Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
FOTO/ Wanda Nara raporton Mauro Icardin në polici: Ai i vodhi asaj 70.000 dollarë...
Lajmet vijnë nga Argjentina, Wanda raporton Icardin për "dhunë gjinore dhe tentativë për vjedhje"
14 November 2024, 13:43Nga DOSJA
ARGJENTINE - Wanda Nara denoncon Mauro Icardin për vjedhjen e 70 mijë dollarëve: vjen një episod i ri nga Argjentina, ku përfshihet tashmë ish-çifti, duke qenë se showgirl-i ka disa kohë që është në lidhje me reperin L-Gante (për të cilin, shkruajnë mediat argjentinase, ajo do të ishte shtatzënë) pavarësisht se sulmuesi i Galatasarayt u përpoq, madje kohët e fundit, të rivendoste marrëdhëniet.
Duke iu rikthyer ankesës, gjithçka daton nga një episod i ndodhur në Buenos Aires, ku Wanda u kthye pas një pushimi në Braisle me L-Gante. Këtu showgirl-i do të kishte gjetur vetë Icardin, i cili, shpjegon Pepe Ochoa i programit televiziv argjentinas LAM, "nuk e la të kthehej në apartamentin që është ende në pronësi të të dyve".
Situata do të kishte degjeneruar shpejt në një sherr, ku do të përfshiheshin edhe vajzat e tij Isabella dhe Francesca, të cilat ish-kapiteni i Interit do të dëshironte t'i sillte për të jetuar në Evropë. Për këtë arsye, Wanda më vonë do të denonconte Icardin "për dhunë gjinore" dhe gjithashtu për zhdukjen e pretenduar të 70.000 dollarëve.
Icardi do të kishte marrë njoftimin e ankesës me detyrimin për t'u përmbajtur nga aktet e shqetësimit ose frikësimit, të drejtpërdrejta ose të tërthorta, kundër Wandës, për ta lejuar atë të kthehej në banesën e saj dhe me detyrimin për t'u paraqitur në seancën e parë për gjykimin më 15 nëntor të divorcit mes të dyve.