27 January 2023, 20:16
Nga DOSJA
TIRANE - Përveç çmimeve individuale në mbrëmjen gala të FSHF-së është shpallur edhe ‘Formacioni më i mirë i vitit 2022”, i përbërë nga 11 lojtarët, të cilët kanë qenë vendimtarë me klubet e tyre në kampionatin elitar të Shqipërisë.
Për të shpallur emrat e fituesve është ftuar në skenë ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Altin Lala, i cili ka lexuar emrat e fituesve të përcaktuar sipas votimit të bërë nga gazetarët e emisionet sportive në vend.
“Kur isha në holl para eventit pashë disa lojtarë të viteve ‘80 dhe m’u rrënqeth mishi. Jam rritur me emra të mëdhenj. Takova shokë dhe lojtarët e rinj, shpresoj të vazhdojnë kështu. Kemi dhe një stadium perfekt. Stadiumi i ri na zbukuron dhe qytetin”, - tha Lala teksa zbuloi edhe emrat e fituesve.
Përbërja e formacionit të vitit është kjo: Visar Bekaj (portier), Erdenis Gurishta (mbrojtës), Enea Bitri (mbrojtës), Filip Najdovski (mbrojtës), Esin Hakaj (mbrojtës), Arinaldo Rrapaj (mesfushor), Mentor Mazrekaj (mesfushor), Masanga Matondo (mesfushor), Taulant Seferi (sulmues), Redon Xhixha (sulmues), Xhuliano Skuka (sulmues). Që të gjithë kanë qenë futbollistët vendimtar me klubet e tyre sezonin e shkuar, duke qenë protagonistët kryesorë të kampionatit.
Altin Lala ka ftuar të gjithë lojtarët e formacionit më të mirë për t’u ngjitur në skenë e për të tërhequr çmimet, ndërkohë që nuk kanë munguar falënderimet e rastit edhe një foto e të gjithë ekipit së bashku.
B.T (Dosja.al)
Sport
27 January 2023, 19:59
TIRANE - Orges Shehi është shpallur sot nga FSHF si fituesi i çmimit “Trajnerit i vitit” 2022, pasi ia doli që të udh&eum...
Sport
27 January 2023, 19:54
TIRANE - Gjyqtarët kanë pasur pjesën e tyre të rëndësishme në vitin e futbollit me vendimet e tyre në fushë dhe sig...
Sport
27 January 2023, 19:47
TIRANE - Dy nga çmimet kryesore të mbrëmjes gala të FSHF ishin edhe “Këpuca e Artë 2022” për femra dhe meshkuj,...
Sport
27 January 2023, 19:40
TIRANE - Dy nga çmimet kryesore të mbrëmjes gala të FSHF-së ishin edhe “Këpuca e Artë” 2022 për vajza dhe ...
Sport
27 January 2023, 19:33
TIRANE - Mbrëmja gala e Federatës Shqiptare të Futbollit e organizuar sot në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në nj&eum...
Sport
27 January 2023, 19:28
TIRANE - Në mbrëmjen gala të FSHF-së, ashtu si edhe për djem, është dhënë edhe një çmim për &ldquo...
Sport
27 January 2023, 19:21
ZVICER - Për Michael Schumacher, viktimë e një aksidenti shumë të rëndë në ski më 29 dhjetor 2013, informacionet ja...
Sport
27 January 2023, 17:27
ITALI - Nicolo Zaniolo është në merkato teksa pas krisjes së raporteve me Romën, në klubin verdhekuq presin vetëm ofertë...
Sport
27 January 2023, 17:22
ANGLI - Conor McGregor është goditur nga një makinë teksa po bënte séanceën e tij stërvitore me biçikletë...
Sport
27 January 2023, 15:12
SPANJE - Shakira ka reaguar ndaj ish-it Gerard Pique, pasi ai u zyrtarizua në Instagram me modelen për të cilën u largua nga superylli i muz...