Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
FOTOLAJM/ Me veshje tradicionale, flamurin kombëtar dhe tupana, tifozët në Kosovë e “djegin” para ndeshjes me Turqinë
Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe qindra shqiptarë janë nisur nga Shqipëria në drejtim të Kosovës, për të mbështetur Dardadët. Edhe pse na ndajnë disa orë nga startimi i ndeshjes, atmosfera në rrugët e Prishtinës është ndezur.
31 March 2026, 18:02Nga E. D
PRISHTINË- Prishtina sot është kthyer në qendrën e shqiptarisë, pasi shqiptarët nga çdo vend i botës kanë udhëtuar për në kryeqytetin e Kosovës, ku dardanët do të sfidojnë Turqinë në finalen e play off të Botërorit.
Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe qindra shqiptarë janë nisur nga Shqipëria në drejtim të Kosovës, për të mbështetur Dardadët. Edhe pse na ndajnë disa orë nga startimi i ndeshjes, atmosfera në rrugët e Prishtinës është ndezur.
Me flamuj të Kosovës, veshje kombëtare, flamuj kuqezi qytetarët kanë mbushur rrugët, ndërsa urojnë fitoren për ekipin e Kosovës. Ndërkohë në Prishtinë kanë mbërritur edhe tifozët turq për të mbështetur ekipin e tyre./Dosja.al