26 June 2026, 03:34
Nga DOSJA

SHBA - Holanda ka arritur një fitore bindëse me rezultatin 3-1 përballë Tunizisë në ndeshjen e tretë dhe të fundit të fazës së grupeve.
Në sfidën tjetër deçizive të Grupit F, Japonia dhe Suedia kanë ndarë pikët pas një barazimi luftarak 1-1. “Tulipanët” renditen të parët, “Samurajt” të dytët, nordikët suedezë duhet të presin, ndërsa tunizianët i thonë lamturmirë Botërorit.
Tunizi - Holandë 1-3
Ndeshja nisi në mënyrë mjaft të pafat për Tunizinë, e cila e gjeti veten në disavantazh që në fillim pas një autogoli nga Ellyes Skhiri në minutën e 3-të. Holandezët e shfrytëzuan në maksimum këtë tronditje të kundërshtarit dhe goditën sërish pa humbur kohë; në minutën e 7-të, sulmuesi Brian Brobbey dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë një avantazh të dyfishtë dhe mjaft qetësi skuadrës së tij që në minutat e para.
Në pjesën e dytë, Tunizia tregoi shenja reagimi dhe arriti të rihapë takimin në minutën e 54-t falë një goli nga Hazem Mastouri, i cili ngushtoi shifrat në 2-1. Megjithatë, entuziazmi i tyre zgjati pak. Vetëm tetë minuta më vonë, në minutën e 62-të, Jan Paul van Hecke shënoi golin e tretë për Holandën, duke i prerë hovin Tunizisë dhe duke vulosur rezultatin përfundimtar.
Falë këtij trepikëshi, Holanda e mbyll fazën e grupeve në vendin e parë me 7 pikë të grumbulluara nga tre ndeshje. Ky rezultat u garanton atyre kualifikimin e merituar për në fazën me eliminim direkt, duke u shfaqur si një skuadër solide dhe e gatshme për sfidat e radhës në turne.
Japoni - Suedi 1-1
Ky rezultat, edhe pse i ekuilibruar, ka pasur vlera të jashtëzakonshme për “Samurajt”, të cilët falë kësaj pike të artë kanë arritur të sigurojnë kualifikimin për në fazën me eliminim direkt të këtij Botërori, duke iu bashkuar Holandës kryesuese.
Pasi pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, emocionet u rezervuan të gjitha për fraksionin e dytë të lojës. Japonia kaloi e para në avantazh në minutën e 56-të falë një finalizimi të saktë nga sulmuesi Daizen Maeda, duke ndezur shpresat për një kualifikim të qetë.
Megjithatë, reagimi i skandinavëve nuk vonoi. Vetëm gjashtë minuta më vonë, në minutën e 62-të, talenti Anthony Elanga riktheu baraspeshën duke shënuar për Suedinë dhe duke hapur sërish llogaritë.
Pavarësisht përpjekjeve nga të dyja anët në minutat e mbetura për të gjetur golin e fitores, rezultati mbeti i pandryshuar. Kjo pikë i mjaftoi Japonisë për të festuar kalimin e fazës së grupeve, ndërsa Suedia mbyll aventurën e saj në këtë kampionat botëror.
Me 4 pikë nordikët kanë shpresa të kualifikohet si të tretët më të mirë… por duhet pritur, nddeshjet në grupe ende nuk kanë përfunduar.
B.T (Dosja.al)
Sport
26 June 2026, 00:35
SHBA - Tragjedia në Venezuelë, e goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.5 të mërkurën, ka tronditur edh...
Sport
26 June 2026, 00:28
SHBA - Gjermania ra në javën e tretë të fazës së grupeve të Kupës së Botës 2026, por ruajti e...
Sport
25 June 2026, 19:24
ARGJENTINE - Sulmuesi i Galatasarayt, Mauro Icardi, thuhet se është ndaluar të largohet nga Argjentina, pas një vendimi gjykate të li...
Sport
25 June 2026, 18:55
ITALI - 29-vjeçari Bagnaia garoi për Ducati që nga viti 2019, me të cilën fitoi titullin botëror në vitet 2022 dhe 2023. ...
Sport
25 June 2026, 18:47
MAKAO - Ndryshimi u miratua të enjten gjatë një takimi të jashtëzakonshëm të përgjithshëm të organit drejtue...
Sport
25 June 2026, 18:29
SHBA - Kombëtarja e Suedisë u stërvit të mërkurën në një stadium të shkatërruar.
Gjatë punimeve pë...
Sport
25 June 2026, 18:11
SHBA - Gjermania do të zbresë sonte në fushë e relaksuar, pasi ka siguruar vendin e parë në grupin E. Në ndeshjen e fundit ...
Sport
25 June 2026, 17:37
SHBA - Kupa e Botës 2026 po përgatitet të hyjë në fazën eliminatore dhe raundi i ndeshjeve për 1/16-tat po merr formë ...
Sport
25 June 2026, 16:48
MEKSIKE - Meksika përjetoi një fund dramatik të mbrëmjes së saj pas fitores 3-0 kundër Republikës Çeke në ...
Sport
25 June 2026, 16:31
Maxence Lacroix gjatë një ndeshjeje mbrenda skuadrës të martën, një ditë pas fitores 3-0 të Francës ndaj Irakut, ...