LIVE UPDATES
Sport

HISTORI! Këta djem që formuan një ekip futbolli 10 vjet më parë, sot luajnë në finalen e Kupës dhe shkojnë në Evropë… (foto)

Skuadra do të luajë për herë të dytë radhazi në UEFA Conference League.

27 April 2023, 17:38 Nga DOSJA

HISTORI! Këta djem që formuan një ekip futbolli 10 vjet më

GJIBRALTAR - E themeluar në vitin 2013, në një pijetore në Gjibraltar, FC Bruno's Magpies po luajnë sot, dhjetë vjet më vonë, me trofeun në tavolinë! “The Magpies” luajnë në finalen e kupës së Gjibraltarit (Rock Cup) ndaj Lincoln Red Imps, kampionit aktual.

Historia e FC Bruno's Magpies filloi si një lojë nga disa emigrantë, që donin të luanin futboll të organizuar, por efektivisht nuk kishin se ku. Louis Perry, një anglez 18-vjeçar, kohët e fundit ishte zhvendosur në territorin britanik në Evropën Jugore. Gjyshërit e tij kishin blerë pubin Bruno's Bar dhe Perry donte të luante futboll në nivel gjysmë profesional, siç kishte bërë në Angli.

“Kishte vetëm një ligë lokale në Gjibraltar atëherë. Nëse nuk do të ishit vendas, thjesht nuk kishit ku të luanit futboll. Kishte shumë emigrantë, që donin të luanin dhe nuk mundnin”, kujton Perry, në një intervistë për RTE.

Ai "e mori demin nga brirët". Shkoi në Federatën e Futbollit të Gjibraltarit (GFA), e themeluar në vitin 1895 dhe pyeti se në çfarë kushtesh mund të krijonte një klub. Atij iu tha se duheshin 1000 £: 500 për ekipin e të rriturve, 500 për ekipin rezervë. Perry foli me gjyshërit e tij, të cilët ranë dakord të sponsorizonin skuadrën e ardhshme. "Dhe kështu u formua klubi ynë," thotë Louis, i kënaqur.

Ekipi u emërua sipas lokalit dhe grupi fillestar përbëhej nga vetë miqtë e Perryt që pinin. Trajneri i parë? Një djalë tjetër që punonte në moshën e tij në lokalin e Brunos: Mick Embleton, pa licencë dhe pa përvojë.

Embleton ishte një tifoz i vendosur i Newcastle, kështu që Magpies e FC Bruno mori ngjyrat dhe emrin e "squatters". Në fillim përzgjedhja e lojtarëve bëhej në një plazh të Spanjës, vendit fqinj, sepse në Gjibraltar ka vetëm një stadium: Arena Victoria, me 5.000 vende.

Klubi fillimisht luajti në divizionin e dytë, më të ulët në Gjibraltar. Pas disa sezonesh “të lavdishme”, në mes të renditjes, Louis Perry kishte një ide brilante: të sillte në Gjibraltar futbollistë që nuk gjenin më skuadra në Angli. Prej aty nisi ngjitja.

Që nga viti 2019, Haig Oundjian, një ish-patinator anglez dhe ish-menaxher në Watford, ka investuar në klub. Magpies e FC Bruno janë ngjitur në divizionin e parë dhe përfunduan në vendin e katërt sezonin e kaluar. 

Ky vit ishte edhe më i mirë. Paraqitja e parë në Evropë: 2-1 dhe 1-3 me Crusaders të Irlandës së Veriut në raundin e parë eliminator të Conference League. Në kampionat,  Magpies përfundoi në vendin e tretë, gjë që siguron një prani të re në kupat kontinentale dhe qershia mbi tortë është kualifikimi në finalen e kupës. 

“Sigurisht që mund ta fitojmë finalen. Kam pasur një sezon të mirë dhe ai i mëparshmi ishte gjithashtu pozitiv. Ne treguam se jemi të fortë, se jemi këtu për t'u imponuar. Ne jemi këtu për të luajtur me skuadrat më të mira dhe guxojmë të ëndërrojmë”,- tha ylli Jamie Coombes, para finales në Victoria Stadium.

Klubi është rritur, historia vazhdon, por tradita mbetet. Pas çdo loje, pavarësisht rezultatit, lojtarët dhe tifozët mblidhen në Bruno's Bar dhe pinë birrë. Sot, pijetorja i përket vetë Louis Perryt, tashmë 29 vjeç.

Jamie Coombes dhe Pibe Pereira janë lojtarët më të vlefshëm të Magpies të Brunos, me vlerë 100.000 euro secili. Trajneri i skuadrës, anglezi Nathan Rooney është 33 vjeç.

Skuadra Bruno's Magpies ka 13 të huaj gjysmë-profesionistë: 6 spanjolë, 3 anglezë dhe nga një nga Gana, Meksika, Kanadaja dhe Argjentina.

B.T (Dosja.al)


Sondazh

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë