapolindur nga prindër shqiptarë në Londër, i ati vendosi ta quaj Maldini, si legjenda kuqezi e Milanit, Paolo Maldini.
Maldini Kaçurri sot do të debutojë me fanelën kuqezi të kombëtares U-21, në ndeshjen e fundit në grupe për eliminatoret e europianit ndaj Armenisë.
Në një intervistë për Top Channel, Maldini Kaçurri tregon se si fati, përpos punës e çoi brenda dy vitesh në këto nivele, pasi deri në moshën 16-vjeçare skuadrat e tij ishin mjaft të vogla për të mos thënë amatore.
“Deri në moshën 16 vjeç luaja me skuadra të vogla, më pas kalova tek Fulham dhe pas një viti tek Arsenal…”, tregon ai.
Megjithatë emri i tij, që korrespondon me mbiemrin e legjendës italiane, ka bërë shumë jehonë në ditën e debutimit më 25 shtator të këtij viti në Carabao Cup. Gjithçka lidhet me admirimin e babait të tij për Paolo Maldinin edhe pse i biri Maldini shqiptar, ka një tjetër skuadër për zemër.
Pavarësisht kësaj, ai ka marrë edhe një urim special nga legjenda italiane në rrjetin social Instagram. Prej disa muajsh tani ai stërvitet me ekipin e parë të drejtuar nga Mikel Arteta, dhe në fundin e muajit shtator pati mundësinë për t’u aktivizuar disa minuta në ndeshjen e Carabao Cup që Arsenali fitoi me Boltonin 5-1.
Ai është lojtari i parë shqiptar në historinë e Arsenalit, pasi Xhaka, me origjinë shqiptare, zgjodhi të përfaqësojë Zvicrën dhe Shkodran Mustafi luajti për Gjermaninë. Kacurri ka 5 paraqitje për Shqipërinë U-19 dhe 2 për U-17.
B.T (Dosja.al)
Sport
15 October 2024, 20:20
TIRANE - Shqipëria U-21 ka fituar 1 me 0 përballë Armenisë në “Air Albania”. Kjo ishte dhe ndeshja e fundit e vlefshme p&...
Sport
15 October 2024, 19:52
JAPONI - Australianëve u mjaftoi një autogol për të ndalur serinë e nëntë fitoreve të Japonisë në kualifikimet...
Sport
15 October 2024, 19:22
TURQI - Ngjarja me kalimin e kohës edhe është harruar, por dosja gjyqësore nuk është mbyllur. Faruk Koca, ish-presidenti i Ankarag...
Sport
15 October 2024, 18:56
ARABIA SAUDITE - Karim Benzema fitoi “Topin e Artë” në 2022, pas një sezoni të shkëlqyer me Real Madridin.
...
Sport
15 October 2024, 17:39
ZVICER - Pak orë pas ankesës zyrtare në Bashkimin Europian nga Ligat Europiane, FIFPro dhe ECA për kalendarin e “stërng...
Sport
15 October 2024, 17:26
SPANJE - Shkak për të gjitha sa më sipër u bënë incidentet në derbin e Madridit, ku tifozët e Atleticos hodh&e...
Sport
15 October 2024, 17:11
SPANJE - Dani Alves ka rreth shtatë muaj që ka dalë nga burgu, përkohësisht me kusht prej një milion eurosh (pasi ë...
Sport
15 October 2024, 16:24
PORTUGALI - Vajza e Jose Mourinhos, Mathilde, u vesh si nuse dhe u martua me të dashurin e saj Danny Graham në një...
Sport
15 October 2024, 15:56
NIGERI - Konfederata Afrikane e Futbollit (CAF) hapi një hetim këtë të hënë pas ankesës së Nigerisë për "trajt...
Sport
15 October 2024, 15:42
SPANJE - Barcelona është lider i La Ligës dhe në Ligën e Kampionëve, pavarësisht humbjes ndaj Monacos, shënoi një g...