10 December 2022, 08:38
Nga DOSJA
KATAR - Gazetari i njohur sportiv amerikan Grant Wahl vdiq të premten në Katar, teksa po mbulonte çerekfinalen e Kupës së Botës, Argjentinë-Holandë në stadiumin Lusail në Doha.
Wahl, 48 vjeç, vlerësohet për ndërtimin e popullaritetit të futbollit në SHBA përmes raportimit të tij në ‘Sports Illustrated’ dhe, së fundmi, në ‘CBS Sports’. Sipas raportimeve të mediave, Wahl ishte në zonën e shtypit të stadiumit, kur u rrëzua ndërsa luhej koha shtesë në fushë. Mjekët iu përgjigjën ngjarjes dhe kryen CPR. ‘Wall Street Journal’ tha se ai me sa duket pësoi një atak në zemër.
Gruaja e Wahl, Dr. Celine Gounder, një epidemiologe e njohur dhe eksperte e sëmundjeve infektive, e cila shërbeu në grupin e punës për koronavirusin e Joe Biden, konfirmoi lajmin në Twitter. "Jam shumë mirënjohëse për mbështetjen e familjes së futbollit të bashkëshortit tim Grant Wahl dhe të kaq shumë miqve që më kanë kontaktuar sonte. Jam në tronditje të plotë,"- shkroi ajo.
Federata e Futbollit të SHBA-së bëri homazhe për punën e Wahl në promovimin e sportit në vend. “E gjithë familja e futbollit të SHBA-së është zemërthyer kur mësoi se ne kemi humbur Grant Wahl,”- thane ata. “Këtu në Shtetet e Bashkuara, pasioni i Grant për futbollin dhe angazhimi për të ngritur profilin e tij në peizazhin tonë sportiv luajti një rol të madh në nxitjen e interesit dhe respektit për lojën tonë të bukur.”
Wahl ishte ndër gazetarët sportivë më të njohur në SHBA. Në më shumë se dy dekada në ‘Sports Illustrated’, ai shkroi për rritjen e futbollit në SHBA dhe mbuloi shumë turne NCAA, Lojëra Olimpike dhe Kupa Botërore. Katari ishte Botërori i tij i tetë.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price, tha se është në kontakt me zyrtarët e Katarit për të ndihmuar familjen e tij. “Ne jemi thellësisht të pikëlluar kur mësuam për vdekjen e Grant Wahl dhe i dërguam ngushëllimet tona familjes së tij, me të cilën kemi qenë në komunikim të ngushtë”,- shkroi ai në Twitter.
"Ne jemi të angazhuar me zyrtarë të lartë të Katarit për të siguruar që dëshirat e familjes së tij të përmbushen sa më shpejt që të jetë e mundur."
B.T (Dosja.al)
Sport
10 December 2022, 08:15
KATAR - E kishte në dorë pak sekonda për të përfunduar, por ndeshja shkoi në kohën shtesë. Argjentina b&e...
Sport
10 December 2022, 07:48
KATAR - I dërrmuar, duke humbur plotësisht kontrollin e ndeshjes, duke mos guxuar t'i jepte një karton të verdhë Messit për nj&eum...
Sport
10 December 2022, 07:32
KATAR - “Nuk do të vazhdoj më si trajner i kombëtares së Holandës”. Kështu ka deklaruar trajneri Louis van Gaal k...
Sport
9 December 2022, 23:20
k.m.
Neymar
KATAR- Ylli brazilian, Neymar la të kuptohej se mund të largohej nga futbolli ndërkombëtar të premten, duke thënë...
Sport
9 December 2022, 22:57
k.m.
Pamje nga ndeshja
KATAR- Argjentina eliminon me penallti Holandën, kualifikohet në gjysmëfinale. Argjentina kalon me vështirë...
Sport
9 December 2022, 22:02
k.m.
Pamje nga momenti i sherrit
KATAR- Shkelma dhe grushta në Katar. Në minutën e 89, mes Argjentinës dhe Holandës, situata ësht&...
Sport
9 December 2022, 21:53
k.m.
Pamje nga ndeshja
Kupa e Botës 2022- Holandë - Argjentinë 2-2, ndeshja shkon në shtesa...
Sport
9 December 2022, 21:05
k.m.
Tite
KATAR- Trajneri i Brazilit, Tite ka dhënë dorëheqjen, menjëherë pasi u eliminua nga Kroacia me penallti.
Tite drejtonte Bra...
Sport
9 December 2022, 21:00
A.B
Tifozja
KATAR- Tifozja më e nxehtë e Kupës së Botës, Ivana Knoll, u fotografua duke u përballur me sigurinë teksa pozont...
Sport
9 December 2022, 20:25
k.m.
Foto nga festa
ZAGREB- Kroacia e ka eliminuar Brazilin në çerekfinale të Kupës së Botës. Kroatët triumfuan p...