28 May 2024, 15:21
Nga DOSJA

TIRANE - Sulmuesi Sokol Cikalleshi ka reaguar për herë të parë, pasi mbeti jashtë listës së Kombëtares për “Euro 2024”. Futbollisti i kombëtares kuqezi shprehet se “Gjatë rrugëtimeve, nëse gjërat i ke bërë siç duhet, fundi është i lumtur, paçka se jo gjithmonë e zgjedhim vetë mënyrën”.
Postimi i plotë i Cikalleshit…
“Fundi i një rrugëtimi!
Rrugëtimet janë të bukura, me uljet e ngritjet e veta. Gjatë rrugëtimeve nëse gjërat i ke bërë siç duhet, fundi është i lumtur, paçka se, jo gjithmonë e zgjedhim vetë mënyrën.
Ka qenë një krenari dhe emocion i papërshkueshëm përfaqësimi i fanellës së ekipit kombëtar të futbollit. Bartja e emocioneve të një kombi mbi shpinë, është sa privilegj, aq edhe një përgjegjësi, cila më ka bërë të përunjur dhe mirënjohës ndaj çdokujt dhe besoj, ndaj çdokujt që më dha kurajo për të vazhduar, e padyshim, në mënyrë të veçantë ndaj çdokujt që brohoriti për mua.
Ashtu siç, çdo fillim e ka një fund, edhe rrugëtimit tim me ekipin kombëtar të futbollit i erdhi fundi! Ndihem i lumtur për çka bëra gjatë këtij rrugëtimi, ku dhashë pa kursimin më të vogël pikën e fundit të djersës dhe shpirtin për të bërë më të mirën e mundshme.
Falënderoj Zotin për gjithçka më ka dhënë në jetë, familjen për mbështetjen, tifozët Kuq e Zi që meritojnë shumë më shumë sesa ne kemi dhënë në fushën e blertë. Lutem Zotit që shokët që do vijojnë rrugëtimin në Euro2024 të kenë sukses dhe të bëjnë një paraqitje dinjitoze,”- ka shkruar sulmuesi Sokol Cikalleshi në Instagram.
B.T (Dosja.al)
Sport
28 May 2024, 14:46
ANGLI - Premier League ka shpallur këtë të martë skuadrën ideale 2023-24, të zgjedhur përmes votimit të tifoz&...
Sport
28 May 2024, 14:17
SPANJE - Stërvitja e dytë për Real Madridin me synimin për finalen e së shtunës së ardhshme në Londë...
Sport
28 May 2024, 14:06
GJERMANI - Bayern Munich pati një sezon shumë të komplikuar dhe nuk fitoi asnjë trofe, i pari në dymbëdhjetë vjet. Përte...
Sport
28 May 2024, 12:15
SPANJE - Pasi menaxhoi ndeshjen e tij të fundit në pankinën e Barçës të dielën e kaluar, Xavi sheh aventurën e tij bre...
Sport
28 May 2024, 12:01
SPANJE - Në anën e Real Madridit, pyetje të rëndësishme po dalin në fund të sezonit. Është e qartë se ësh...
Sport
28 May 2024, 11:50
BELGJIKE - Këtë të martë, është zyrtarizuar lista e Belgjikës për “Euro 2024” e radhës nga trajneri Dom...
Sport
28 May 2024, 11:33
SPANJE - Që nga kontigjenti i lojtarëve. Carrusel Deportivo, në Cadena SER, ka bërë disa zbulime mbi këtë temë orët...
Sport
28 May 2024, 11:20
SPANJE - Afera padyshim që do të zyrtarizohet brenda pak ditësh, pas finales së Champions League mes Dortmundit dhe Real Madridit. Klubi Mer...
Sport
28 May 2024, 11:09
FRANCE - Nëse Erling Haaland shfaq rregullisht lumturinë e tij, duke luajtur për Manchester Cityn, ku ka fituar të gjitha trofetë m&eum...
Sport
28 May 2024, 10:00
BRAZIL - Endrick, një sulmues i ri 17-vjeçar, i cili do t'i bashkohet Real Madridit në korrik i tha lamtumirë skuadrës së...